Nuk ka para për shërimin e nënës, vret gratë e pasura

Kresha

A pretty face can never trick me
Një 28 vjeçar nga Shkupi ka vrarë katër gra të moshuara pasanike për të siguruar para për shërimin e nënës së sëmurë.

Shkup - Një rast i rrallë dhe i parë vetëm në filmat e Hollivudit ka qenë historia fatkeqe e drithëruese e një të riu 28 vjeçar nga Shkupi, i cili u shndërrua në vrasës serial i grave të moshuara pasanike për shkak se nuk kishte para të mjekonte nënën e tij të sëmurë.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka deklaruar se sot ka vënë në pranga Viktor Karamarkov, 28 vjeç, autor të katër vrasjeve dhe tre tentativave me një mjet të vetëm, sëpatën, por që çuditërisht kishte lexuar Dostojevskin e kishte qenë një nxënës i shkëlqyer në shkollën e mesme.

Vrasësi ka deklaruar se shkak i vrasjeve ka qenë humbja e kontrollit pasi ka parë se gratë e moshuara të cilave u ka kërkuar para për nënën, kanë qenë të zbukuruara me stoli prej ari.

Pas çdo vrasje, 28 vjeçari shkonte dhe rrëfehej në kishën e lagjes "Gjorçe Petrov". Edhe këtë herë ai ka bërë të njëjtën gjë por ka vendosur të kryejë vetëvrasje pasi nuk ka mundur të përballë presionin psikologjik si pasojë e krimeve të kryera. /NOA/
 
Dikush ka aq shume para sa edhe te mbuloje veten me ari kurse te tjere vuajne nga semundje e varferia.Me qudit fakti,te gjitha ato para dhe i dhimbes psh te jape 10.000Euro ose 100.000 euro a me shume..
 
Ky eshte tamam si Dilema e Heinz (nga Kohlberg). Per ata qe nuk e dine Kohlberg studioi per nivelin dhe zgjvillimin e moralit tek njerezit duke krijuar kete dileme. Gruaja e Heinz vuan nga kanceri qe sherohet vetem nga nje drog qe eshte shume e shtrenjte. Farmacisti nuk ia jep se Heinz nuk ka leke. Te vjedhi Heinz per te shpetuar gruan e tij?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top