Nuk i pëlqen trupi i saj, kërkon dublante për film

Love

βeℓℓe â๓e
Aktorja Jessica Alba është duke kërkuar dublante për disa nga pamjet e trupit të saj në filmin “Sin City 2″.

Jessica-Alba-300x225.jpg


Aktorja 31-vjeçare ka bërë disa skena striptizi si Nancy Callahan në filmin origjinal të vitit 2005, por duket se ajo nuk është shumë e kënaqur me trupin e saj tani pas lindjes së dy fëmijëve.

“Kur filluan xhirimet e filmit, ajo ishte shumë e pakënaqur për shkak se nuk ishte në gjendje të rikthente trupin e saj që e kishte kur xhiroi filmin origjinal. Prandaj, ka kërkuar nga producenti që të angazhojë një dublante për disa nga skenat e trupit. Trupi i saj është me të vërtetë i jashtëzakonshëm, por nuk është mjaft i mirë për të. Aktualisht ajo është në dietë dhe ushtron dy herë në ditë, por ende mbetet e pakënaqur. Madje ka filluar edhe të konsumojë duhan për ta ulur oreksin. Jessica ka pasur një çrregullim të të ngrënit në adoleshencë dhe kur ndodhet nën presion që të duket mirë për rolin, ajo di të kthehet te disa zakone ekstreme”, tha për revistën “Life & Style” një burim i paidentifikuar, i afërt me aktoren, cituar nga “Koha Ditore”.

Alba në këtë film do të luajë së bashku me shumë prej aktorëve nga filmi origjinal, si Mickey Rourke, Rosario Dawson, Michael Madsen dhe Clive Owen.
Burimi: kohaditore
 
Pe: Nuk i pëlqen trupi i saj, kërkon dublante për film

Keta me shume kane probleme me personalitetin se me trupin e tyre...Zot jep mend aty ku ska...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top