Nonda Kajno

Bilderberg

Anëtar i ri
NONDA KAJNO
Historia e artistit, qe beri revolucion ne muzike dhe qe u kryqezua pas festivalit te 11-te, te kenges ne R.T.SH.



Nga VEPROR HASANI

Korce. Dikush e kishte ditur me pare, por lajmi se dicka do te ndodhte edhe ne qytetin e Korces, kishte marre dhene. Gjithcka thuhej nen ze. Ajo qe do te ndodhte peshperitej nga te gjithe. Ishte koha kur Festivali I 11-te I Kenges ne R.T.SH., ishte denuar nga vete Enver Hoxha. Ai festival ishte quajtur “borgjezo-revizionis t” dhe si I tille, synonte te degjeneronte rinine e fshatit dhe te qytetit, rrenimin e njeriut te ri. Me kete rast, tani kerkohej edhe kryqezimi I artisteve Korcare. Ende nuk dihej mbi ke do te binte ndeshkimi. Ndoshta si gjithmone ishte dikush qe e dinte, por lajmi I perhapur si thashethemnaje, ende nuk e kishte nje emer. Thuhej se do te behej hataja. Pritej qe shume shpejt te mblidhej Dega e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Korces. Ishin ata qe do te percaktonin se ku do te ngulej thika. Flitej qe ishin percaktuar edhe njerezit qe do te diskutonin. Ata duhet te ishin te ashper dhe te mos benin as edhe nje kompromis.Partia kerkonte denimin e njerezve qe kerkonin te sillnin kulturen dekadente borgjrzo-revizionis te. Ashtu sic kishin bere “ arrmiqte “ Todi Lubonja dhe Fadil Pacrami.. Gjithe artistet e korces, kishin nisur te perjetonin ankthin dhe tmerrin. Shpata e Dimokleut qendronte varur mbi koken e gjithesejcilit. Ajo cka pritej te ndodhte, nuk vonoi gjate. Ishte kerkuar mbledhja urgjente e Deges se Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve dega Korce....Keshtu e nis tregimin e tij te dhimbshem, Kantautori dhe Kompozitori I mirenjohur Korcar Nonda Kajno, ndersa sjell ndermend ato dite nga do te niste ndeshkimi I tij dhe do ta ndiqte per vite te tera me rradhe, deri ne rrezimin e plote te rregjimit te urryer enverjan.

Mbledhja e Deges se Lidhjes.
Te gjithe ishin te coroditur dhe te frikesuar, sepse prej kohesh kishin filluar reprezaljet ne Art e Kulture, por deri ne ate cast nuk me kish shkuar kurre ne mend, se I ndeshkuari do te isha une, vazhdon te tregoje serish Nonda Kajno. Por kur isha per te hyre ne sallen e Shtepise se Ushtarakeve, ku do te zhvillohej mbledhja, nje miku im orkestrant me tha : Nonda, me duket se do te jesh ti ai qe do te denohet. Mbaj mend se u drodha I teri. Nuk po kuptoja sepse do te isha une ai. Deri ne ate cast une nuk kasha bere asgje. Kisha krijuar dhe kenduar kenge. Isha duartrokitur nga artdashesit Korcare, por kursesi asgje me shume. Valle Partia do te dilte kunder vullnetit te publikut artdashes Korcar? Miku im kish patur te drejte. Mekatari kasha qene une. “ Mbahu”. Me tha shoku qe kasha prane.
Me te filluar mbledhja shigjetat u drejtuan mbi mua. Ne krye te tavolines, ish I deleguari I Komitetit te Partise se Rrethit, I cili drejtonte mbledhjen. Ishte e pamundur te perballeshe me ta. Gjithcka ishte e parapergatitur. Ndersa ulej njeri, ngrihej tjetri. Te gjithe me dukeshin te transformuar si ushtarake. Partia kish dhene te gjitha orjentimet e saj. Mekati im, ishte, sepse une kasha krijuar ne Estraden Profesioniste te Korces, te parin formacion orkestral te krijuar ne Shqiperi, me “ tre kitarra elektrike dhe nje bateri.” Ku njeren kitarre elektrike e luaja une dhe kendoja, kitaren tjeter e luante, kitarristi I talentuar Ylli Cekrezi, ne ate kohe gjimnazist tek Gjimnazi “Raqi Qirinxhi”, ndersa ne kitaren tjeter luante kitarristi I talentuar Vojo Memelli, orkestrant profesionist I Estrades se Korces. Ndersa ne bateri luante, bateristi, fitues I disa cmimeve ne festivale, Agim Frasheri. Ne grup kishim edhe 3 vajza simpatike, te veshura me veshje Kaubojs, veshja e modes e asaj kohe, te cilat na shoqeronin ne kompleks, ku njera nga keto vajzat ish kengetarja profesioniste e Estrades, Fatbardha Hoxha. Mbas 2 vitesh u krijua ne Tirane , nga nje grup gjimnazistesh, nje tjeter grup si I yni, ku pjesetar I ketij grupi ish edhe Aktori Vangjel Toce. Edhe ky grup me sa mbaj mend, pati fatin tone.
Une u akuzova se kasha sjelle rritmet dhe muziken e botes perendimore, sepse kisha dashur te degjeneroja rinine, se kisha qene liberal, se kasha koncepte mikroborgjeze, etj,
Nuk mbaj mend nese vazhdoja te degjoja, apo isha I turbulluar. Mbaj mend, Regjisorin e Estrades, Artistin e njohur, Thimi Filipin, I cili rrinte koke ulur. Ne ngritjen e ketij formacioni, kasha patur ndihmen direkte te Todi Lubonjes, ne ate kohe Sekretar I Komitetit te Partise se Rrethit ne Korce, qe mbulonte kulturen dhe artin ne Korce. Kjo e rrendonte me shume pozicionin tim. Ne ate kohe qe u quajt “Koha e Liberalizmit” , ashtu si edhe shume artiste te tjere, nuk kasha menduar kurre, qe ngritja e ketij formacioni, kish qene kaq gje e keqe, sa ti sillte kaq dem te madh rinise shqiptare dhe popullit Shqiptar.
Mbledhja nuk zgjati shume. U thane te gjitha ato qe ishin planifikuar te thuheshin, dhe vetem kaq. U larguan te gjithe nje e nga nje. Ndersa une do te dilja I vetem nga kjo mbledhje. Partia me kish denuar…

