Një udhëtim në botën shpirtërore të arvanitasve

Зngjεll

___________
NJث UDHثTIM Nث BOTثN SHPIRTثRORE Tث ARVANITASVE
Shkruan: PILO ZYBA

Nuk e di në mund të quhen të mjaftueshme 19 vjet jetë mes lëvizjeve, këngës, mënyrës së jetesës, mikpritjes apo vdekjes, për të dhënë mundësinë të hedhësh në letër tingujt e të ngresh në këmbë nga rrënojat një kulture që udhëtoi mes shekujve. Udhëtoi mes sëpatës e gërshërës së pa mëshirshme në lufte për mbrojtjen e gjuhës dhe veshjes së saj kombëtare. Nga njëra anë donin ti prisnin gjuhën “Formën e komunikimit e shprehjes së ndjenjave” dhe nga ana tjetër, ti ndërronin kostumin e veshjes, që kishte të bënte me paraqitjen e saj në ambientin e jashtëm e më tej. Si mund të gjelbëronte ajo kur pranvera nuk hynte kurrë në degët, filizat e sythet e saj. Si mund të ruante ajo “kostumin e blertë” për ta përcjellë përpara epokave, jetesën dhe mbi jetesës? E megjithatë ajo mbijetoi, lartësoi vlerat e saj deri në pabesushmëri.


794zyba__1.jpg

Po..po! Kjo është e vërteta!Këtë vërtetim e dëgjoj si muzikë të ëmbël dhe në një fjalë të vetme të dëgjuar në një mbrëmje, në një pagëzim apo në rrugë.

Lexues të nderuar, duhet të jetoni për pak kohë pranë me arvanitasit, për të kuptuar të përgjithshmen, kalërimin nëpër shekuj të qenies së tyre…
Dëgjoja ato vite të 1990- ës qoftë dhe një fjalë të vetme, të përgjysmuar, dhe mbyllesha në dhomën time të vogël e bisedoja me veten. Merrja ato fjalë engjëllore “natën e mire” të asaj plake, që mosha i kishte hedhur miellin e bardhë të mirësisë, ndërsa vitet kishin krijuar hendeqet e përrenjtë e rrudhave, nga mund të lexoje rrjedhën e të gjithë jetës së saj.

KثNGA ARVANITASE

Me gjithë kulturën, natyrën dhe talentin e të shkruarit, i mbyllur në dhomë, bisedoja me veten. Pesha e lapsit më dukej kaq e rëndë sa e ndjeja të vështirë të hidhja në fushën e bardhë të letrës farën e mendimit, për të folur për botën e tyre të brendshme, KثNGثN. U deshën plot 19 vjet të bluhet në mullirin tim të talentit, për të nxjerrë për ju, miellin e pastër të shpirtit të tyre për të ushqyer kureshtjen dhe dashurinë tuaj për ta.

Jemi lodhur e stërlodhur me historinë, nga kanë ardhur Arvanitasit, kur kanë ardhur, pse kanë ardhur etj. Janë Arvanitas apo Grekë, Italianë apo Arbëreshë? اfarë kanë shkruar historianët!?

E pra mua nuk më duhet asnjëri prej tyre. Kam përpara historinë të shpalosur katërcipërisht. Nisur nga një këndvështrim tjetër, do mundohem të bind të gjithë ata, që hedhin baltën e harresës mbi ta. Për të bërë këtë, do shfrytëzoj dy këmbët e një ure të madhe, në të cilën kaloi jeta e Arvanitasve, për tu shpëtuar rrjedhës së lumenjve të shpifjeve, dallgëve të fyerjeve, mjegullës së harresës. Dhe këto dy këmbë me të cilat ajo erdhi deri në ditët tona, janë kënga dhe veshja popullore. E para, e lindur dhe trashëguar gojë më gojë. E dyta, pesha e traditës që e vishte kombin me një kostum të veçantë që e dallonte nga të tjerët.

Mendoj se këto dy dritare janë të mjaftueshme, për të pare rrugën e gjatë të këtij kombi, që fitoi mbi katakombet. Dhe dritarja tjetër, ajo që tregonte të veçantën, historinë e tij pa folur, vetëm me praninë e saj.

Përpara se të filloj e tu flas, për thellësinë shpirtërore, që e ushqyen me dashuri, pagëzime, dasma e vdekje, do shpreh një pakënaqësi që më pengon në rrjedhën e mendimeve. Janë të shumta këngët Arvanitase për të cilat po shkruaj. Por, më përpara do qëndrojmë te e veçanta.

