Oficeri i policisë rrezikon jetën për të shpëtuar fshatin

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Me marrjen e sinjalit për ndihmë, forcat e Komisariatit të Policisë së Beratit janë gjendur për pak minuta në vendin e ngjarjes. Shefi i krimeve në këtë komisariat, Përparim Dyrmo, ishte njeriu që shmangu një katastrofë të vërtetë, duke larguar nga vendi i ngjarjes autobotin me 30 mijë litra gaz. Dyrmo 47- vjeçar, baba i dy fëmijëve, thotë se ishte munduar të shpëtonte vajzën 9 vjeçe që ndodhej në shtëpinë e djegur, por ishte shumë vonë. Megjithatë, ai arriti të shpëtonte shumë jetë dje, duke rrezikuar tijën.


Z.Dyrmo, si vepruat kur shkuat në vendin e ngjarjes?

Bëmë menjëherë izolimin e vendit, madje bllokuam dy akset kryesore të rrugës që kalojnë nëpër Komunën Otllak. Pastaj larguam të gjithë banorët e shtëpive pranë zjarrit dhe bashkë me zjarrfikësit nisëm punën për shuarjen e flakëve. Por kur ne shkuam aty, pati edhe një shpërthim të dytë, që ishte ndoshta një bombol gazi, nga ato që ndodheshin pranë banesës, në pikën e shitjes.


Si arritët që ta largonit autobotin me gaz?

Kur zjarri dhe tymi kishte mbuluar gjithçka, më tërhoqi vëmendjen një tub që ishte pranë autobotit, nga i cili dilte pa pushim flakë. Në çast mendova se ky zjarr mund të përfshinte krejt autobotin dhe shpërthimi i tij do të shkaktonte dëme të mëdha.

Nuk e mendova më gjatë dhe nuk kërkova ndihmën e askujt, por vrapova për te mjeti dhe pashë që çelësat ishin në makinë. Hipa lart, e ndeza makinën dhe eca fillimisht mbrapsht, për ta nxjerrë nga zona e flakëve. Pastaj, ndërsa zjarrfikësit lëshonin pa pushim ujë mbi autobot, e drejtova mjetin nga rruga dhe e nxora jashtë fshatit, në një vend ku nuk kishte më rrezik.


Përse vepruat në këtë mënyrë? Nuk menduat se mund të vriteshit?


Sigurisht që e mendova, por nuk kishte rrugë tjetër për të shpëtuar të gjithë ata që ndodheshin atje për të shuar zjarrin. Të gjithë ishin përqendruar te godina dhe forcat e zjarrëfikëseve nuk e vunë re që tubi i autobotit ishte ende me flakë. Gjithsesi në kohën e tërheqjes jam mbuluar nga zjarrfikësit, të cilët hidhnin pa pushim ujë mbi autobotin me gaz.

Gazeta Shqip
 
Bravo i qofte keta njerez na duhen
 
Hallall kjo trregon qe populli jon esht trrim i guximshem dhe liridashes si dhe ne te njejten kohe Human :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top