Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Një xhaketë e prerë për ty

Në gardërobën e secilës prej nesh gjendet të paktën një xhaketë. Por me siguri që nuk gabojmë nëse themi se numri i tyre mund ta kalojë edhe pesën.

Xhaketë e hollë për stinën e verës, për mes-stine, për darkë, një xhaketë e drejtë, një casual, një sportive, një... zgjidh këshillat tona për të gjetur të duhurën që bën për ty...

Një xhaketë për çdo trup

اdo grua do të donte një xhaketë që i nxjerr në pah siluetën dhe e bën të duket më e hollë. Por e rëndësishme është që të bësh kujdes me përmasat. Kur zgjedh një, merr gjithë kohën e nevojshme për të vendosur. Sepse xhaketa, ashtu si edhe palltoja, reflekton personalitetin dhe stilin tënd. ثshtë e para gjë që njerëzit shohin tek ty dhe që kujtojnë më shumë.


Nëse je e shkurtër

Shmang xhaketat shumë të gjata (do të dukeshe më e shëndoshë). Syno më mirë ato të shkurtrat, sidomos nëse je e imët. Je pak e kolme? Zgjidh një me gjatësi deri në mes të vitheve dhe të prerë në bel. Në këtë mënyrë do të dukesh më e dobët dhe vështrimi i të tjerëve do të ndalet tek beli yt shumë femëror.



Nëse je e gjatë

Duhet të gjesh një xhaketë në proporcion me gjatësinë tënde. Mëngët duhet të jenë të gjata. Mund të zgjedhësh edhe materiale me dizajn plot fantazi. Ose për shembull mund të zgjedhësh një model me brez dhe me mëngë të gjera e të gufuara, në mënyrë që të shmangësh një stil paksa të ashpër.


Nëse je e kolme

Shmang xhaketat me kuadrate dhe ato me prerje perandorake. Do të dukeshe edhe më e shëndoshë. Më shumë se sa një xhaketë të gjerë, zgjidh një të drejtë. Xhaketat e gjera janë pak më të guximshme.



Ngjyra

Të gjitha kemi një ngjyrë që na shkon më shumë se të tjerat. Për shembull, nëse ke lëkurë të zeshkët, nuancat e jeshiles dhe të verdhës do të të shkonin për shtat. Nëse ke lëkurë të çelur, duhet t’i shmangësh këto tone, sepse rrezikojnë të shuajnë ngjyrën tënde të lëkurës.


Këshilla stili

Në mbrëmje. Xhaketa vishet nga maji në tetor. Në mbrëmje vish një pas trupit për një stil chic, por edhe për t’u ndier komode. Mund t’i japësh look-ut tënd nuanca glamour duke lidhur një shall përreth qafës, një detaj shumë trendy. Nëse dëshiron ta lidhësh mbi një fustan, zgjidh një xhaketë të shkurtër ose në gjatësi mesatare.

Gjatë ditës. Për në zyrë ose thjesht për një shëtitje, xhaketa është shumë praktike. Nëse dëshiron një stil casual, lëre të hapur dhe vish një bluzë glamour poshtë. Nëse e vesh me xhinse ose pantallona të ngushta, xhaketa duhet të jetë e shkurtër, maksimumi deri sipër vitheve. Për në punë zgjidh një xhaketë me prerje të drejtë, por jo shumë të gjatë. Kujdesu që të jetë me ngjyrë, në mënyrë që të mos duket shumë mashkullore. Por nëse e preferon të gjerë, kujdes që të mos jetë shumë e shkurtër, ama në këtë rast mund t’ia lejosh vetes çdo ngjyrë.


Revista Jeta
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back