Kam mbledhur gjatë lëvizjeve të mia nëpër Greqi, këngë dashurie, dasmash, ninulla të ndryshme, por këngë trimërie e lufte nuk kam gjetur,

Ose janë aq sa numërohen me gishtat e njërës dorë. Pse?

Arvanitasit që bënë luftën në Greqi, nuk i kënduan kësaj vepre të cilën e ngritën me gjak?Janë vetëm tre – katër këngë, për tre-katër arvanitas si ajo e Osman Takës. Dhe kjo me qëllime të caktuara(jo se nuk e meritojnë)Po të tjerat?Këtu mendoj se duhet ushtruar kujdes dhe vëmendje.

Që nga viti 1900 ato filluan të ndalohen. Nuk u lejuan të këndoheshin. Me kalimin e kohës u harruan apo u greqizuan, aq më keq. Ndodhi ajo që grekët dëshironin. Ata hoqën një armë të fuqishme të arvanitasve, për të thënë më vonë: “Ja ku janë Arvanitasit, ka trimëri e trima pa këngë”?Ata që luftuan ishin grekë dhe këngët në greqisht i kanë! S’ka rëndësi se sa here lidhin besë, thonë, “besa – besë”, apo levend, lërë – vend për më të fortin, trimin, kjo në gjuhën e arvanitasve. Po këtë rrugë ndoqën dhe për gjuhën dhe zakonet por aty ndeshën vështirësi, pasi ajo ishte pengesa e fundit drejt shfarosjes e harrimit. Nuk ja arritën, se nëna kur këndonte ninullën mbi djep ata nuk ishin aty që ta dëgjonin e ndalonin.

Gjuha u mbrujt bashkë me këngën dhe të dyja mbajtën njëra-tjetrën. Kur plagosej gjuha, luftonte kënga, dhe, atje ku kënga mundohej të vritej, gjuha lëshonte ilaçin e shërimit e të mbijetesës. Dhe ashtu dorë për dorë erdhën deri në kohën tone. Diku të plagosura diku të gjymtuara, flasin e na kujtojnë rrugën e bërë. Për të mos u zgjatur më shumë me analizat e mia, po u citoj fjalët e saj. Të këngës apo të shpirtit kuptojeni vetë. Ato janë aq të shumta e të ndërlidhura mes tyre sa duken si një e vetme.

Ja njëra prej tyre:

Arvanites këngë thoni,
Gjuhën të mos e harroni.

Mendoj, se nuk ka nevojë as për analiza e as për sqarime. Gurra e këngës e ka aq të pastër ujin e burimit të saj, sa është e tepërt, që ta shprehim me fjalë e analiza.

Pas kësaj një këngë tjetër thotë:

Po të dija të këndoja,
Gjithë të bukurat do zgjoja.

Kush mund të flasin më thjesht e më bukur?Po të dija të këndoja, do zgjoja tingujt e fjalët e bukura të gjuhës së lashtë, të gjyshërve, stërgjyshërve…Nuk janë të lidhura këto dy këngë , si vetë shpirti i Arvanitasve me gjuhën. Te e para, këndoni këngën për të mos harruar gjuhën. Te e dyta, lëvroni gjuhën për të mbajtur gjallë këngën. ا’duhen analizat, hamendjet e historitë e gjata pa bukë?

Kush mund ti qëndrojë tundimit të këngës “Gjon…Gjon”, këtij zogu që endet duke kërkuar folenë e braktisur në zëmër të Ilirisë!Do më lejoni të bëj dhe një sqarim. Zogu Gjon, është Gjon Kastrioti, i cili humbi mbretërinë e tij, fëmijët. Ai u kthye në zog për të fluturuar e për të pare tokat e tij të Arbrit, zogjtë që i rrëmbyen dhe ja shpërndanë larg, shumë larg. Ky zog këndonte në dritaren e Skënderit në Stamboll. I kujtonte atdheun, token, prindërit, deri sa një ditë ai, Skënderbeu braktisi gjithçka për amanetin e zogut Gjon, babait të tij (ky është mendimi i autorit të shkrimit, ai e ka përshtatur dhe në një legjendë të shkruar).

Ja teksti i këngës:

Gjon, Gjon, çfar kërkon,
Bora, gjithçka po mbulon!

