Numri i baktereve ne goje eshte me i madh sesa numri i njerzve ne toke

Kresha

A pretty face can never trick me


Vetëm një në tre pjesëmarrës në studim ka deklaruar se përdorë perin e dhëmbëve dhe ujin higjienik për shpëlarjen e gojës.

Numri i baktereve që njerëzit mund të kenë në gojë, është më i madh sesa numri i njerëzve në botë, zbulon një studim i ri amerikan, i bërë nga stomatologët.

Por, më shumë sesa numri i baktereve, brengosë fakti se disa prej tyre mendohet se shkaktojnë sëmundje kronike.

Studimi i bërë nga stomatologët, e i porositur nga prodhuesi i gojës për higjienë të gojës, “Listerine Antiseptic” nga Nju Jorku, tërheqë vërejtjen se higjiena e keqe e gojës mund të lidhet me sëmundjet kronike, sikur që është diabeti, apo edhe sëmundjet e zemrës.

Vetëm një në tre pjesëmarrës në studim ka deklaruar se përdorë perin e dhëmbëve dhe ujin higjienik për shpëlarjen e gojës, kurse më pak se gjysma e tyre kanë bërë të ditur se vizitojnë stomatologun dy herë në vit, me qëllim të preventivës së sëmundjeve, thotë stomatologu John E. Dodes.

“Pacientëve të mi u them që t’i pastrojnë dhëmbët me brushë, me pe të dhëmbëve dhe, dy herë në ditë, ta shpëlajnë gojën me tretësirë apostafat, duke mos harruar që të shkojnë rregullisht te stomatologu”, thotë Dodes.

“Bakteret në zgavrën e gojës mund të formojnë një shtresë të hollë, e cila është më vështirë që të largohet me brushë dhe pe të dhëmbëve, duke shkaktuar kështu një erë të keqe të gojës dhe probleme tjera”, përfundon Dodes. //keshilla
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top