Aren
Anëtar i Respektuar
Të shoqëruar nga mësuesja e tyre dhe forcat e policisë, fëmijë të ngujuar folën me anë të vizatimeve. Mësuese Liljana: Duhet ndërhyrë sa më shpejt të jetë e mundur. Ka prej atyre që nuk kanë kacidhen për bukën e gojës dhe të tjerë që nuk kanë batanije për t’u mbuluar natën
“Ka fëmijë që si në kohën e Migjenit flenë në një dhomë me lopën, ka fëmijë që duan të shkojnë në shkollë, por nuk munden. Ka fëmijë që kanë dalë për të shkuar në shkollë dhe nuk janë kthyer më. Duhet patjetër ta parandalojmë këtë fenomen. Më mirë të hapim një shkollë, së të hapim dyert e burgut.” Më këto fjalë na fut në bisedë zonja Liljana. Ajo është mësuese jo si të tjerat. Përveç orarit zyrtar ku jep mësim në shkollën “Pashko Vasa” në Shkodër, fundjavave, klasa e saj bëhen fëmijët e ngujuar në rrethin e Shkodrës. Dita a djeshme me diell, e ka sjell atë dhe 12 fëmijë nga qarku i qytetit verior në Institucionin e Avokatit të Popullit. Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, edhe pse në situata “tragjike”, ata kanë udhëtuar në një rrugë që nuk i ndodh asnjëherë ta bëjnë vetë. Ne e shkëputëm për pak zonjën Liljana dhe folëm me të për situatën, fëmijët dhe kushtet në të cilat ata jetojnë.
Zonja Liljana, juve jeni nga njerëzit e afërt të këtyre fëmijëve. Si është pamja që shikoni ju së brendshmi?
ثshtë e dhimbshme. Do të doja t’u qëndroja pranë në rrethana të tjera. Por nga ana tjetër me vjen mirë që jam pranë tyre dhe i ndihmoj sado pak në mungesë të lirisë që kanë. Problemet që i shoqërojnë këta fëmijë janë të paimagjinueshme. Nëse nuk shihen nga afër është tepër e vështirë t’i kuptosh se me çfarë frike dhe tmerri jetojnë. I gjithë problemi është i familjes dhe i fëmijëve në veçanti.
Ju bisedoni me ta dhe dini më shumë për ta, si është gjendja e tyre psikologjike?
I shihni vetë, pohuese të gjithë janë përlotur sot. ثshtë një vajzë këtu pranë meje nga një fshat i Shkodrës që familja e saj është në pesë gjaqe. ثshtë jetime. Vajza është tetët vjeç, jeton me nënën, me motrat dhe me vëllezërit, në një banesë me ta mbajnë edhe një lopë. Ata jetojnë së bashku me lopën dhe nuk kanë asnjë të ardhur. Jetojnë me shumë vështirësi, si kjo familje ka edhe shumë të tjera.
Sipas jush, a ka zgjidhje për këta fëmijë dhe situatën në të cilën ndodhen?
Patjetër që ka zgjidhje. Me dëshirën e mirë i gjen rrugët e zgjidhjes. Duhet forcimi i shtetit ligjor. Puna serioze për edukimin dhe arsimimin e këtyre fëmijëve që nesër pasnesër të rrisim njerëz të edukuar. Duhet të ndërhyjnë politikat e shëndosha dhe politikat e dobëta... sociale. Duhet të ndërhyjnë sepse këta janë në një varfëri të tejskajshme. Duhet ndërhyrë sa më shpejt të jetë e mundur. Ka prej atyre që nuk kanë një kacidhe për bukën e gojës, ka prej atyre që nuk kanë batanije që të mbulohen natën. Unë që shkoj derë më derë i shoh nga afër vuajtjet e tyre.
Si është e ardhmja e tyre?
E ardhmja e tyre shihet dita ditës. Rreziku është i madh. Pak ditë më parë kemi dëgjuar të gjithë për djalin e vogël që vrau tri vetë në Shkodër. Të gjithë shoqërinë dhe të gjithëve ne duhet të na vrasë ndërgjegjja për atë djalë, sepse nuk kemi punuar aq sa duhet. Ai ishte në vit të parë në gjimnaz, u rrit jetim, pa nënë, pa baba. Nëse do të kishte punuar shteti dhe shoqëria me të, ai do të ishte në shkollë, në bankat e gjimnazit si fëmijët e tjerë. Ai sa më shumë rritej aq më tepër i shtohej urrejtja. Për mua janë viktima të dy palët, si ata që presin të vrasin dhe ata që vriten.
Këtu janë vetëm një pjesë e vogël e fëmijëve të ngujuar, apo jo?
Absolutisht. Janë një pjesë shumë e vogël. Problemi më i madh është se me rritjen e moshës, rritet dhe urrejtja, inati dhe kjo na çon konflikt pas konflikti.
A ka statistika?
Statistika krejtësisht të plota nuk ka. Një familje pajtohet dhe tre apo katër raste gjakmarrjeje të tjera shtohen. Vërtet mund të arrihet një pajtim po bien shumë të tjerë në gjak sërish. Duhet vepruar në mënyrë ligjore, jo me fjalë dhe me konferenca.
Zonja Liljana, ju shohim këtu pranë fëmijëve dhe dimë që jeni mësuesja e tyre personale. اfarë ju shtyn ta bëni këtë punë?
Unë në plot kuptimin e fjalës jam mësuese prej 35 vjetësh, jam nënë dhe jam bij Dukagjini, për të tre këta komponentë së bashku e bëj këtë punë. Dua t’i shërbej komunitetit tim. Këta fëmijë duan vëmendje me seriozitet të plot.
Fëmijët janë nga zona të ndryshme të Shkodrës. Si shkoni deri tek ata?
Lëviz me mjete të ndryshme, me furgon, që bëjnë linjat e fshatrave. Përdor dhe varkën deri në Mazrek. Lëviz edhe në këmbë në Currajn e Epërm, e Dukagjin. Aktualisht janë rreth 30 fëmijë në fshatrat Mazrek, Grudë, Vrakë e Curraj i Epërm. Shkoj shtëpi më shtëpi për të dhënë mësim. اdo ditë e më shumë kuptoj që plagët e këtij fenomeni po bëhen shumë të thella. Ka 20-vjeçarë që nuk dinë të lexojnë, pasi kanë15 vjet që rrinë ngujuar. Rriten me frikë dhe urrejtje.
A respektohet Kanuni ashtu siç duhet në Shkodër dhe rrethinat e saj?
Referimi te Kanuni është i pashmangshëm në këto marrëdhënie. Kanuni duhet parë si diçka pozitive në drejtim të besës dhe të burrërisë. Sipas tij, nuk të vret kush pas shpine. Njëherë m’u desh të shkoja në një zonë të thellë malore, mora djalin me vete. Ndërsa ecja me këmbë për të shkuar te një banesë me fëmijë të ngujuar, një banor më tregon një kullë të bardhë që ndodhej para nesh dhe më thotë se aty jetojnë ato që janë në hasmëri me familjen ku po shkon. Instinktivisht eca para djalit tim dhe e mbulova me trup...
Shekulli