E pra populli nuk bën fjalë për borën e maleve, por borën e robërisë që po i rrethonte. Luftën që po u bëhej për gjuhën dhe mohimin e meritave liridashëse. Përveç tekstit dhe këngës, ajo shoqërohet nga një klarinetë, që shpon errësirën e natës, si një thikë ku kërkon të mbijetojë shpirti dhe vepra e saj. Ajo është një thirrje për zgjim. Në fillim melankolike e më pas një shpatë e thekshme në kraharorin e armikut të heshtur e tinëzar.

VثLLEZثR LEXUES!

Arvanitasit kanë bërë luftë të dyfishtë për mbijetesë. Ata kanë luftuar dy armiq njëkohësisht për shumë shekuj me radhë. Kundër Turqisë dhe kundër Greqisë njëkohësisht. Këtu vlen të përmend dhe lufta e vëllezërve Kosovarë kundër Serbisë dhe Turqisë, që ishte në të njëjtat rrethana dhe njëlloj e vështirë. Ata, bënin një luftë të katërfishtë, luftonin dy pushtues njëkohësisht dhe dy fe. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të botës, dhe kundër asnjë populli, por vetëm kundër Shqiptarëve. Pse? Kjo kërkon një analize më vete në një shkrim të mirëfilltë, analizuar me kujdes, ndërthurur e mbushur me fakte.

Jo pa qëllim përmenda këto këngë, e jo ato, që janë më të thjeshta si, “Moj e bukura gjitone”, “Kur vajta në krua” “ Do ta pres gërshetin” etj.

Ato i këndojnë ndjenjës së brishtë, dashurisë. Jo se është pa interes analiza për to, por, ky shkrim ka një qëllim më të largët. Jo thjesht, atë të shprehjes së botës së brendshme intime.

VESHJA ARVANITASE803zyba__2.jpg

Përsa i përket pjesës së dytë, asaj të VESHJES KOMBثTARE (sa bukur e thotë populli) të veshjes Kombëtare, të veshjes që përfaqëson Kombin. Studiuesit tanë gjithnjë e kanë të pagëzuar me fjalën e huaj “Ethnografi”.Për veshjen Kombëtare kisha vendosur të bëja një shkrim të veçantë, por, parë nga këndvështrimi i mëparshëm, si një nga këmbët që mbajti urën e ecjes së tyre, e pashë se ajo nuk mund të shkëputej nga trupi dhe qëllimi që i kisha vënë vetes. Pra, ashtu si janë të lidhura në të vërtetë ashtu dhe do të analizohen.

Kam shkruar dikur për një veshje të tillë që e kam pare nga afër. Që në fillim të kësaj analize mund tu them se veshja jonë, (Arvanitase në rastin tone) është mahnitëse. Ajo bie në sy në tre drejtime:

- ثshtë shumë e pasur në koloritin e saj, në kontrastin e theksuar të ngjyrave dhe të formës vizuale.

- Kombinimi i qëndisjeve, mënyra dhe harmonizimi, kanë një force, që here herë të lënë me gojë hapur për mjeshtërinë dhe forcën e shprehje - Kjo veshje pak e studiuar, është krejt e veçantë nga forma, modeli dhe prerja.

Një veshje e tillë të imponohet që në shikimin e parë. Krijuesit e saj, si rrallë në botën e veshjes, kanë një kolorit që të merr sytë. Po ta shikosh me vëmendje, ka një kombinim të ngjyrës së kuqe me të bardhën e të florinjtën njëkohësisht.

Njeriu që ka në trup një veshje të tillë, arrin deri atje sa të tjerëve tu duket si areal. Ai kthehet në ëndërr, në mit. Ngjet sikur lëviz një trup i pikturuar nga një dorë mjeshtërore. Këtë e shprehin dhe studiues të huaj dhe më tej thonë: “Në luftë ata ngjajnë si zogj legjendarë”.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet kombinimit të veshjes me armët që ai mban me vete (nga rastet e rralla në botë)Ilirët, Arvanitasit në rastin tone, i stolisin armët aq me merak dhe dashuri sa të mahnisin me mënyrën e gdhendjes së dorezave, qytave etj. Vendi ku ato vihen në brez, majtas, djathtas atje ku është më e lehtë përdorimi i shpejtë dhe i saktë.

Forma e prerjes e bën njeriun më fisnik, më serioz, e mbi të gjitha i jep pamjen e një heroi, përpara të cilit tundohesh dhe e ndjen veten inferior.

