Ofendon qytetarin, “Ik jabanxhi se të këputa në mes!”

Përjashtohet polici, reagon Ministri Tahiri
Sjellja aspak etike gjatë ndalimit të një qytetari i ka kushtuar vendin e punës një efektivi të policisë së rrugores.
Gjithçka pasqyrohet në një video 19 sekonda që po qarkullon në portalet online.
Ngjarja zhvillohet në Durrës ku efektivi duket se ka ndaluar qytetarin me pretendimin e shkeljes së sinjalistikës.
Pasi i merr dokumentat e mjetit për verifikim, mes tyre zhvillohet një debat me një gjuhë aspak të pranueshme nga ana e policit rrugor.
Dialogu
Polici: Je në punë.
Qytetari: Jam në punë, jam inxhinier ndërtimi dhe nuk jam ndaluar asnjëherë në mënyrë të tillë, kam qenë shumë korrekt.
Polici: Po çfarë korrekti, ik se je jabanxhi, ik se të këputa në mes, do të bëj të vish këtu vërdallë. Të këputa në mes por respekto sinjalistikën rrugore atë bëj ti, jam kështu, jam ashtu..
Lajmin e përjashtimit të efektivit nga policia e shtetit e ka bërë të ditur vetë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në faqen e tij në fb.
Tahiri:“Policia qe duam, jo me te tille punonjes policie. Sjellje e patolerueshme dhe e denueshme. U informova se ndaj punonjesit te policise u mor masa e perjashtimit nga Policia e Shtetit. Faleminderit qytetarit per denoncimin dhe portalit per publikimin” shkruan Tahiri.
ora news

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Ofendon qytetarin, “Ik jabanxhi se të këputa në mes!”

Apapap paparaci tashi ska me burg per keputje mezi lol
 
Titulli: Ofendon qytetarin, “Ik jabanxhi se të këputa në mes!”

Cfare niveli idiotellikut.
Bravo Ministrit.
 
Titulli: Ofendon qytetarin, “Ik jabanxhi se të këputa në mes!”

pse sishte jabanxhi ai??...mua jabanxhi sme duket ofendim
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top