“Njëri thumbit-tjetri patkoit”

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Në kohën kur shqiptarët në Maqedoni përballen me një politikë të dhunës nga më brutalet BDI-ja flet për mungesë faktesh dhe funksionim të shkëlqyeshëm të koalicionit qeveritar. Madje edhe në rast të dhunës kundër popullit shqiptar ata janë të përcaktuar të qëndrojnë në pushtet për të mbrojtur votën e popullit (!). Vota e popullit perceptohet prej tyre si votë për të ruajtur privilegjet e veta e jo si obligim për të realizuar dhe mbrojtur interesat e popullit!
Nga ana tjetër, PDSH-ja, e cila deri para gjashtë muajsh ishte shërbyese e zellshme në politikën antishqiptare, nga pozitat e opozitës ngrehën akuza publike për gjenocid.
Që të përcillet mesazhi i plotë që synon ky shkrim dhe të shihet tërësisht pasoja e heshtjes apo definimit dhe adresimit të gabuar të problemeve do të detyrohem të bëj një sqarim të nocioneve “gjenocid” “krimet kundër njerëzimit” dhe “diskriminim racial”


Gjenocidi, krimet kundër njerëzimit dhe torturat

Krimet e Luftës së Dytë Botërore shtrënguan komunitetin ndërkombëtarë që të precizojë, përmes normave të të drejtës ndërkombëtare, sanksionet kundër shteteve që dhunojnë ligjet dhe zakonet e luftës, që kryejnë krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.
Konventat e Gjenevës të vitit 1948 dhe 1949, do të normativizojnë aktet e dhunës dhe kontekstet e konflikteve në të cilat komuniteti ndërkombëtarë duhet të reagojë për të sanksionuar përgjegjësit e krimeve.
Sipas nenit 2 të Konventës së Gjenevës për parandalimin dhe dënimin e gjenocidit (1948) “aktet që kanë për qëllim shkatërrimin e tërësishëm apo të pjesërishëm të një grupi nacional, etnik, racial apo fetar” kualifikohen si akte gjenocidale: a) vrasja e pjesëtarëve të një grupi, b) cenim i rëndë i integritetit fizik dhe mental të anëtarëve të grupit, c) nënshtrimi i qëllimshëm i grupit në kushte ekzistenciale që do të provokonte shkatërrimin fizik të tërësishëm apo të pjesshëm të grupit, d) transferimi i fëmijëve të një grupi te grupi tjetër.
Shkurt, vetëm aktet e dhunës që kanë për qëllim eliminimin fizik të tërësishëm apo të pjesërishëm të grupeve të caktuara shoqërore kualifikohen si gjenocid.
Ky kualifikim restriktiv dhe preciz bëri që politika e spastrimit etnik të mos kualifikohet si politikë gjenocidale në hapësirat e ish-Jugosllavisë por të kufizohet në aktet e dhunës që nuk kanë për qëllim dëbimin e popullsisë por vetëm asgjësimin fizik të saj.
Megjithatë, aktet e dhunës me qëllim të spastrimit etnik hyjnë në konventën e Gjenevës për Krime kundër njerëzimit.
Aplikimi i dispozitave të të drejtës ndërkombëtare humanitare, të normativizuara në Konventat e Gjenevës të vitit 1948 dhe 1949, varet vetëm nga ekzistimi i një konflikti të armatosur.
Nga momenti kur kemi një konflikt të armatosur (konflikt të jashtëm të një shteti me një shtet tjetër apo konflikt të brendshëm ku shteti përdor forcat e armatosura kundër një grupi të caktuar të nënshtetasve të vet) Këshilli i Sigurimit të OKB-së, në përputhje me Kapitullin e VII të Kartës së OKB-së krijon një tribunal të veçantë për të hulumtuar krimet eventuale të sanksionuara në Konventat e Gjenevës.
Sa i përket konflikteve të armatosura të brendshme, e drejta ndërkombëtare humanitare imponon si kusht që situata të jetë më e rëndë se sa trazirat e brendshme apo akte të izoluara dhe sporadike të dhunës. Protokolli i Dytë shtesë i Konventës së Gjenevës i 12 gushtit 1949 precizon se “konflikti duhet të zhvillohet në një pjesë të madhe të territorit, në mes forcave të armatosura të shtetit dhe forcave të armatosura disidente apo të grupeve të armatosura të organizuara, të udhëhequra nga një trup komandues, që ushtron në një pjesë të territorit një kontroll të tillë që i mundëson të bëjë operacione ushtarake të vazhdueshme dhe të koncentruara” ( Shih Protokolli i Dytë shtesë i Konventës së Gjenevës i 12 gushtit 1949, Titra I, Neni 1, paragrafi 1 dhe 2).
Mbi këtë bazë të të drejtës ndërkombëtare u krijuan Tribunalet për të hulumtuar krimet në Ruanda dhe në territorin e Ish- Jugosllavisë.
Statuti i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për Ish- Jugosllavinë jep detaje për natyrën e aksioneve që gjatë konfliktit të armatosur kualifikohen krim kundër njerëzimit.
Në neni 5 të statutit të këtij tribunali precizohet se do të ndiqen të gjithë personat të supozuar si përgjegjës për a) vrasjet, b) zhdukjet, c) skllavërimin, ç) dëbimet, d) burgosjet, dh) torturat, e) dhunimet, ë) persekutimet për motive politike, raciale ose fetare dhe f) akte tjera të trajtimit çnjerëzor.

