Një takim i parë...

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P
Ja për shembull një grua, e cila ka shkuar në një takim të parë. Ajo i njeh fort mirë synimet që ushqen ndaj saj, burri që po flet. Ajo e di gjithashtu se herët a vone do t’i duhet të marrë një vendim. Mirëpo ajo nuk dëshiron ta ndiejë urgjencën: ajo jepet vetëm pas anës së respektshme e të matur të sjelljes së partnerit. Ajo nuk e rrok këtë sjellje si orvatje për të përmbushur atë çka e emërtojmë “qasjet e para”, domethënë që nuk ia ka enda të shohë mundësitë e zhvillimit të përkohshëm që paraqet kjo sjellje: ajo e kufizon këtë sjellje në atë çka është në të tashmen. Në fjalitë që i drejtohen, ajo nuk do të lexojë gjë tjetër, përveç kuptimit të shprehur qartë. Nëse i thonë: “Sa shumë ju adhuroj!”, ajo e çarmatos këtë fjali me thellësinë e vetëdijes së saj seksuale, iu vesh ligjërimeve dhe sjelljes së bashkëbiseduesit domethënie të menjëherta që i përfytyron si cilësi objektive. Burri që flet i duket i çiltër e gjithë respekt, ashtu siç, të themi, tryeza është rrumbullake a katrore, letra që vesh muret është blu a e përhime. Dhe cilësitë e mveshura kësisoj personit që ajo po dëgjon, kanë ngrirë kështu në një qëndrueshmëri sendore, e cila nuk është gje tjetër veçse hedhje në rrjedhën kohore e të tashmes së tyre të përpiktë. Pikërisht, ngaqë ajo nuk është në dijeni të asaj çka uron: ajo është thellësisht e ndjeshme ndaj dëshirës që frymëzon, por dëshira e thënë troç dhe cullake do ta poshtëronte e do ta llahtariste. Megjithatë, ajo nuk do të përjetonte asnjë mrekulli prej një respekti që do të ishte vetëm e thjesht respekt. Për ta kënaqur, lipset një ndjenjë që i drejtohet e gjitha personit të saj, domethënë lirisë së saj plotësore, e që të jetë një njohje e lirisë së saj. Mirëpo, në të njëjtën kohë duhet që kjo ndjenjë të jetë e gjitha dëshirë, domethënë që t’i drejtohet trupit të saj si objekt. Pra, këtë herë, ajo shkagon ta rrokë dëshirën për atë çka është, madje, nuk i vë as emër, e njeh vetëm në atë masë, teksa ajo përvijohet kah adhurimi, vlerësimi, respekti dhe kur përthithet e gjitha në trajtat më sipërane që përfton, deri në atë pikë sa shpaloset aty si një lloj ngrohtësie a dendësie. Por ja që i marrin dorën. Ky veprim i bashkëbiseduesit të saj ka rrezik ta ndryshojë situatën duke i bërë thirrje një vendimi të menjëherë: ta braktisësh këtë dorë, do të thotë të mos kesh vetiu kundërshtim për flirtin, do të thotë të përfillësh. Ta heqësh dorën do të thotë të prishësh këtë harmoni të turbullt e të brishtë që përbën magjinë e këtij çasti. Lipset të shtyhet sa më larg të jetë i mundur çasti i vendimit. Dihet se ç’ndodh atëherë: gruaja heq dorë, por nuk e ve re kete. Ajo nuk e ve re, sepse, në këtë çast, rastësisht, është gjithë qejf. Ajo e tërheq bashkëbiseduesin e saj gjer në viset më sipërore të spekulimit sentimental, flet për jetën, për jetën e saj, shfaqet në aspektin e saj thelbësor: një njeri, një vetëdije. Dhe gjatë kësaj kohe, ndarja e trupit dhe e shpirtit është përmbushur; dora prehet pa gjallëri midis duarve të ngrohta të partnerit të vet: as tumirëse, as qëndrestare-diçka.

Ne do të themi që kjo grua e ka me hile...


(Zhan Pol Sartër)

i1bHr_9B-MfvqT88OnnLMcjk_8JhafRBlxoBYy4SEqC2wSpmxQ.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Një takim i parë...

shume e bukur pjesa,mjafte domethense...!
 
Pe: Një takim i parë...

nice komshie :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top