Kjo veshje nga forca goditëse e ngjyrave, qëndrimit, lëvizjes i jep ambientit në lëvizje e sipër ngjyra e të bën të jetosh në një botë ëndrrash. Nuk e di sa u ka rënë në sy studiuesve tanë por, në të gjitha fushat e betejës (nga piktorët botërore) bie në sy një veçori e ambientit, qoftë edhe të gurëve. Nën rrezet goditëse të diellit, gjithë fusha e betejës merr ngjyrën e zjarrit që bubulon dhe flaka në çdo moment krijon figura të mahnitshme. Kam parasysh se kur Ata hidheshin në sulm me vrullin që i karaktarizonte, thirrjet e fuqishme, e ndiznin fushën e luftës dhe me prezencën e ngjyrave që të trembin, të kujtojnë flakët, zjarrin dhe gjakun.

Të gjithë piktorët e këtyre tablove kanë një nuance të veçantë që është e njëjtë

për të gjithë, e kuqja në kontrast me të bardhën, me thirrjet dhe lëvizjet. Të gjithë së bashku pa e kuptuar kanë dhënë të njëjtën tablo. Në atë tablo që Arvanitsit e kishin në mënyrën dhe dëshirën se si shkonin në luftë.


اudi! Cili popull në botë shkon në luftë i veshur me të bardha si në dasmë?Vetëm Arvanitasit!

493byron.jpg

Fakti që në varret Ilire gjenden dhe armë si rrallë kudo në botë, tregon se ata jetën dhe luftën e quanin një “dasmë” që bën pjesë në jetën e tyre. Sa krijuan dhe mitin e veçantë se arma duhet me vete dhe në varr, pasi dhe atje njeriu nuk mund të fle i qetë. Ka të drejtë Pukëvilli kur shprehet. “Vetëm me prezencën e tyre ata të bëjnë për vete” apo “Në fushën e betejës, valëvitja e krahëve dhe rrobave të tyre të tremb”.

Shikoj me vëmendje të madhe tablonë e rënies së Marko Boçarit. Kali i kuq, po i kuq flamuri që valëvitet ne sfond (pse ai nuk është grek?).

Vrasja e Marko Bocarit112Marko_i_vrar.jpg

Të pranishmit vëllezërit e tij, me fustanellat me bardhësinë e tyre që ua përkund era, qielli përflaket. Dhe gurët e shprehin dhimbjen për të. Mbi këtë det të pafund fustanellash, Markua përkundet, shoqëruar nga duart e të gjithëve që e ngrejnë lart mbi kokat e tyre, atje ku kishte vendin kapedani, trimi.

Mos kujtoni të dashur lexues se këto piktura u bënë thjesht. Arvanitasit ato kohë iu imponuan botës, tërhoqën vëmendjen e saj, pra ajo nuk mund të bënte ndryshe, veçse ti ngrinte në piedestalin e kulturës botërore.

Shikoj këto tablo dhe mendohem këtu në zëmër të Arvanitasve në Poloponez.

Shikoj detin dhe dallgët që me vine te këmbët, përplasen në brigjet e gurtë e ngrihen si dhjetëra fustanella në një valle masive apo qoftë dhe në fushën e betejës. Qëndroj një çast dhe pyes veten: “Pse grekët, e shkurtuan, e shkurtuan fustanellën, sa e bënë si veshja e balerinave të اaikovskit te “Liqeni i mjellmave”? Pse do pyesni edhe ju?ثshtë e thjeshtë!Ata nuk donin të përçmonin veshjen por ata që i vishnin. Një fustanellë minifund do ti bënte ata qesharakë në sytë e botës. Por çfarë ndodhi? Piktorët botërorë e panë nga afër luftën e Mesollogjit, Tripolicës, Nafplios, dhe e shprehën me imtësi atë në pikturat e tyre. Pra grekët në vend që të arrinin qëllimin e tyre u diskredituan.

Studiuesit e huaj, më tepër italianë e francezë, thonë se kjo veshje ishte shumë e kushtueshme. Asgjë për tu habitur e çuditur. Dihet nga të gjithë që mbajtësit e saj, ishin njerëz punëtorë, krijues dhe dashamirës të së ardhmes. Këtë e kuptojmë që nga Ilirët, Skënderbeu, Ali Pasha. Në kohët e tyre zhvillimi ekonomik arriti kulme. Mehmet Pasha me reformat e tij krijoi Egjiptin e sotëm.

Ndonse ishin gjithnjë nën presoin të luftës dhe shpenzimet më të mëdha shkonin atje, ata dinin dhe të luftonin, dhe të jetonin e krijonin.

