Gjarperesha
Anëtar i Respektuar
-
- Anëtarësuar më
- Jul 28, 2008
-
- Mesazhe
- 3,871
-
- Reagimet e mara
- 131
Njohje të reja për Kosovën më 2009
Republika e اekisë, kryesuese e ardhshme e presidencës së Bashkimit Evropian, pret që vitin e ardhshëm edhe vendet e tjera do ta njohin Kosovën.
E premte, 05 Dhjetor 2008 13:04
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Aleksandr Vondra, tha të premten në Pragë, se pret që vitin e ardhshëm Kosovën do ta njohin edhe disa vende anëtare të BE-së, që deri më tash këtë nuk e kanë njohur.
"ثshtë e vërtetë se disa vende të BE-së ende nuk e kanë pranuar Kosovën, por numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën, gradualisht po rritet. Padyshim, gjatë vitit të ardhshëm, atyre do t'u bashkohen edhe vende të tjera, përfshirë edhe shtetet anëtare të BE-së", tha Vondra.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Javier Solana, pasdite në Pragë, takohet me të dërguarin e posaçëm të BE-së në Kosovë, Pieter Feith. Raportohet se takimi është i mbyllur për media.
Solana gjendet në Pragë, ku po realizon takime me zyrtarët më të lartë të اekisë. Ky vend, prej 1 janarit e kryeson presidencën e radhës së BE-së dhe për prioritet ka paraqitur përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. /Radio Evropa e Lirë/