Njeriu yne ne Sarajeve

alfonci

Veri investigatio
I ri, i pasur, shumegjuhesh, me shume kontakte e miq. Dhe ca armiq. Rindertimi i portretit te nje eminence gri qe qeveria e djathte e ka shume per zemer.

Fabian Morava

Sipas zhargonit te filmave te verdhe, ai hyn ne rangun e atyre te pakteve qe quhen "njerez te talentuar". Nje 33 vjecar qe ka 50 milione euro pasuri, duket se ka punuar per ta merituar kete epitet. Dikush tjeter, pasi ka lexuar malin e artikujve me akuza ne shtypin boshnjak, serb e se fundi shqiptar, do ta hiqte menjane fjalen tashme te rendomte "sekser" per te futur ne pune termat e serive amerikane te "Kumbarit": Damir Fazllic figuron "Konsiliere", keshilltar e ndermjetes i marreveshjeve te medha e te vogla, por gjithmone te fshehta mes paleve te fuqishme, i gatshem per te nuhatur eren e parase dhe per te terhequr pjesen e vet, ne pritje te gjahut te rradhes. Duke lene pas shume pak dokumente, ne mos fare.

Megjithate, duhej ndalimi i tij nga policia boshnjake te premten e 3 tetorit 2008 ne Sarajeve, qe emri i Fazllicit te shnderrohej per shtypin e Tiranes nga nje personazh misterioz, nje nder te shumtat figura gri qe notojne mes kriminalitetit, aferave te erreta financiare dhe politikes se Ballkanit; ne kryefjale te akuzave qe shohin te perfshire me te, qeverine shqiptare te kryeministrit Berisha dhe personalisht, familjen e tij dhe ministrin Lulezim Basha. Ky i fundit, nje tjeter personazh qe, duke nenvizuar ngritjen meteorike nga hici, fare mire mund te konsiderohet nga kundershtaret si nje tjeter "njeri i talentuar" ne variantin shqiptar.

Para ndalimit te tij, per daljen ne siperfaqe te emrit te Damir Fazllicit krediti i shkon gazetarit dhe botuesit Mero Baze, nje ish mik i ngushte i kreut te Partise Demokratike Sali Berisha deri ca kohe pas zgjedhjeve fitimtare te 3 korrikut 2005, sot nje kundershtar i ashper i tij. Ne komentet dhe editorialet e tij te muajve te fundit, here pas here ngrinte krye emri Fazllic. Por kush eshte 33 vjecari me syze qe ne pamje te pare ngjan me nje nepunes administrate?

Damir Fazllic me baba boshnjak dhe nene serbe, ka si ditelindje 26 shtatorin 1975 dhe vendlindje Foca-n, prane Vishegradit. Ende adoleshent, familja e tij vendoset ne Londer ne fillim te viteve 90-te, ku pervecse arsimohet, sipas "Slobodna Bosna-s" ai krijon lidhje me agjentin e sherbimeve sekrete Xhorxh Barsbi, i cili shpejt do te emerohej ne ambasaden britanike ne Beograd. Gjasat jane qe merita e ketyre lidhjeve t'i shkoje shefit te sherbimit sekret jugosllav e me pas serb UDB (Uprava Drzhavne Bezbednosti) ne vitet 1991-1998, Jovica Stanicic, kusheri me nenen e Damirit, Jovanken. Kjo e fundit madje ka punuar para emigrimit edhe si sekretare e njeriut te forte te Milloshevicit te denuar nga Haga, i cili pervec forcave paraushtarake, kontrollonte edhe kontrabanden e cigareve.

Kontaktet angleze ishin te frytshme dhe nder sukseset e para te te riut Fazllic mund te konsiderohet angazhimi i tij si perkthyes ne vitin 2001, ne procesin e privatizimit te telekomit serb, ku (sipas BBC News) banka britanike NatWest operoi si ndermjetese me kryenegociator ish ministrin Dagllas Herd dhe per kete fitoi nje pagese sherbimi prej 10 milione paundesh. Ndoshta kjo ka qene nder eksperiencat e para te Fazllicit, ku ai ka qene deshmitar sesi mund te fitosh vetem duke ndermjetesuar dhe bere kompromise me palet, cilatdo qofshin ato. Sigurisht ndermjetesimi eshte pune e ligjshme kur zbaton rregullat dhe ligjet, por kete profesion nuk mund ta beje kushdo. Nevojiten lidhje, njohje e kontakte te forta, si dhe aftesi negociuese. Keto te dytat, Fazllic i kishte vete, ndersa per rrjetin e kontakteve nga botet e cdo shtrese, shumekujt i shkon ne mendje te qenit e tij i aferm i ish shefit te UDB-se, nje prej sherbimeve me te forta sekrete ne Ballkan.