Deri tani nuk fola aspak për veshjen e grave. Ashtu si te burrat dhe ato janë shumë të pasura nga forma dhe forca shprehëse. Në muzetë e Greqisë ka një fakt të çuditshëm, që atyre u ka shpëtuar nga syri i mendjes keqdashëse.

476zyba__3.jpg

Në muze janë disa piktura apo fotografi me veshje arvanitase ku në to thuhet.”Veshje arvanitase nga Suli (Janinë) Viotia (pranë Athinës) Korinth, Salamina (pranë Athinës), Idhra (Peloponez) Argos (Peloponez)

Athinë, Arta etj. Unë që i shikoj shtroj pyetjen: “Nëse në të gjitha këto vendbanime përdorej veshja e tyre (këto zona nuk paraqiten me veshje të tjera), nënkuptoj që arvanitasit përbënin ¾ e gjithë Greqisë, dhe pa u habitur fare, gjithë pjesën detare të saj.

Ja dhe një fakt i pa njohur por kokëfortë.

Bubulina217zyba__4.jpg

Kjo pikture e Bubulinës është bërë në vitin 1827 nga Adan de Friedal. Kjo pikturë është e njëllojtë me veshjen e Zadrimës (pranë Shkodrës) Kam jetuar në ato zona dhe e kam parë me sytë e mi.(Megjithatë analistët le të japin mendimin e tyre).Atje në Zadrimë, ishte dhe zëmra e Ilirisë.
Duhen më tepër fjalë?

Ja, dhe një fakt tjetër i historianit grek Egonopulos. Kur bën analizën për historinë e Kretës ai, thotë. “Lira,(vegël muzikore) vjen nga fjala Iliri. Kënga është një zog i lirë.”Bën një analizë për gjakmarrjen dhe krahasimin e Kretës me Veriun e Shqipërisë dhe, nxjerr ngjashmëritë. Me të vetmin ndryshim që i leverdis, “Ilirët u nisën nga Kreta”.Qesharake, kur dihet që Ilirët zbritën poshtë në kohën e luftës Iliro–Romake (168 p.e.s lufta e Shkodrës).

Të tjerat nuk duan komente, nuk është as qëllimi i këtij shkrimi.

Përsa pamë dhe analizuam, Arvanitasit me të dy këmbët që përmenda, lëvizën, punuan, luftuan dhe krijuan kulturën e tyre. Atë kulturë që është e veçantë jo vetëm nga ajo greke por e veçantë ndoshta dhe në kulturën e veshjen botërore.

Kjo kulturë, e këngës, e veshjes nuk japin të kuptosh se ata mbijetuan si një komb më vete në thellësi të kombeve të tjerë dhe jashtë truallit të tyre( kjo e fundit kërkon analizë pasi unë mendoj se janë vendas ).

Unë them, po!
Nuk janë këto që përmenda, fakte që çojnë në burimin e rrjedhës së kulturës së tyre dhe pastërtinë e ujit të tij?

Nuk ka dyshim!
Pra historia ka shumë dritare nga mund të lexohen gjurmët e kulturës që nga e kaluar deri të ditët tona. Historia është një rrugë që ka dhjetëra mënyra leximi për të të nxjerrë në rrjedhën e pastër të burimit.
 
Redaktimi i fundit:
Per fat te keq shkrimi i mesiperm eshte nje histori qe tashme i takon se kaluares.Arvanitasit e greqise tashme jane asimiluar dhe te paket jane ata qe mund te pranojne origjinen e tyre shqiptare.Arvanitasit ne Greqi nuk jane pak .Llogariten rreth 2 miljon arvanitas atje,por qe jane te ndare e te percare ne idete e tyre persa i perket paraardhesve te tyre.Treguesi kryesor i nje kombi eshte gjuha.Ata gjuhen shqipe nuk e njohin fare ose fare pak.Kjo ka ardhur si rezultat i mos hapjes se shkollave ne gjuhen shqipe ne Greqi.Ne greqi politiken e shtetit e drejton kisha ortodokse dhe kjo ka ndikuar per keq ne asimilimin e arvanitasve duke i kthyer ne greke.Kjo kishe deklaron me te madhe se cdo ortodoks duhet patjeter te jete grek.Dashuria e arvanitasve per shqiperine dhe shqiptaret ne keto momente eshte e venitur,bile ne shume raste eshte armiqsore .Jane nje pjese arvanitasish qe aspirojne ne organizatat famekeqe vorioepirote si p.sh MAVI etj.qe kane qellime aneksioniste ndaj shqiperise.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top