Pas mbledhjes…tek nena.
Ate dite qe u be mbledhja per mua, ishte edhe shfaqja e rradhes e estrades, ku une do te kendoja simbas programit me formacionin tim. U nisa per atje. Kishte filluar te binte mbremja. Kur hyra mbrapa skenes, vura re se te gjithe nisen te me shmangeshin. Gjithsecili bente sikur nuk me shihte. U ndjeva keq. Shkova tek vendi I programit te shfaqjes dhe pashe qe grupi im ish hequr nga programi. Grupi im aq I suksesshem nuk do te dilte me ne skene dhe nuk do ti digjohej me emri. Ishte nata me e trishtuar e jetes sime. Partia I kishte marre masat ne kohen e duhur.Nuk me mbetej gje tjeter vecse te nisesha ne shtepi, por me frike se mos me arestonin rruges. Nuk e di sepse ne ate cast, pata deshiren te isha prane nenes time. Jo se do ti tregoja ate qe ndodhi, por doja qe ajo te mos merrte vesh asgje, sepse nuk doja ta shqetesoja. U nisa me hap te ngadalte drejt shtepise sime. Ndihesha tejet I trishtuar. Sillja nder mend qe isha nga nje familje e vjeter dhe intelektuale Korcare, prej 5 brezash, por nuk e kisha menduar kurre qe karrjera ime e muzikes tashme do te nderpritej ne mes. Nena ime Izmini rrithte nga nje familje e vjeter Korcare. Kishte perfunduar shkollen e vashave ne Korce sebashku me kengetaren Tefta Tashko Kocon dhe ne te njejten banke me te.
Luante mrekullisht ne violine, I pelqente piktura te cilen e mesoi duke marre mesime nga piktori I madh Vangjush Mio. Por megjithate, muzika mbeti pasioni I saj deri sa vdiq. I tille kish qene edhe babai im Xhuvi. Ai kish regjistruar ne pllaka gramofoni, kenget dhe melodite e sazexhinjve te korces, sebashku me kengetaren e asaj kohe Qerimene. Tani ato regjistrime ndodhen ne arkivin e Radio Korces. Babai im ishte tregetar, por muzika zinte vendin kryesor ne shpirtin e tij. Nuk e dija se edhe keto mi kishin thene ne mbledhje. Ndihesha krejtesisht I hutuar, dhe nuk me kujtohej asgje. Ndoshta dikush kish peshperitur se Nonda rrithte nga nje familje tregetare. Te gjitha keto po me kujtoheshin ndersa ecja ngadale dhe I perhumbur drejt shtepise sime. Kur hyra ne dhome, nenen e gjeta me lot ne sy. Ajo I kish marre vesh te gjitha. Ja kishin thene para se une te mbrija ne shtepi. Babai nuk jetonte me. Ai kish vite qe ish ndare nga jeta. Po te ishte gjalle, ai do ta vuante me shume se nena.” Cfare ndodhi?”, me pyeti nena e perlotur. Nuk isha ne gjendje ti pergjigjesha. Perpiqesha te fshihja trishtimin tim dhe te tregohesha I qete, ndersa ajo lotonte dhe priste nje pergjigje nga une. E dija shume mire qe e keqja nuk kishte mbaruar. Ne mbledhje ishin thene vetem kritika, ndersa e nesermja do te sillte lajme edhe me te keqija.