Duke pasur parasysh pohimet e prokurorise boshnjake dhe analogjine e veprimeve te tij ne Shqiperi, skema e Fazllicit mbetet gjeniale ne thjeshtesine e saj: Themelo kompani fantazme konsulence dhe transfero permes tyre, parate e fituara nga ndermjetesimet e cdo lloji: Per privatizime, ndertime ne infrastrukture rrugore, energjetike, lobingje politike e deri ne trafik armesh.

Prokurori kantonal i Sarajeves, Branko Shlivar, ka konfirmuar per te perditshmen e Banja Lukes "Nezavisne Novine", se po zhvillohen dy hetime kunder Fazllicit si pronar i kompanive "AC European Finance" dhe "Capital Investment Menagement Corporation", firma fiktive keto qe jane perdorur per mashtrime financiare. Nga hetimet ka dale se Damir Fazllic ne emer te "European Finance" me seli ne lagjen Vishnjik te Sarajeves (njeheresh banesa e tij), ka marre nga Enti Federal per Punesim qe ne vitin 1999, 25.000 marka boshnjake (rreth 13 mije euro) si ndihme konsulence per ndertimin e hotelit "Rogner" ne Sarajeve. Hoteli nuk u ndertua asnjehere. Ne rastin tjeter, Fazllic, ne cilesine e perfaqesuesit te kompanise amerikane "Capital Investment Menagment Corporation", kishte marre 250.000 dollare amerikane nga Fabrika e Duhanit ne Sarajeve per sherbime konsulente ne pergatitjen e tenderit per shitje te kesaj fabrike. Kjo pagese eshte kryer dy here, por sherbimet e porositura nuk jane kryer asnjehere e as qe eshte lidhur kontrate. Fabrika e Duhanit qe ne vitin 2002 ka parashtruar padi per kthimin e gjysme milione dollareve. Ne kuader te ketij hetimi, prokuroria e Sarajeves verifikoi edhe lidhjet e Damirit me Hrvoje Petrac, biznesmen kroat i denuar per pengmarrje, i dyshuar per lidhje me te akuzuarin e Hages, Ante Gotovina. Petrac dhe Fazllic kane formuar nje firme te perbashket "Sarajevo P&F Trade", e cila pas disa muajsh ekzistence ishte shuar.

Por nese ceshtje si te mesipermet mund te perkufizohen si krime ekonomike, dyshimet mbi aktivitetet e Fazllicit shkojne tek lidhjet me figura te krimit ne Ballkan. Gazetat boshnjake "Dani" dhe "Slobodna Bosna" ne vitin 2003 njoftonin marrjen ne pyetje te Fazllicit dhe ish ministrit te Mbrojtjes Hasan Cengic, nen dyshimin se ata kishin mbrojtur e strehuar vrasesin e kryeministrit serb Zoran Xhinxhic, komandantin ushtarak te kohes se luftes Milorad Ulemek, pseudonimi Legija (Legjionari). Kishte rezultuar se ne telefonin e Damirit ekzistonin thirrje me Legijen, ashtu sikurse figuronte i regjistruar edhe numri i Xhinxhicit. Pas vrasjes se kryeministrit, Legija ndiqte ceremonine e varrimit nga Sarajeva e sigurte. Kete nder Fazllic ja kishte borxh Legijes, i cili e kishte marre ne mbrojtje kur Damiri kercenohej seriozisht nga bosi i cigareve ne Ballkan, Stanko Subotic. Ky i fundit ishte nervozuar kur Fazllic tentoi t'i prishte pune ne privatizimin e nje kompanie serbe te duhanit.

Po ne vitin 2003 shefi i policise sekrete te Bosnjes, Almir Dzhuvo, ne nje raport konfidencial qe me pas u botua ne mediat boshnjake, pretendonte se Fazllic kishte lidhje te fuqishme me klanin e Zemunit, grupi i fuqishem kriminalo-biznesmeno-ushtarak qe prosperonte me trafiqe te cdo lloji nen Milloshevicin. Kater vite me pas ai nuk kishte asnje konflikt me serbet. Nje takim pune me biznesmenin serb Vojin Lazarevic, me shefin e policise sekrete dhe personazhe te tjere, hapi perspektiva te reja per fitime me armet dhe investimet ne energjitike. Ishte koha kur, sic ka pohuar ish keshilltari i kryeministrit serb Xhinxhic, Vladimir Popovic, serbo-boshnjaku "i talentuar" nisi te prezantohej neper rrethet e mafies serbe te cigareve si i aferm i kryeministrit te ri Boris Tadic.