Dhuna ndaj shqiptarëve në Maqedoni dhe Konventat ndërkombëtare


Lufta e vitit 2001 për nga përmasat e implikimit të forcave të armatosura dhe shrirja e saj hynte në kuadër të Konventave ndërkombëtare ku mund të bëheshin hulumtime lidhur me krimet e luftës.
Pas përfundimit të luftës së vitit 2001 vetëm operacionet e “Stuhisë Malore” kishin disa nga kriteret për ta vlerësuar situatën si krim kundër njerëzimit:
gjatë këtij operacioni u përdorën forcat e armatosura të shtetit maqedonas;
në Brodec u vranë shqiptarë të pafajshëm,
u burgosën shqiptarë të pafajshëm;
u torturuan shqiptarë të pafajshëm;
u persekutuan për motive etnike e fetare shqiptarë të pafajshëm;
u poshtëruan shqiptarë të pafajshëm;
u shkatërruan prona të shqiptarëve.

Megjithatë, për shkak të faktit se konflikti i armatosur ishte i karakterit të kufizuar territorial dhe nuk pati shtrirje të gjerë si në hapësirë ashtu edhe në kohë do të ishte shenjë e mosnjohjes së funksionimit të institucioneve ndërkombëtare sikur të akuzonim Maqedoninë për krime kundër njerëzimit.
Në kohën kur PDSH-ja, si bashkëpjesëmarrëse në masakrën e Brodecit, përmes Ministrave e Zëvendësministrave të vet në Qeverinë e Maqedonisë, dhe përmes deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë përpiqej më zëshëm se përfaqësuesit e VMRO-së të arsyetojë krimin, Bashkimi Demokratik Shqiptar sensibilizoi institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, kompetente në luftë kundër krimit dhe torturave. (një numër raportesh të BE-së dhe të organizmave tjerë dënuan këtë dhunë dhe u fashit “entuziazmi” i përshtypjes së parë se lufta kundër krimit u realizua me sukses).
Por, sensibilizimi i institucioneve ndërkombëtare nuk dha rezultatet e dëshirueshme që do të shkonin në interes të ndërprerjes së politikës antishqiptare. Shkaku kryesor i rezultateve të pamjaftueshme qëndron në faktin se nuk ekziston një konsensus ndërmjet forcave politike shqiptare as edhe kur bëhen krime kundër shqiptarëve: njëra i bien thumbit e tjetra patkoit!
Në kohën kur Bashkimi Demokratik Shqiptar u drejtohet institucioneve dhe organizatave të veçanta që janë kompetente me Konventa specifike për të trajtuar rastet e dhunës që shteti Maqedonas aplikon kundër shqiptarëve në Maqedoni;
Në kohën kur Bashkimi Demokratik Shqiptar u drejtohet institucioneve dhe organizatave të veçanta që janë kompetente me Konventa specifike për të trajtuar rastet e diskriminimit racial që shteti Maqedonas aplikon kundër shqiptarëve në Maqedoni BDI-ja flet për mungesë faktesh dhe funksionim të shkëlqyeshëm të koalicionit qeveritar ndërsa PDSH-ja ngrenë akuza publike për gjenocid. Përsëri “Njëri thumbit - Tjetri patkoit.
Heshtja dhe ngritja e akuzave për gjenocid jo vetëm që nxjerrin në shesh injorancën e forcave politike shqiptare për bazën normative mbi të cilën funksionojnë institucionet ndërkombëtare por i bëjnë shërbimin më të madh politikës antishqiptare që është ngulitur thellë në natyrën e institucioneve shtetërore të Maqedonisë.
Dhuna e fundit kundër shqiptarëve të komunave të Likovës, Kumanovës, Haraçinës, Hasanbegut, اairit dhe vendbanimeve tjera kërkon një zë unik të forcave politike shqiptare dhe adresim i saktë te institucionet ndërkombëtare kompetente për këto forma të dhunës;
Arrestime e tanishme dhe kërkesa për lirimin e tyre kërkon një zë unik edhe për rishikim e të gjitha proceseve të montuara në mandatet paraprake dhe lirimin e mijëra njerëzve që mbahen padrejtësisht nëpër burgjet maqedonase;