E nesermja…..me e keqe.
“lajmi qe mora ish I kobshem”, kujton ato kohe kantautori Nonda Kajno. Une isha ndaluar te kendoja ne skene. Ndersa degjoja ato cka kishin vendosur, me dukej sikur me qellonin me kanxhik mbi trupin tim.Nuk e ndjeja vehten as te gjalle ,e as te vdekur. Fillimisht me derguan te punoja ne miniere. Atje per fatin tim kryeinxhinieri I minieres Z. Gjergji Gramo, ish fansi I kengeve te mija dhe me caktoi te meresha me tabelat e sigurimit teknik, por kjo nuk zgjati shume. Vigjilenca e partise edhe ne minjere ishte e madhe. Mbas nje mbledhje te jashtezakoneshme me futen te punoja ne galeri. Atje takova edhe pjanistin e Pallatit te Kultures, mikun tim Sami Bujarin, I cili edhe ai para meje, kish pasur fatin tim. Ndeshkim nga partia. Mbas disa muajsh u semura. Mjeket me ndihmuan duke me dhene nje raport. Me kete raport me cuan nga miniera ne bujqesi, ne fermen e korces. Edhe ne ferme Partia me ndiqte pas. Qe diten e pare me futen ne brigaden e kanaleve, ku duhet te beja disa metra kub germime qe te realizoja normen. Qe diten e pare mu hapen plage ne duart. Ato duar qe luanin aq bukur ne kitare, tani do te beheshin plage nga bishti I kazmes dhe I lopates. Mbaj mend qe nena me lot ne sy dhe duke mallkuar mi mjekonte duart dhe mi lidhte me fasho. Drejtori I fermes kish dhene urdher qe mos me linin te largohesha pa bere normen. Njerezit qe me shihnin duke punuar , I peshperisnin njeri tjetrit. “ E sheh ate? Eshte I denuar nga partia, Desh te na degjeneronte rinine, por partia….Kishte edhe nga ata qe thoshin dicka tjeter.” E denuan sepse eshte kengetar dhe kompozitor I talentuar”. Dhe fshehtazi me shihnin me admirim. Ne raste te tilla me dukej sikur merja fryme lirisht, sikur ringjallesha. Kalova mjaft kohe te veshtira .Ka pasur shume raste, kur nuk ish prezent brigadieri, punetoret qe punonin me mua, nga qe u vinte keq qe une mundohesha dhe nuk e beja dot normen, vinin e me ndihmonin. Mbaj mend qe ne shtepi hyja I raskapitur. Nena me priste gjithe ankth dhe me pyeste. “ Po sot te thane gje?.” Asgje” ja ktheja merja kitaren per te hequr stresin. Kompozoja per vehten time, duke mos e ditur qe disa nga ato kenge te kompozuara ne ato vite te veshtira do te beheshin “hite”ne kohen e sotme. Nena qe sillej prane meje, qendronte e heshtur, por une e kuptoja qe ajo lotonte per fatin tim te keq. Nje brenge e madhe me mblidhej ne shpirt. Ne ate kohe nuk isha me I madh se 27 vjec. Mbas nje kohe te gjate ne ferme, me nderhyrrjet e miqve te mij artiste, fillova pune tek ndermarrja e material ndertimit tek fabrika e tullave ne Korce si disenjator I ndermarrjes, ku meresha edhe me grupin artistik te ndermarrjes. Por….edhe ketu nuk zgjati shume “Biografia”. Me vone, me nderhyrrjet e miqve te mij, dhe sidomos te ish drejtorit te TEC-it te asaj kohe, adhuruesit te kengeve te mija Z. Gaqo Blushit, si dhe te vellait te tij,shkrimtarit te mirenjohur Kico Blushit, une fillova pune si disenjator ne Ndermarrjen e Grumbullimit ne Korce. Mbas pak kohesh, mua me dhane drejtimin e grupit artistik te Ndermarrjes. Kjo ndermarrje ish shume e madhe, dhe per fatin tim, drejtuesit e saj ishin shume te dhene pas grupit artistik. Por ne kete ndermarrje nuk punonin vajza te reja. Atehere une fillova te mblidhja vajza te reja talente nga ndermarrjet e tjera dhe shkollat ne qytetin e Korces. Gjithashtu, miqte e mij ne Tirane , me lidhen me Regjisorin e Estrades se Ushtarit, I cili mori edhe drejtimin e Estrades se Grumbullimit ne Korce, ku pervec skenarit dhe regjise, ai luante edhe vete si aktor. Keshtu grupi artistik I Estrades se Grumbullimit, arriti te behej njeri nga gruprt me te mira ne Korce. Suksesi I ketij grupi ish aq I madh, sa ne shfaqjet e tij, biletat shiteshin pa dale fare ne sportel. Ne konkurime zinte gjithmone vende nderi.