Nderkaq, ne vitin 2005 erdhi koha e zgjerimit te gjeografise se aktivitetit te Damir Fazllicit. Ne janar te ketij viti, kryetari i opozites Berisha shpalli krijimin e Komitetit te Orientimit te Politikave, KOP, si nje institucion keshillimor prane PD-se. Koordinator i KOP-it u caktua juristi Lulzim Basha i sapokthyer nga Prishtina, ku bashke me te bijen e Berishes punonte per UNMIK-un. Shume shpejt, ne prag te dates simbolike te 22 marsit, demokratet njoftuan bashkepunimin me kompanine konsulente amerikane Barbour, Grifith & Rogers, BG&R, per organizimin dhe menaxhimin e fushates se ardhshme elektorale. Ne gazeten "Tema", Mero Baze kujton se kontrata ishte nenshkruar ne janar ne Uashington, dy jave pas themelimit te KOP-it, dhe firmosesit ishin Sali Berisha dhe Lanny Grifith, drejtori ekzekutiv i BG&R-se. Pikerisht aty ndodhi edhe takimi mes Damir Fazllicit dhe Berishes. Sipas Bazes, "Shpresoj ta kem takuar ne te njejten dite per here te pare me Sali Berishen, nese ky i fundit nuk eshte shtirur ne ate takim te pare ne Uashington, ne janar te vitit 2005. Kompania amerikane BG&R e kishte ate te kontraktuar si specialist per Ballkanin dhe ai do te bente pjese ne ekipin qe do te ndihmonte fushaten elektorale te PD. Pasi u lidh kontrata dhe u vendos qe BG&R do te ishte krah PD, Fazllic kerkoi qe te kishte nje person kontakti ne Tirane. KOP sa ishte formuar, kishte gjithsej dy jave. Lulezim Basha ishte nje emer qe e njihnin shume pak. Ndersa une e kisha ne maje te gjuhes emrin e tij per t'ia dhene si person kontakti, Fazllic e shqiptoi gati njesoj me mua. - Ai me duhet, - tha".

Por si e kishte gjetur BG&R serbo-boshnjakun Damir? Ne sajtin zyrtar te kompanise amerikane, mes krereve te saj figuron edhe emri i qytetarit italian Ivo Ilic Gabara, nje lobist, ish gazetar dhe njeri kontaktesh me pervoje 20 vjecare, qe ka mbuluar operacionet e BG&R ne Europen Juglindore dhe qe ne vitet 1997-1999 punonte ne Sarajeve, si shefi i zyres se shtypit te Misionit te Komisionit Europian per Ballkanin. Nuk eshte cudi qe nder njohjet e Fazllicit ishte edhe Ilic Gabara, ndersa BG&R qe kishte organizuar nderkaq edhe fushata te tjera te suksesshme ne Kroaci, Maqedoni etj, e mirepriti fushaten shqiptare. Ne vitin 2008 Ilic Gabara themeloi ne Londer nje filial te pavarur te BG&R-se. Nese besojme gazetarin Baze, mister mbetet njohja e meparshme e Bashes me Fazllicin, por ja qe Ballkani qenka vertet i vogel, kurse Sarajeva me Prishtinen shume afer.

Pas fitores elektorale, BG&R u largua nga Shqiperia, por jo interesi i Fazllicit, qe sapo ishte ndezur. Me kredenciale shqiptare, ky i fundit kontaktoi me qeverine e Kosoves, per t'i ofruar lobingun e firmes amerikane pro pavaresise. Presidenti i semure Rugova nuk e mori miratimin e UNMIK-ut per pagesen zyrtare per BG&R, por as pranonte variantin e pageses nen dore, sic propozoi Fazllic. Per t'i bere presion Prishtines, serbo-boshnjaku shkoi ne Beograd ku firmosi nje marreveshje joformale me zv.kryeministrin serb, sipas te ciles BG&R ofrohej per lobing nderkombetar pro kerkesave serbe per Kosoven! Cmimi i serbeve ishte dyfish fitimprures per BG&R dhe Fazllicin dhe ne fakt marreveshja u realizua, megjithe percarjen qe kjo afere solli edhe brenda vete kompanise konsulente.

