Nuk ka më vende në burgje

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Në një kohë që projektligji i Ministrisë së Drejtësisë për aministimin e personave të dënuar apo nën hetim për vepra që dënohen deri në dy vjet burg, është në pritje, mbipopullimi në burgje ka arritur nivelin e emergjencës.


MBIPOPULLIMI-13_16.jpg


Veçanerisht situata eshte renduar dy javet e fundit, ku per shkak te mungeses se vendeve ne dy paraburgime ne Tirane, shtetasit qe marrin arrest me burg nga gjykata aktualisht mbahen ne komisariate dhe Drejtorine e Policise. Drejtues te Policise se Tiranes shprehen se i kane derguar nje seri shkresash Drejtorise se Burgjeve per te zgjidhur situaten, pasi edhe ne kete ndertese nga 27 vende qe eshte kapaciteti, aktualisht ndodhen si te paraburgosur 57 persona, në një kohë që mesatarisht ne kryeqytet arrestohen mbi pese shtetas ne dite, çka sjell nje perkeqesim te metejshem te situates.

"Më shqetësuese është situata në paraburgimet në Tiranë, në institucionin në rrugën "Jordan Misja", në rrugën "Mine Peza". Nevoja për të marrë masa është emergjente, pasi është tejkaluar kapaciteti akomodues për këto institucione. Nuk ka më mundësi që këto institucione të akomodojnë individë, shtetas me liri të kufizuara", thotë Blerta Doci, përgjegjëse e Cështjeve Shoqërore në Burgje.

Por ndersa amnistia shihet si nje shprese nga burgjet, sidoqofte nuk jep nje zgjidhje perfundimtare, kjo pasi te gjitha burgjet në vend raportohet se mbajne te denuar tej kapacitetit.

"Shifrat janë shqetësuese. Bëhet fjalë për 1 mijë shtetas me liri të kufizuar që janë të akomoduar në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mbi kapacitetin akomodues të këtyre institucioneve. Situata bëhet më problematike, kur i referohemi mbipopullimit në paraburgime", thotë Doci.

Aktualisht ne paraburgimin 313 ne Tirane, ndodhen ne pritje te vendimeve gjyqesore 435 te pandehur, ne nje kohe qe aty duhet te mbahen vetem 300 persona. Ndersa ne paraburgimin 302 mbahen 235 shtetas te paraburgosur, megjithese ambienti dhe kapaciteti eshte vetem per 170. Por shqetësimit institucional kerkese per mbipopullimin kane derguar edhe vete te denuarit. Te denuarit ne burgun e Vaqarrit i kane derguar një leter- kerkese ministrit te Drejtesise, Avokatit te Popullit dhe krereve te Komisioneve te Ligjeve dhe per dijeni organizatave te te drejtave te njeriut, ku jo vetem kerkohet qe te shpejtohet amnistia per shkaqe integruese dhe rehabilituese, por edhe sepse mbipopullimi eshte problem akut sipas tyre.
/ Top Channel
 
Titulli: Nuk ka më vende në burgje

Krize per hapsira dhe ne burg , vertet jane shkeles te ligjit por sdo te thot ti lesh ne ato kushte...
 
Titulli: Nuk ka më vende në burgje

Le te fusin denimin me vdekje per vrasesit dhe perdhunuesit dhe zgjidhet ky problem.Kot I rendojne dheut kjo kategori njerezish.
 
Titulli: Nuk ka më vende në burgje

Le te fusin denimin me vdekje per vrasesit dhe perdhunuesit dhe zgjidhet ky problem.Kot I rendojne dheut kjo kategori njerezish.

Hera pare qe m`pelqen...
 
Titulli: Nuk ka më vende në burgje

Le te fusin denimin me vdekje per vrasesit dhe perdhunuesit dhe zgjidhet ky problem.Kot I rendojne dheut kjo kategori njerezish.

Po atyre qe i ha... Kush do i perdhunoj?? lol
Marla ti je e para per burg! lol
 
Titulli: Nuk ka më vende në burgje

Kshu eshte kur ju qepen mbrapa atyre qe arratisen...tjetri shkon arratiset per te miren tuaj, qe te liroj vend per te tjeret, kta si lejn rehat lol
 
Titulli: Nuk ka më vende në burgje

Na duhet nje burg i madh dhe komod. Do ti propozoja kryeministrit qe si vend ndertimi Bençen.

Mundesisht ta pajisin edhe me lidhje ne Internet qe ne forumistat te merremi me riedukimin e krimineleve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top