Nju Jork, Rama takon Papandreun: Zgjidhni krizën

redi-

Anëtar i Respektuar
NJU JORK- Gjatë përpjekjes së nisur dje, për të ndarë me përfaqësues të lartë të Internacionales Socialiste shqetësimet për situatën politike në Shqipëri. Kryetari i PS ashtu sic kishte paralajmëruar, ka pasur takime edhe me drejtues të delegacioneve të tjera të pranishme në këtë aktivitet.

Mbrëmjen e sotme kryesocialisti është takuar me kryeministrin grek Jorgos Papandreu. Tema kryesore e diskutimit është përqendruar tek kriza politike shqiptare, të cilën lideri i PASOK e ka parë si pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE. Lajmi konfirmohet nga burime pranë selisë rozë

Papandreu i ka përcjellë Ramës mesazhin e qartë se, “kjo krizë duhet zgjidhur sa më parë”.
Kryetari socialist Edi Rama, shoqërohet në këtë takim nga sekretarja ndërkombëtare e PS-së, Arta Dade e deputeti Taulant Balla, ndërsa ka deklaruar se opozita nuk do të tërhiqet nga kërkesa e saj për transparencën e zgjedhjeve të 2009-ës.
(m.a/BalkanWeb)
 
Titulli: Nju Jork, Rama takon Papandreun: Zgjidhni krizën

keta jane gallate se shkojne deri ne new york te takohen se athina apo tirana nuk ju pelqen
 
Titulli: Nju Jork, Rama takon Papandreun: Zgjidhni krizën

S'kane faj politikanet tane te kujtdo ngjyre qofshin se i mbushin xhepat e tyre plot e shetisin Boten ,mjere populli i thjeshte qe po beri nje udhetim brenda Shqiperise e jo jashte duhet ta beje hesap mire se mbetet pa paguar drite,uje e telefon sepse cmimet jane ne stratosfere...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top