Lida
Vazhdoja te punoja ne Ndermarrjen e Grumbullimit si Disenjator dhe si drejtues I Aktiviteteve Kulturore Artistike. Mbas vitit 1980, nuk me kujtohet me saktesi, me grupin artistik kishim nisur punen per tu paraqitur ne Olimpiaden Artistike per konkurim. Ishin ditet e fundit qe grupi yne do konkuronte. Drejtuesit e Ndermarrjes, si dhe pjesetaret e grupit artistik sebashku me regjisorin, kembengulen qe kete numer te kendoja edh une ne skene me rastin e konkurimit. Une bisedova ne vecanti me drejtuesit e Ndermarrjes dhe me regjisorin, te cileve ja u kujtova se cfare me kish ndodhur vite me pare, por ata me thane se do ta mbanin ata pergjegjesine. Keshtu une pergatita per te kenduar 2 kenge. Ardhi dita e shfaqjes.. Salla ish mbushur plot. Isha gjithe emocion, separi se si do te me priste publiku mbas disa vitesh pa dale ne skene, dhe se si do te reagonte “Partia”.Filloi shfaqja, dhe kur me ardhi rradha mua, sa permendi spikerja emrin tim, e gjithe salla shpertheu ne duartrokitje. Kendova kengen qe kisha ne program dhe mbas mbarimit te kenges, e gjithe salla shpertheu perseri duke thirur “ Lida, Lida… “.Lida ishte kenga me e dashur dhe me e sukseseshmja e rinise ne kohen kur une kendoja me grupin “Modern”. Pershendeta dhe desha te dilja nga skena, per tu a lene rradhen te tjereve, por duartrokitjet dhe thirrjet Lida, Lida, vazhdonin. Dola nga skena. Prezantuesja doli qe te prezantonte skecin qe kish rradhen mbas meje, por nuk degjohej asgje vec thirrjeve “ Bis ‘ “ dhe “ Lida, Lida “.Pjesetaret e grupit me theshin “ dil kendoje “. Une kasha frike sepse per ato kenge une vuajta kaq vite me radhe. Ish drejtori I Teatrit I asaj kohe Nidha Shkodrani, ma bente me shenje nga ana tjeter e skenes qe te mos dilja. Me hyri nje frike e llahtareshme. Me dukej qe do vinin pelicet te me arrestonin. Ne salle u be zhurme e madhe. Te rinjte mendonin se nuk me linin te kendoja. Shfaqja u prish. U mbyll perdja. Gjate gjithe rruges per ne shtepi veshet me gumzhinin “ Lida, Lida “. Kisha nje perzjerje midis triumfit dhe frikes.
Me te mberitur ne shtepi, nena me pyeti “ E bir si dole “.Ja tregova gjithecka qe me kish ndodhur. Ate dite pashe qe ajo lotoi para syve te mij. Bir….” Mos te te arestojne “ me tha.