Por edhe pse kjo afere goditi jo thjesht imazhin e PD-se, por dhe Shqiperise perballe elementit amerikan, qofte ky dhe privat, Damiri u ofrua per ta kompensuar demin. Ai punoi me kontaktet e veta per te sjelle ne Tirane ish sekretarin e Brendshem Tom Ridge. Lobisti i vogel u nderua para Berishes, duke sjelle lobistin e madh nga pertej Atlantikut me nje pagese zyrtare prej 500 mije dollaresh. Gjithsesi, aferat e verteta me shkelje te verifikueshme ligjore u zhvilluan brenda vendit. Bashkepunimi i Fazllicit me Bashen, tashme drejtues i ministrise se pasur te Transporteve e Telekomunikacioneve, eshte evident. Themelimi brenda dy diteve (19 dhe 20 shtator 2005) i tre kompanive fantazme ne Tirane nga Fazllic, kishte per administrator kunatin e vetem te ministrit Basha, 30 e pak vjecarin Erjon Isufi. "Virtu Acquisitions", "SRF Developments" dhe "Crown Acquisitions" nuk figurojne te kene kryer asnje aktivitet konsulence tregtare apo ne fushen e pasurive te patundshme, e megjithate ne qershor 2007 "Crown Acquisitions" pa asnje aset te regjistruar, iu shit kompanise qipriote "Altaria Research LTD" per 1.7 milione euro. Perfaqesuese ligjore e "Altarias" ishte avokatja shqiptare Flutura Kola, bashkeshortja e dejtorit te akuzuar te rrugeve Andi Toma dhe partnere e Argita Malltezi-Berishes ne studion legale "Malltezi&Kola" te themeluar ne tetor 2005. (Me pas studioja u nda me dysh dhe ne te njejtat mjedise punonin firmat "Kola&Associates" dhe "Malltezi&Associates"). Megjithe shitjen, firma "Crown Acquisitions" figuron ende prone e Fazllicit, ndersa parate e fituara nuk jane taksuar nga tatimet shqiptare. Nga ana e saj "Altaria" e Qipros, ishulli qe shquhet si parajse e transaksioneve financiare te erreta dhe llogarive bankare te pakontrollueshme, eshte nje kompani qe figuron me 1200 aksione, perfaqesohet vetem nga dy gra qe kane 6 aksione secila dhe qe sipas pihimit te vete atij, eshte serish prone e...Damirit. Pra ai thjesht futi para nga Qiproja ne Shqiperi. Per cfare i mori keto para te vetat Damir Fazllic, duke i nxjerre nga njeri xhep per t'i futur tek tjetri? Pse pikerisht nga Qipro?

Ne numrin e saj te 9 tetorit 2008, "Gazeta Shqiptare" vuri re nje perkim shume kureshtar datash dhe shumash qe lidhen me ceshtjen e trafikut te municioneve Diveroli-Delijorgji e rrjedhimisht, me Gerdecin. Ne muajin maj 2007, drejtori i kompanise shteterore ushtarake MEICO, Ylli Pinari, firmosi kontraten me AEY-ne e Efraim Diverolit per shitjen e 100 milione cope fishekeve me cmimin e 40 dollareve per njemije cope. Nga kjo shume, 18 dollare ne cmim i fitonte kompania (tjeter fantazme) seksere EVDIN me seli ne Qipro, ose ne total 1.7 milione euro. Kjo eshte pikerisht shuma me te cilen ne qershor 2007, rreth nje muaj pas firmosjes se kontrates se fishekeve te denoncuar nga i ndjeri Kosta Trebicka, kompania e fjetur e Fazllicit "Crown Acquisitions" e regjistruar ne Shqiperi, u ble nga kompania tjeter e Fazzllicit me seli ne Qipro, "Altaria Research Limited". Por edhe pse logjika e ftohte i lidh copezat e puzzle-it nje e nga nje, kjo lidhje mbetet nje hipoteze sepse Damir Fazllic mohon gjithcka. Kete beri ai edhe te enjten e kaluar, kur pas nje udhetimi rrufe drejt Tiranes nga Londra, dha nje interviste per Blendi Fevziun ne emisionin "Opinion". Ku sqaroi se nuk kishte asnje lidhje me te arrestuarin, ish komandantin boshnjak te batalionit "Muxhahedin", Naser Oric. Nuk ishte as ne nje tryeze me te, por thjesht ishte marre nga policia si deshmitar dhe pastaj ishte lene i lire. Me shume sesa prononcimi, shumicen e mediave dhe opoziten i cuditi hezitimi i prokurorise shqiptare per te vepruar ndaj Fazllicit, kur atij i eshte verifikuar te pakten nje shkelje: Ka levizur para pa paguar takse. Gjithsesi, levizja ne drejtim te njeriut misterioz te Sarajeves (ku ai keto pese vitet e fundit ka ndenjur vetem dhjete dite), ka nisur pas largimit te tij me hapjen e hetimeve kryesisht nga prokuroria. Duke pritur ndoshta, qe punen e saj ta vazhdojne gazetaret. Si fjala vjen, mediat serbe qe akuzojne se pas "Almerias" qipriote, ne fakt fshihen njerezit e Marko Milloshevicit, djalit te kasapit te Ballkanit.