Konventa kundër torturës dhe trajtimeve mizore, çnjerëzore dhe degraduese, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 10 dhjetor 1984, e cila hyri në fuqi më 27 qershor 1987, përbën bazën mbi të cilën mund të mbështeten denoncimet tona për keqtrajtimet dhe terrorin që ushtron aparati represiv kundër shqiptarëve.
Mbështetur në këtë konventë ndërkombëtare që dënon dhunën dhe torturat për të detyruar të paraburgosurit që të pranojnë veprat të cilat nuk i kanë kryer mund të kërkojmë rishqyrtimin e të gjitha lëndëve gjyqësore të proceseve të montuara mbi bazën e urrejtjes etnike e fetare në Maqedoni ;
Format e diskriminimit që Maqedonia aplikon kundër shqiptarëve janë forma të diskriminimit racial që dënohen me konventat ndërkombëtare. Rikujtojmë lexuesit se shprehja diskriminim racial, në të gjitha Konventat ndërkombëtare, nënkupton çdo dallim, përjashtim, kufizim, ose preferenca që bazohet në racën, ngjyrën, prejardhjen ose origjinën kombëtare e etnike, gjuhën apo fenë, e që ka për qëllim apo për efekt të shkatërrojë¸ ose të komprometojë njohjen, gëzimin ose ushtrimin, në kushte barazie, të të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut në fushën politike, ekonomike, shoqërore, kulturore dhe në çdo fushë tjetër të jetës publike.
Mbi këtë bazë mund të denoncohet miratimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve më 25 korrik 2008, nga i cili përfitojnë ekskluzivisht nënat maqedonase ndërsa nënat shqiptarët mbeten si zakonisht, qytetare të rendit të dytë e fëmijët shqiptarë nënkuptohen si të padëshirueshëm në këtë shtet!
Ky ligj është në kundërshtim të plotë me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, me Kartën Evropiane të drejtave fundamentale, me Konventën ndërkombëtare të drejtave të fëmijëve dhe me të gjitha Konventat ndërkombëtare për eliminimin e formave të diskriminimit racial.
Duke u mbështetur në Konventën për Luftën Kundër Diskriminimit në Fushën e Arsimit, mund të denoncojmë praktikën e dyfishtë të Qeverisë maqedonase ku shihet haptazi angazhimi i saj për kompjuterizimit e shkollave ku mësojnë nxënësit maqedonas, ndërsa kushtet e infrastrukturës në të cilat mësojnë nxënësit e përkatësisë etnike shqiptare janë të mjerueshme; zvogëlimet buxhetore për Universitetin e vetëm publik shqiptarë për më shumë se 40% në krahasim me vitin e kaluar dhe rritjen e buxhetit për universitetet ku nuk ka shqiptarë ; nëse e përpjesëtojmë buxhetin për numër studentësh shihet qartë se për çdo studentë të universitetit ku mësojnë studentët maqedonas ndahen mbi 500 % më shumë mjete financiare se për universitetin e vetëm shtetëror për shqiptarët.
Mbi këtë bazë mund të denoncohet politika e investimeve të miliarda euro në vendbanimet ekskluzivisht maqedonase dhe lënia në varfëri të plotë të vendbanimeve shqiptare;
Mbi këtë bazë mund të denoncohet politika e diskriminimit racial në shpërndarjen e subvencioneve për bujqësi, në ndarjen e ndihmave humanitare dhe tërësia e praktikave antishqiptare që institucionet shtetërore të Maqedonisë aplikojnë në vazhdimësi.
ثshtë moment i fundit që të ndalet logjika e partive politike shqiptare « Njëri thumbit -Tjetri patkoit » si parakusht që me një zë unik të ndalim logjikën antishqiptare të institucioneve shtetërore të Maqedonisë. Në të kundërtën, pasojat bien mbi popullin e pafajshëm !


Shkruar nga Mehmet BISLIMI
Saturday, 27 December 2008
 
Titulli: “Njëri thumbit-tjetri patkoit”

Mos te kemi iluzionin se ato do te dhurohen.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top