Nena pati fatin te me shihte kur rihipa ne skene.
Vetem mbas viteve 90 trgon kantautori dhe kompozitori Nonda Kajno, nisa ta ndjej vehten te lire. Ne dhjetor te vitit 1991, kur sapo kishin filluar edhe levizjet demokratike, dhashe Koncertin e pare Recital tek TeatrI Anton Zako Cajupi. Per 6 net me radhe spektatori nuk pati te sosur. Ne vitin 1994, dhashe Koncertin e dyte Recital, tek Pishinat e Qytetit, ku pata te ftuar edhe humoristet Koco Divole dhe Met Bega. Me pas dhashe koncertin e trete recital, ku te ftuar ishin kengetari Aleksander Gjoka, Grupi “Ritfolk”,( Grup me te cilin kam bashkepunuar per nje kohe te gjate ), kengetari Dashnor Diko,” Miss Albania “ Monika Zguro etj. Morra pjese ne dy Festivale te R.T.SH.-se, si edhe ne dy Festivale “ Kenget e stines “.Ne 3 nga keto Festivale kam marre cmime si me Grupin “ Ritfolk “, me kengetaren Mira Bregu, kengetaren Ermira Kola, me te cilen kam punuar disa vite me radhe. Kurse me kengen “ Lerme te te puth “ , kam marre cmim ne “ Fest Serenata “.si “Kompozimi me I mire I Festivalit “. Tani kam bashkepunime me mjaft kengetare te mirenjohur si brenda edhe jashte vendit.Ne nentor te vitit 2007 , kam marre pjese ne Torino te Italise ne nje konkurim ku mernin pjese 56 kengetare Europiane. Ne kete konkurim kam zene vendin e 8- te, me kengen ruse “ Padmaskovni vjecera “ etj. Po ne Torino te Italise, ne nje Festival tradicional Rinor, zura vendin e pare, ku kenga ime, morri cmime ne te gjitha komponentet e saj. Por jo vetem kaq vazhdon me tej kantautori Nonda Kajno, por qe prej 5 muajve, kenget e tija, po konkurojne ne internet, tek Programi “ ILIKE “, me kenget HITE te Kengetareve me te medhenj, si Madonna, Celine Dion, Britney Spears, Mariah Carey, Elsa Lila, Ardit Gjebrea, e Anjeza Shahini.
Qe prej 7 vitesh Nonda drejton “ Agjencine e Spektakleve “ Korca “. Por te gjitha keto tani pak rrendesi kane – thote Kantautori. Tani nena ime nuk ron me, por pati fatin te me shikonte perseri tek u ringjita ne skene. Mbaj mend – thote Kantautori, kur dola per here te pare mbas kaq vitesh, ne skenen e Teaerit A.Z. Cajupi ne Korce, ajo ishte shume e lumtur.

Suksesi I grupit tone, u imitua vite me vone, nga grupi
I disa te rinjve gjimnaziste ne Tirane
Jo pa nostalgji tregon Nonda “ per grupin ritmik me tri kitara dhe nje bateri,” te cilin e shoqeronin edhe 3 vajza te bukura, I cili korri nje sukses te paimagjinushem . Kishim nisur, vazhdon me tej Nonda, ta krahasonim vehten me Grupet Perendimore edhe pse nje gje te tille nuk e thoshim me ze te larte. Na pelqenin mjaft Kengetaret Italiane si Modunjo, Celentano, Mina, Milva, Toto Kotunjo etj. Si dhe grupet Amerikane te asaj kohe si Bitellsat, Rollingstonsat etj. Grupi yne, dita dites behej me I suksesshem, me I famshem, jo vetem ne Korce, por ne te gjithe Shqiperine, Kudo kishim sukses te madh. Kudo duartrokitje Ishte hera e pare qe ne Shqiperi doli nje grup I permasave perendimore, Altoparlantet gjate shfsqjes gjemonin. Gjithmone salla mbushej plot e perplot. Ne ate kohe kompozoja vazhdimisht kenge te reja per rinine. Nga ky formacion mbeti I befasuar edhe Regjisori I madh Piro Mani, I cili kish ardhur ne Korce per te vene ne skene Komedine “ Nata e 12-te. Kur pa koncertin tone, si dhe duartrokitjet ne salle, mendoi qe muziken e komedise ta realizonte me orkestren tone, por nuk u realizua dot. Per fat te keq edhe Komedia e cila u realizua aq bukur nga aktoret korcare, nuk pati fatin te dilte ne skene. E ndaloi komisioni I Komitetit te Partise. Nje merite te madhe ne funksionimin dhe suksesin e grupit tone pati edhe pranija e Todi Lubonjes ne Korce. Ai e rizgjoi Korcen. Korcen tone qe jo me kot e kane quajtur “Paris I Vogel“. Por…sic u pa me vone, kjo nisme e tij, dhe e shume artisteve te tjere, ka qene e parakoheshme. Enver Hoxha kish frike nga Artistet. Mbas disa vitesh, u ngrit edhe nje grup tjeter si I yni nga nje grup maturantesh, I cili morri emrin “ Matura 72 “. Ky grup nuk e pati jeten e gjate sepse ne vitin 1973 filluan reprezaljet. Pikerisht ne ate kohe mbi ne do te shkarkoheshin te gjitha rrufete. Uakuzuam si interpretues te muzikes borgjezo revizioniste etj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top