Obama: Marijuana, jo më e rrezikshme se alkooli

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
obama-airforce-one.jpg


Barack Obama ka thënë se marijuana nuk është më e rrezikshme se alkooli, por shtoi se konsumimi i saj nuk është “ide e mirë”.

Duke folur për revistën ‘The New Yorker’, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shpreh se legalizimi i marijuanës nuk duhet parë në asnjë mënyrë si një ilaç për shërimin e shumë problemeve sociale.

Kolorado dhe Uashingtoni janë dy shtetet që kanë legalizuar marijuanën kohët e fundit, ndërsa vetë presidenti ka pranuar më parë që e ka konsumuar këtë substancë kur ka qenë i ri.

“Kam pirë kur kam qenë i ri dhe e shoh si një ves të keq, po aq sa cigarja”, tha presidenti amerikan, i cili mendon se ndikimi i marijuanës mbi konsumatorin “nuk është më i rrezikshëm se ndikimi i alkoolit”.

Obama tha gjithashtu se personat e varfër në SHBA (afro-amerikanët dhe latinët) dënohen shumë më tepër për përdorimin e marijuanës sesa ata të klasës së mesme.// Top Channel
 
Titulli: Obama: Marijuana, jo më e rrezikshme se alkooli

Pjeserisht mire e ka
 
Titulli: Obama: Marijuana, jo më e rrezikshme se alkooli

E kush nuk e ka provuar ?
Per ate pun jan me te demshme cigarja dhe alkoli... PO ME KE TE FLASESH!
 
Titulli: Obama: Marijuana, jo më e rrezikshme se alkooli

Per mendimin tim e ekzagjerojne e kam tepruar me te dyjat me qindra here edhe qe gjalle jom...

Alkooli te mban me gjate tape me duket mua...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top