‘Nusr_Edi’. Rritja e çmimeve

1633586439928.png

Ka nisur protesta para Kryeministrisë. Veç qytetarëve në protestë marrin pjesë edhe figura të njohura nga fusha të ndryshme.

Pjesë e protestës së mbledhur para kryeministrisë pasditen e sotme ishte edhe aktori i njohur i Portokallisë, Florjan Binaj.


Ai theksoi se në këtë bulevard duhet të ishin më shumë qytetarë.


“Kur e kemi fajin ne paguajmë ne, kur e ka fajin qeveria paguajmë prapë ne. Jemi të gjithë këtu për atë pabarazi. Kur është qeveria këtu? Jemi për të gjithë ata qytetarë që nuk kanë mundësi që të rrisin fëmijët. Bravo të gjithëve që jeni këtu. Dhe më shumë duhet të jemi. Nuk hamë të gjithë te Nusreti”, tha Binaj.

Pas fjalës së tij ai ngriti edhe një pankartë me mbishkrimin ‘Nusr-Edi jetesa’, shoqëruar me një fotomontazh ku shihej kryeministri Rama duke hedhur kripën si kuzhinieri turk Nusreti.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Noa.al
 
Çështja e rritjes së çmimeve në ?? ALB është çështje që meriton një sqarim dhe shtjellim të detajuar!
Meqenëse në Mediat (mediokre) shqiptare mungon një analizë e thellë dhe profesionale, po e marr unë guximin ta sqaroj shkurtimisht :
- Përgjithësisht, rritja e çmimeve të energjisë kohëve të fundit është një fenomen global dhe Natürlich as ALB nuk bën përjashtim!
Faktorët që e provokuan janë të shumtë por me të rëndësishmit janë 3.
- Pas një ngadalësimi të ekonomisë globale për shkak të Pandemise, me rifillimin e aktivitetit ekonomik kërkesa për energji është rritur ndjeshëm sidomos nga vendet e industrializuara me në krye China ?? e cila thith jo pak resurse energjitike nga tregu botëror dhe kryesisht nga Rusia. Mirëpo nga ana tjetër Rusia është fornitori me i madh I energjisë për Evropën Perëndimore, e cila i ka kanalizuar forniturat e saja kryesisht drejt tregut Aziatik, biles edhe për qëllime politike dhe kontrasti me ?? UE.
Është e kotë të thuhet që kërkesa e madhe për energji dhe oferta për ta bëre atë të disponueshme menjëherë krijon anomali dhe kolaps!
- Nga ana tjetër kemi edhe rregullat strikte dhe afatgjata të ?? UE, e cila është e impenjuar në reduktimin e CO2 në atmosphere, pra ligji i famshëm i vitit 2005 i njohur si ETS (Emission Trading System) i cili bazohet në logjikën e thjeshtë : "nqs ti ndot më shumë atmosferën me CO2, duhet të paguash më shumë"!
Pikërisht këto leje apo certifikata që u lëshohen Kompanive të ndryshme Evropiane për të ndotur atmospheren me CO2, po bëhen gjithnjë e më të rralla dhe çmimi I lejes së tyre ka shkuar në nivele të larta!
- Prodhimi I energjisë nga disa rezerva energjitike të disa vendeve Europiane sidomos ato të Holländes apo Norvegjise po shterojnë, dhe kjo nuk na favorizon aspak!
Kto janë faktorët më kryesore të rritjes së Energjisë në UE apo në shkallë globale!
- Përballë kësaj situate, qeveria shqiptare nuk mund të bëjë pothuajse asgjë, por megjithatë disa instrumenta në dorë të saj I ka, siç janë pershembull:
- reduktimi i konsumit të energjisë dhe harxhimeve të kota.
- menaxhimi me rigorozitet dhe profesionalizëm i burimeve energjetike shqiptare, pra Kaskadat Hidrike të Hidrocentraleve, etj etj...
- politikave të shenjestruara sociale për të mbrojtur shtresat në nevojë
- krijimi i disa aleancave rajonale për maximizimin e energjisë dhe shkëmbimit të saj apo ndihmën reciproke në raste krizë energjitike siç janë Kosova dhe Turqia etj!
Duhet te precizoj edhe diçka shumë të rëndësishme :
- Kur flasim për Energjinë, nuk mund ti referohemi kurrsesi vetëm Energjisë Elektrike!!!
Ajo (pra energjia elektrike), është vetëm 25% e energjisë që çdo ekonomi ka nevojë, sepse mos harrojmë kurrë që energjia ka të bëjë edhe me transportin apo me ngrohjen/ftohjen e popullatës!
Energjia ndahet në :
- 25% energji elektrike
- 75% energji e përdorur për Transport, Ngrohje dhe etc etc..
Ajo më pas ndahet në :
- 40% energji Fosile (Carbon)
- 40% energji e rinovuar
- 20% energji Nukleare
Sot në Evropë, pikërisht energjia elektrike është e prodhuar nga Termocentrale pra që përdorin si lëndë të parë ose Carbon ose Gaz dhe Petrol me origjinë Fosile.
Vetem disa shtete si Franca, Belgjika apo Sllovenia përdorin edhe Energji Nukleare nga Centralet e tyre Nukleare!
...................
Konkluzioni: Energjia Elektrike në nivel Global apo Rajonal rritet sepse rriten lëndët e para që nevojiten për prodhimin e saj pra Gazi Natyror, Petroli, Karboni, etj.
SHQIPËRIA ka mundësi fantastike të shfrytëzojë resurset hidrike të saj, duke anashkaluar krizën e lëndëve të para për prodhimin e energjisë elektrike që përmenda më lart!!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top