Rralle here perzihem ne diskutime, por meqenese jemi ne kte teme instikti dhe arsyeja me shtyjne te komentoj dhe ta shoh problemin nga nje kendveshtrim me te gjere dhe racional.
Postimi fillestar thote qe shkenca.... etj etj etj etj....
- Pyes: cila shkence?
Pyes ende: Vertet kjo shkence na e propozon kte model/sjellje shoqerore si normale dhe bashkekohore apo "trendy"?
Pyes akoma: Kjo pseudoshkence qe propozon kte lloj modeli/normaliteti si bashkevepron me shkencat e tjera shoqerore dhe sidomos te asaj te Demografise?
Me qarte:
- Sot njerezimi dhe sidomos bota Perendimore (USA+UE) po perballet me nje renie te numrit te lindjeve dhe natyrisht po vazhdoi keshtu, do te gjendemi ne nje te ardhme te afert me nje reduktim te popullsise autoktone te Perendimit.
Rrezikojme qe shtete te medha evropiane si Franca/Italia/Gjermania/ Spanja/ and others pas 20-30 vjetsh te shohin te reduktuar ne maximum numrin e popullsise se tyre.
Thone qe arsyet kryesore jane ato ekonomike, qe sot Perendimi ben (pjell) me pak femije sesa 20-30-40 vjet me pare!
Po dakord, por ka edhe nje faktor tjeter shume te rendesishem ne kte histori:
- Ndryshimi i mentalitetit te njerzve per shkak te modeleve shoqerore (te ktij lloji) qe atij i propozohen!
Sot shoqerise tone (Perendimore) i propozohen modele te ktij lloji te permendura me lart ne teme, i propozohen modele LGBT+ybqjsk.... qe eshte model shterpe, i propozohet model multietnik dhe inter racial qe trondit/prish ekuilibret autoktone dhe tradicionale te shtetformuesve te UE-se, dhe perballe krizes ekonomike qe ka mberthyer Perendimin ne 6-8 muajt e fundit, modele te tilla si ai i kesaj teme nuk na ndihmojne aspak sepse rrenjosin tek shoqeria jone teorine famekeqe te "Te kenaqurit me pak" pra:
- Sa me pak pune dhe mundim, sa me pak impenjime familjare, sa me pak relacione interpersonale qe sjellin detyrime afatgjata per lindjen dhe zhvillimin e nje familje (me femije), sa me pak kokcarje dhe detyrime ndja familes shumeantarshe (burre-grua/ 2-3 kalamaj) etj...
Jo me kot sot ciftet ndahen pa u martuar ende, ciftet ndahen sapo gjejne mundesine e nje komoditeti qe dikush tjeter u ofron, fjala "Besnikeri Bashkeshortore" tashme ka hyre ne legjendat historike sepse nuk egsiston me, shoqeria jone sot nuk e ndjen aspak te nevojshme "vazhdimesine gjenetike" dhe berjen e nje femije, biles ose ndahet nga ata (femijet) dhe jeton vetem ose me keq akoma sic e thashe nuk e ndjen fare nevojen e te pasurit femije, sepse e sheh si impenjim te madh shume ne kushtet e veshtira ekonomike te sotme por edhe sepse kto modelet e reja te shkences te sotme, nuk e perfshijne ne dizenjon e tyre per shoqerine!
Eshte shume preokupues fakti qe kesaj krize ekonomike-sociale qe ka kapluar Perendimin, shoqeria i pergjigjet pikerisht me kulturen/sjelljen e "teorise se pak-ut" (te pasurit sa me pak -impenjime/mundime familjare dhe shoqerore)
Duket sikur kam folur dhe jam zgjatur kot, por po ta veshtrosh ne brendesi problemin sic e pershkrova pak a shume me lart- veren qe shoqeria Perendimore po kalbet dhe po shembet, po vetasgjesohet, po i ve kazmen vlerave te mira qe ajo kishte krijuar pas II.W.W me 1945.
Familjet e krijuara ne periudhen e pasluftes, mbajten dhe zhvilluan peshen e progresit ekonomiko-social te pasluftes, dhe mendoj qe ky model funksionoi me se miri deri ne fillimvitet '90.
Sot askush nuk e promovon kte model (pra familjen dhe femijet) por i meshojne fort pikerisht ktyre modeleve qe tema ne fjale na propozon, pra liberta individuale pa kufij dhe pa asnje detyrim individual dhe civil ndaj shtetit, kombit dhe shoqerise ne pergjithsi.
Eshte me e lehte dhe e modes te hidhesh nga nje dege-ne- tjetren me sa me PAK impenjime sesa te ngulesh rrenje familjare dhe te projektosh te ardhmen tende familjare dhe automatikisht te shoqerise-kombit-shtetit qe i perket !
Dikur numri i martesave (qe perfshin Besnikerine Bashkeshortore) ishte shume i larte dhe biles atyre me rite religjioze kapte shifren 8 njesi per cdo 1000 banore, ndersa sot arrijme ne 3 njesi (martesa) cdo 1000 banore.
It's so sad!