Nuk di ku te kerkoj fajin …

fshatari

Anetar
ramadancipuri.jpg
nga Ramadan اipuri
Ndoshta ndonjëherë nuk mjafton të jesh ekspert për të kuptuar logjikën e diçkaje që nuk shkon. Shqiptarët, të majtë e të djathtë duket të jenë ndarë e në mëdyshje lidhur me çështjen tashmë shumë të përfolur të ...

... vendosjes së kufijve ujorë me Greqinë. Situata ka avancuar me një shpejtësi të tillë saqë asnjë nuk kuptoi se si u arrit në një pikë të tillë.
Bindja e atyre që janë pro ose kundër faljes së mbi 350 km2 të hapësirës ujore Greqisë fqinje, është thjesht një bindje politike, por kurrësesi nuk më duket të jetë logjike apo e kthjellët. Në këtë pikë që kemi arritur, unë dhe mbi 90 për qind e këtij populli, nuk besoj se mund të jemi racional në dhënien e një mendimi të saktë, pasi kjo me të vërtetë që kërkon ekspertë të përgatitur të kësaj fushe. Por, unë dhe i gjithë ky popull, kemi nevojë të dimë se ç’po ndodh me tërësinë territoriale të vendit tonë.

Ideja e dikujt se territoret e Republikës së Shqipërisë, vendit tim dhe të të gjithë shqiptarëve, të atyre mijëra dëshmorëve që kanë rënë për mbrojtjen e tij, po i dhurohet falas Greqisë fqinje, që kur hedh sytë drejt së shkuarës historike, përkrah këtij epiteti miqësor “fqinj” mund ti numërosh më qindra të tjerë “gjakatar”, të bën të ndihesh i irritur dhe më kërkues kundrejt ideatorëve dhe zbatuesve të kësaj marrëveshjeje.

اështja në këtë pikë besoj se i kalon caqet e mendimeve dhe bindjeve politike. اështja është madhore, cënim i integritetit kombëtar. Prandaj, edhe vetë populli duhet të jetë i qartë dhe i informuar për çdo hap që hidhet. Marrëveshja në fjalë është arritur në një kohë rekord, vetëm me disa takime midis grupeve negociatore të cilat mjaftuan që mediat helene të shpallin triumfin ndaj brigjeve iliro – shqiptare.

Unë,siç e thashë edhe më sipër, mbase nuk mund ta komentoj çështjen si të drejtë apo të gabuar, por si qytetar i këtij vendi kam nevojë për transparencën e duhur, në mënyrë që brenda meje të mos ndij as zemërim ndaj popullit grek, e as irritim ndaj politikës shqiptare. Poblemin e kufijve Greqia e ka prej dekadash edhe me Turqinë, me të cilën nuk merr guximin që edhe ta parashtrojë si çështje dite, ndërkohë që me “vullnetin” e politikës shqiptare, kjo çështje zgjidhet edhe me vetëm disa takime midis negociatorësh, në një kohë kur midis dy vendeve qëndrojnë në këmbë probleme mjaft madhore si çështja çame, ligji i luftës etj etj. Nëse Greqia pretendon për atë hapësirë detare, atëherë diplomacisë shqiptare i duhej të niste pazaret për çështjet tona kombëtare.

Pika në të cilën kemi arritur, duket të jetë e pakthim, pasi dy krerët e qeverisë shqiptare, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë të bindur në saktësinë e marrëveshjes në fjalë dhe e mbrojnë atë me fanatizëm. Duke qenë kështu, ata duket se janë të aftë të bindin edhe deputetët e rinj amatorë të politikës shqiptare, të ardhur nga sektorë të ndryshëm të administratës. Për t’u treguar unik në vendime, Sali Berisha dhe Ilir Meta do të bëjnë të pamundurën që të mos humbasin asnjë votë, në mënyrë që të ratifikojnë me 71 vota pro këtë marrëveshje.

Nga ana tjetër, mungesa e opozitës në parlament përbën një tjetër problem mbarëkombëtar për situatën që kemi arritur.

Nëse marrëveshja është e gabuar, historia duket se do të njollosë jo vetëm hartuesit e saj në mazhorancë, të cilët për një gabim apo për një tjetër mund të kenë firmosur “injorimin” e gjakut të dëshmorëve që kanë dhënë jetën për këtë vend, por edhe opozitën e cila për shkaqe banale si çështja e hapjes së kutive të votimit nuk po bën opozitën e duhur dhe aq të nevojshme në sallën e Kuvendit në një moment kritik për kombin. Kjo është një çështje madhore, është një çështje kombëtare që nuk pyet PS e PD. Nëse opozita është e sigurtë në atë që mbron, atëherë duhet të bëjë të pamundurën për ta kundërshtuar, madje madje në këtë pikë, nëse është e nevojshme, dhe nëse opozita është e sigurtë në atë mbron, le të luhen edhe një herë lojrat e pista të mëparshme që janë luajtur për zgjedhjen e presidentit apo për miratimin ligjeve të ndryshme ku deputetët janë shitur e janë blerë si plaçka pazari. Po, po, edhe pse ndoshta e frikshme dhe e turpshme edhe kur e mendon, personalisht do ta pranoja edhe nje Pazar të tillë, kur një gjë si kjo tashmë dihet se është bërë për vendime të interesave personale të klasës tonë politike. Opozita nëse e mendon me të vërtetë këtë vend, le të bëjë edhe atë që është jo e drejtë për ta mbrojtur integritetin tonë kombëtar. Por, e gjithë kjo opozitë, duhet të bëhet në sallën e Kuvendit, dhe jo nga foltoret e selisë rozë apo nga prononcimet e socialistëve nëpër kamerat e kameramanëve dhe mediave pro tyre.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top