Nuk të bën punë as Shën Pjetri po ta fusësh në listë

WhatsApp-Image-2021-03-05-at-4.14.30-PM.jpeg

Tek na tregon se ka futur në listën për deputetë Luljeta Bozon dhe Najada Çomon, Edi Rama më në fund pranon se është tërhequr nga kursi i çartur që po ndiqte deri më tani me kryeneçësi, që oferta e rilindjes për mandatin e tretë, ishte ai vetë. Asgjë më shumë, e asgjë më pak. As ide, as program, as bilanc, as njerëz. Por ai. 2 metra, me karakterin e tij. Kjo ishte alternativa.

Me gjasë, sondazhet i kanë treguar se kjo nuk mjafton. Ndaj ka nisur të afrojë emra që ai i gjykon se janë popullorë.

lg.php
Me shpresën se do të marrë prej tyre, atë çka i mungon. Kredibiliteti.


Pasi krijoi ansamblin e këngëve dhe valleve në PS me disa aktorë e vokalistë të njohur, tani po i shton listës emra të profesioneve.

Një lëvizje e dëshpëruar. E nxitur nga fakti se nuk i dalin llogaritë. Cdokush e di mirë se në qeverisje, ai as nuk do ta dëgjonte Najadën për koncensionet në shëndetësi, e as do kishte 1 minutë kohë për Luljetën kur të ndante miliardat me oligarkët.


Këto dy zonja të nderuara thjesht nuk do të ekzistonin. Janë sot aty sepse i duhen për të korigjuar imazhin e rrënuar nga keq-qeverisja 8 vjeçare. Pra për fasadë.

Po shqiptarët e kanë tashmë të qartë, e kanë parë këtë film. Në këto kushte, Edi Ramës, edhe Shën Pjetri po të pranonte të behej pjesë e listës, nuk do t’i kryente dot punë. Me gjithë forcën që ai ka te njerëzit, megjithëqë mban në duar çelësat e parajsës, shumë e vështirë do ishte të bënte ndokënd të besonte te Edi Rama. Ka konsumuar dy mandate me mashtrime elektorale. Nuk ka më kohë, nuk më vend, nuk ka më shans.


Mapo.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top