Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nuk duhet fallxhori, të ardhmen e parashikon mjeku

trurilifestyle.jpg

Nuk duhet fallxhori, të ardhmen e parashikon mjeku
Të gjithë fallxhorët dhe parashikuesit e tjerë të së ardhmes mund ta shohin veten shumë shpejt të papunë, pasi për të patur një parashikim të saktë do të mjaftojë që të shkosh tek mjeku.

Kërkuesit e Universitetit të Kalifornisë, në Los Anxhelos, kanë zhvilluar atë që e kanë quajtur pajisjen e “leximit të trurit”, e cila është në gjendje të lexojë historinë e shkuar, për të përcaktuar se si do të reagojë truri ynë në të ardhmen, ndaj emocioneve dhe situatave të papritura.

Pak a shumë, ajo që do të bëjë pajisja është e njëjtë me atë që bën një motor kërkimi si “Google”, i cili duke u nisur nga një fjalë kyç, nxjerr mundësitë më të shpeshta rreth kërkimit që po bëjmë.

Një studim paraprak u krye mbi një grup vullnetar duhapirësish, të cilëve iu kërkua që të përpiqeshin të hiqnin dorë nga duhanpirja. Përpara se të bënin këtë, ata panë një video rreth rreziqeve që shkakton cigarja dhe gjatë këtij procesi, truri i tyre u analizua nga një skaner.

Duke u bazuar në impulset dhe reagimet konjitive të trurit, pajisja parashikuese ishte në gjendje që të parashikonte me një saktësi të madhe se cili prej duhanpirësve do të arrinte që realisht të linte cigaren dhe cilët nuk do t’ia dilnin mbanë.

TCH
 
Pe: Nuk duhet fallxhori, të ardhmen e parashikon mjeku

Sheeee...Sa ka ec shkenca....Dmth nese do bej aksident,do ma thot mjeku ruaju se do besh aksident??...Nese do divorcohem do ma thote mjeku,pas vitit X te marteses do te te ndodhe divorci??...Aman se na kenaqen me keta gjera...
 
Pe: Nuk duhet fallxhori, të ardhmen e parashikon mjeku

Mbi kete teme mendimi im personal eshte qe deri diku edhe mund te mendojm qe te parashikojme nje sjellje.
Psh me keto te dhena mund te shofim ku jane te lokalizuara receptoret e serotonines...gje qe eshte e lidhur me vetepermbajtjen, depresionin etj etj..
Kshu qe seshte edhe aq e veshtire te parashikosh sjelljen e dikujt pasi te kesh nje fare databaze me ca te dhena. Fillon edhe formon hipoteza, kontrollon pastaj hipotezen etj etj
Prape se prapi..parashikimi gjithmone besoj se do jete dicka me shume se shansi :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back