Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

'Nuk jam raciste por…' - Nga Irma Kurti

_10154873573754379_4576710947022136042_n1503903836.jpg
E kisha fshirë nga mendja shprehjen e mësipërme. Me dashje. E dëgjoja aq shpesh në kanalin televiziv italian Rete 4, në programin “Dalla vostra parte”(Nga ana juaj), drejtuar nga gazetari Maurizio Belpietro që transmetohej nga e hëna deri të premten. Në objektiv fokusoheshin njerëz të zemëruar nëpër sheshe, pjesa më e madhe e të cilëve e fillonin diskutimin për flukset e emigrantëve në brigjet e Italisë me shprehjen: ”Nuk jam racist por…” Ajo që më indinjonte ishte pjesa e dytë e fjalisë që vijonte pak a shumë kështu: mjaft me emigrantët/nuk i duam më/ emigrantët vijnë këtu që t’i mbajmë ne/ata duhet të kthehen në vendin e tyre etj.

Programi përqendrohej kryesisht në krimet e kryera nga emigrantët në Itali. Më nervozonte trajtimi i njëanshëm i problemit. Kur ndodhte që të ishte i ftuar në studio ndonjë emigrant ia ndërprisnin fjalën pa e lënë të shprehte mendimin deri në fund. Reagoja dhe ngrija zërin brenda mureve të shtëpisë, por zëri im s’mbërrinte deri në veshët e protestuesve ndaj një ditë vendosa të mos e ndjek më programin e bashkë me të të mos dëgjoj as shprehjen: “Nuk jam racist/raciste por…”.

Këto radhë nuk do të shkruheshin sikur para pak kohësh të mos lexoja në shtypin shqiptar një histori që fliste për një vajzë të dashuruar me një djalë me ngjyrë në Londër dhe për faktin se familja e saj e kishte mohuar atë dhe foshnjen, frut i dashurisë së të rinjve.

Artikullin e publikuar në rrjetin social e shoqëronin komente që vidhnin vrer dhe “demaskonin” zgjedhjen e vajzës duke e etiketuar me lloj-lloj sharjesh atë dhe djaloshin me ngjyrë. Më tronditën vulgaritetet, mungesa e tolerancës dhe e emancipimit të shumë moralizuesve që merrnin përsipër të tregonin se kë është mirë të dashurosh dhe kë jo. Por ç’ka më la pa fjalë ishte fakti që plot bashkëkombas të mi i fillonin komentet me shprehjen: “Nuk jam racist/raciste por …”. Pasonin fyerjet e rënda ndaj djaloshit me ngjyrë, nga “majmun” e deri tek “lëkura që vjen erë”.

Këtë radhë shprehjen “Non sono razzista ma…” e gjeta në gjuhën shqipe: “Nuk jam racist por…”. Efekti që prodhon tek unë është i njejtë.

Ndërsa ne shqiptarët pretendojmë me të drejtë që të trajtohemi mirë dhe me dinjitet sa herë që kapërcejmë kufirin apo në të gjitha ato shtete ku punojmë e jetojmë si emigrantë, në Greqi, Itali, Gjermani, Angli etj., a nuk mendojmë se ne vetë duhet të çlirohemi së pari nga paragjykimet që kemi ndaj të tjerëve?

Kemi paragjykime ndaj vëllezërve të një gjaku, ndaj atyre që s’kanë të njejtën ngjyrë me lëkurën tonë, ndaj atyre që kanë tjetër orientim seksual, ndaj të tjerëve që kanë zgjedhur të jetojnë pa ndjekur modelin standard të të jetuarit që kemi ne në mëndje. Nëse ne vetë s’mundemi t’i flakim këto paragjykime e mbetemi peng i tyre, përse atëhere e kemi kaq lehtë të dënojmë me ashpërsinë më të madhe çdokënd që na trajton pa respekt, që na paragjykon vetëm pse jemi shqiptarë?

Një mentalitet më i hapur do të na ndihmojë të kuptojmë se çdo qënie njerëzore pavarësisht nga gjinia, raca, ngjyra e lëkurës, prejardhja kombëtare dhe sociale është unike në llojin e vet dhe si e tillë duhet respektuar.

Shprehja: “Nuk jam raciste por…” në çfarëdo gjuhe të shqiptohet është vetëm një koracë e dobët që nuk arrin dot të justifikojë pjesën e dytë të fjalisë dhe mbi të gjitha të mbrojë një njeri që është vërtetë racist.syri net
 

Attachments

  • _10154873573754379_4576710947022136042_n1503903836.jpg
    _10154873573754379_4576710947022136042_n1503903836.jpg
    58.5 KB · Shikime: 0
Jam racist por nuk e mbaj mendjen te racat e tjera
Jam racist dhe i dua shume te huajt te rrijne ne vendin e tyre
Jam racist por ndihmoj njerezit ne nevoj pavaresisht ngjyres, seksit, etj


Mos do i tingellonte me bukur kesaj apo medias dhe atyre grupeve qe duan te na bejne edhe ne liberal si buricat e perendimit :D



Italian kane te drejte mos ti duan te huajt, kane te drejte te kerkojne largimin e te huajve ashtu si cdo shtet tjeter.
 
Shqipet jane me rracist se shume vende tjera te ballkanit apo Europes nese do perballeshin me flukse emigrantesh apo kontigjente hyrjesh.
Brenda per brenda e u ra gjuha e dhemb e dhemball malok e fushor hahahahahaha.kuku medet.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back