Nxjerr vajzën nga dhoma dhe hidhet nga kati i 4-t i Sanatoriumit

Malsi

Anëtar i Nderuar
download_25.jpg

Një 64-vjeçar, që vuante nga një sëmundje e rëndë u hodh nga kati i katërt i Sanatoriumit.

Policia njofto se shtetasi me inicialet Sh.K, ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të dëmtimeve të shumta që mori nga hedhja nga lartësia dhe përplasja përtokë.

“Me datë 22.02.2016, në Spitalin e Sanatoriumit “Shefqet Ndroqi”, nga kati i katërt i spitalit, është hedhur shtetasi Sh. K., 64 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Sh. K., ka qenë i shtruar në spital pasi vuante nga një sëmundje e rëndë”-njofton policia.

Ai ka qenë në shoqërinë e së bijës në spital, por ndërsa kishte vendosur t’i jepte fund jetës ka larguar më parë vajzën, duke i kërkuar t’i kryente një porosi.

“Pak çaste para se të vetë hidhej nga lartësia, i ka kërkuar vajzës së tij t’i marrë diçka në dyqan dhe sapo ajo është larguar nga dhoma e spitalit, Sh. K. është vetë hedhur”- njofton policia.

Lapsi.al
 
Titulli: Nxjerr vajzën nga dhoma dhe hidhet nga kati i 4-t i Sanatoriumit

:( Mos dreqin,sa gjynah.

Mjere vajza per trishtimin e shpirtit te saj.
Kush e di i shkreti, si i kane pasur punet familjare.
Gjendja ekonomike eshte e tejskajshme per shume Shqiptare,e ndoshta i ka ardhur shpirti dhe ka thene me mire ti jap fund jetes.
 
Titulli: Nxjerr vajzën nga dhoma dhe hidhet nga kati i 4-t i Sanatoriumit

Paska kryer vetevrasje mizore.... kur te le mendja te le, nuk pyet se ke le pas vuatjet & pasojat.

Hajt u prehte ne paqe.
 
Titulli: Nxjerr vajzën nga dhoma dhe hidhet nga kati i 4-t i Sanatoriumit

Nje njerii qe se do veten (jeten) e tij nuk eshte i afte te doje askend tjeter,pasi vuante nga nje semundje e rende ai se ka dash me jeten,te pakten jo ne kete menyre duke vuajtur...!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top