Ky jam une

Shpalosja e botekuptimit dhe menyres se funksionimit te tij ne emisionin e Blendi Fevziut, u dha shqiptareve kete figure te 33 vjecarit Damir Fazllic: Ai erdhi ne Tirane ne fund te vitit 2004 si biznesmen dhe e pa se qeveria Nano nuk kishte krijuar hapesira per biznes. U merzit shume, por ndodhi qe u takua me kryetarin e opozites Sali Berisha, me ndihmen e nje kroati a shqiptari qe atij nuk i kujtohej, dhe u mrekullua nga vizioni i tij per ndryshimin e Shqiperise. Shume shpejt u be mik me te, dhe si republikan i thekur e njeri qe i pelqen politika, vendosi te ofroje keshilla per opoziten qe pergatitej per garen elektorale: Ju duhet nje qeveri e vogel, me hapesira per sipermarrjen private etj. Nuk kishte asnje prapamendim se ne kembim te ketij sherbimi, nese PD vinte ne pushtet ai do te kishte perfitime. Jo, atij i mjaftonte qe qeveria e PD do te permiresonte klimen e biznesit dhe ai do te punonte me gezim ne Shqiperine e re. U njoh me te gjithe anetaret e KOP-it dhe lidhi miqesi te sinqerte me Lulezim Bashen, nje djale i ri i talentuar, me te ardhme te shkelqyer. Kompanite i regjistroi me ndihmen ligjore te Argita Malltezit, menjehere pas konfirmimit te qeverise se re demokrate ne vjeshten e vitit 2005, dhe perzgjodhi si administrator nje tjeter djale te talentuar dhe me te ardhme, Erjon Isufin, kunatin e ministrit Basha. Ai lidhi miqesi edhe me familjaret e kryeministrit, dhe ndjente kenaqesi ne shoqerine e ketyre te rinjve si ai, duke kembyer ide e biseduar per te ardhmen e Ballkanit.

Por megjithese pejsazhi Rinas-Tirane ishte ndryshuar radikalisht per mire, megjithese qeveria Berisha e kishte ringjallur vendin e rrenuar nga korrupsioni dhe kishte hapur perspektiva te medha per biznesin e huaj, deri ne tetorin e vitit 2008 kompanite e Damir Fazllicit ne Tirane te drejtuara nga brilanti Erion Isufi, nuk kishin fituar asnje cent nga parate publike. Perkundrazi, Damiri kishte shpenzuar, se pati blere ca asete te fjetura te cilave ende nuk u ishte rritur vlera per t'i zhvilluar apo per t'i shitur. Ai nuk kishte asnje marredhenie me kompanite serbe qe i shisnin qeverise shqiptare dhjetera milione euro energji. Ai nuk kishte fituar asnje lek nga marredhenia me BG&R, drejtuesit e te ciles i kishte miq te vjeter; Fazllic thjesht synonte mbrothtesine e Shqiperise. Nuk kishte marre asgje ne kembim te miqesise me Tom Ridge, ish sekretarin amerikan qe e solli ne Tirane per te ndihmuar me lobing vendin e vogel ballkanik. Megjithese natyra e kompanive te tij regjistron pikerisht konsulencen, ndermjetesimet dhe marredheniet publike, gjate tre viteve qeverisjeje miqesore demokrate Damir Fazllic nuk ka fituar gje prej gjeje. Edhe pse ne kete periudhe, parate e biznesit serb kane zbarkuar rendshem ne Tirane. E aq me teper, ai nuk njeh asnje emer trafikanti, kontrabandisti a krimineli ne ish Jugosllavi. Te gjitha mediat serbe e boshnjake qe e kane perlyer emrin e tij, jane blere nga konkurrentet e biznesit. Por te cilit biznes, kur ai s'ka bere asgje?

Me pergjigjet e tij para Fevziut, kjo ishte figura qe Damir Fazllic zgjodhi t'i paraqese opinionit publik shqiptar. A t'i besojme?

Klan
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top