O kur djepi tronditet!

Besimtarja

Antarë
O kur djepi tronditet!

Tronditu o djep!

Gjak! Lot! Dhembje! Mos më qaj oj zemër e luhatur, kur sheh të pafajshmin e përgjakur! Nuk të mëshiron loti, kur derdhet gjaku. Mos më shkruaj, oj penë ngushëlluese, nënshtruese e robit të baltës!

ا’ke që ngreh zërin, mos më klith me atë gjuhë gënjeshtare. Mos m’u bë sikur shpirti prej dhembjes të është përgjakur, të mos bëhesh prej atyre që me ndëshkim të pabesisë veçmë janë përballur.

Jo pasha Allahun e Gjithëpushtetshëm, nuk mund të mashtrosh veçse vetveten!

Toka po rënkon, për zgjim po klithë! Le të ndahen njerëzit në grupe. Edhe guri është duke u zier. Edhe eshtrat e të pabesëve janë ndezur flakë. Mos fsheh ligësinë e të shfaqësh trimërinë. Bjer në tokë, e thuaji vetes ‘tradhtar’! Dëfryes e lajkatar! E nxirr prej zemre të keqin, ose thellë në tokë humb.

Le të ngrihen të gjallët! Le të çohen të vdekurit e gjallë! Zemrat le të hallakaten, mendjet të shkunden, toka të dridhet, mjegullat të nxihen; shkatërrim për shkatërrimtarë!

Mos me gjakun e derdhur po tallesh? Mos me lotin e fëmijës po qeshesh? Mos me pafajësinë po dëfrehesh? Ah, tradhtarë!

O kur djepi tronditet! Toka duke u rënduar, zemra duke u dridhur, frymëmarrjet duke u nxënë, shikimet duke u rrëkëllyer, gjaku duke u ndezur; ç’pritet! ا’pritet pas dhembjes e trishtimit, pas poshtërimit e çnderimit!

…..Tradhti! Mos foltë gjuha rrenacake, mos shkroftë pena lajkatare, mos lëviztë zemra e zezë!

O guri a përgjigjet? Kur ‘ç’pret’ i thuhet, e kujt i druhet, kur zëri shteret, e fjala humbet kuptimin! Ngjyrë e penës, ujë në tokë të vdekur! Llahtari e momentit.

O për çfarë jetohet! S’ka jetë, po vriten jetë. Zemra e vdekur ka mbet! Gjuhë memece, kur përbuzet para gjuhës që gjakun nxjerrë. Më mirë të thahej. Mendja e mbyllur, më mirë të tretej.

Dridhu o djep! Nxirre jashtë, “cung” është. Le të rrëzohet. Ku ka mend cungu? Ku ka enë gjaku? Le të përplaset për toke. Le të bindet se cung është. Të mos përkundet, të mos mendojë se po merr jetë. Njeri i pamend!

Pa shpirt! Jo, shpirt i bykosur!

اka thuhet, s’ka vlerë. Të mos shkruhet gjë. Ngrihen lapsat. اka lëvizi? Gënjeshtër. Iluzion. Mos shkroftë ngjyra. Rënkim i djepit, që përkund jetë.

Mos mbush kot faqen e bardhë. Dëgjo, le të mjaftojë. Dëgjo poshtërimin, që brenda vetes kumbon. Jo mos thuaj asnjë fjalë, hesht, e ndih rënkimin e zemrës duke vdekur.

Letra e pena janë për të dobëtit, kur i forti arrogant të nget nga pas. Mos buzëqesh, je i dobët, qaj, loto, vajto. اmendu, më mirë të mos shkruhesh i dobët, në të kaluarën e së nesërmes të shkruhesh i çmendur, jo i dobët dëfryes! Mos gënje, sepse kush beson në një Zot kurrë i dobët s’mund të jetë! Tradhtar e dëfryes po!

Kur i drejti dobësohet, e ky pra shtiret në drejtësi. Drejtësi dhëmbi për dhëmb! Drejtësi ndaj të padrejtit, ndëshkimi!

Mos më thur fjalë trimërie! Hesht. Përderisa edhe pika e shiut të trondit kur majat e flokut të prek, mos fol për lotin, kur pika e gjakut derdhet. E jo më rrëke!

Të ka pushtuar frika. Të ka pushtuar dunjaja. Të ka sunduar epshi, kundër jetës pas vdekjes. Lufta. Mos thuaj asnjërën germë. Fjalët jetën kanë humbur. Gjuha po gënjen. Pena po tradhton. Mendja po trillon. Zemra po shtiret. Asgjë, asgjë po jep.

Djepi. O djep që po përkund “cunga”! Nuk e ka ndërmend të shndërrohet në trup njeriu. Bir Ademi, adhurues i asgjësë! Djepi i jetës po tronditet. ثshtë qepur goja, klithëse e forcës!

Po shtiret, e po flet gjuha e trashur. Dënuake padrejtësinë? Jo kurrë! Po ruhet sundimi, sundues mjeran! I paaftë të veprojë, kur vepër të aftë lypset. Klithë e kërcen edhe zogu i pulës.

Kujt i druhesh, prapë?
Kujt i shtiresh, prapë?

Harrove se Zoti të krijoi, e tek Ai është kthimi i të gjithëve? Atë që do, me të do ringjallesh! Premtim i pandryshueshëm. Me atë që pajtohesh, me të dhe për të o do shpërblehesh o do ndëshkohesh.

Dita kur e vërteta shpërthen! Shpërthen duke çarë; me ujë të rrëmbyeshëm duke gëlltitë!

O s’kam fjalë! Dil prej zemre o armik! Mos më shkruaj oj penë, mos më pëshpërit oj gjuhë, mund të më jeni tradhtarë!

O Allah, më udhëzo!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top