Një rrëfim për librat

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar


Një rrëfim për librat

"Librat janë takime me brenditë më të çmuara të natyrës njerëzore, me përvojat e veçanta të secilit, me ëndrrat, makthet, trazimet dramatike, të llojllojshme: nga rrahjet e imëta të zemrës të secilit të panjohur, deri tek ekspozimi ndaj amshimit të çdo gjëje thelbësore realizuar nëpërmjet krijimit artistik". Kështu mundohet të argumentojë se çfarë është një libër për të, Virion Graci. Shkrimtari që beson në brendinë e qyteteve të vogla, ka zgjedhur qytetin e tij të lindjes, Gjirokastrën, për të vijuar jetën me letrat. Tashmë ai jep mësim si pedagog në Universitetin "Eqrem اabej" dhe vijon të shkruajë. Graci është autor i librit me poezi "San Valentino", i romaneve "Të çmendur në parajsë", "Bijtë e zotit majmun", "Shpata e ndryshkur", "Babai në shi", "Zonja pa emër", si dhe është përkthyer në frëngjisht e greqisht.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Librit, Graci bën një rrëfim vetëm për librin...

ا‘janë librat për ju?

Librat për mua janë takime me njerëzimin, me ata që kanë jetuar vite e shekuj para meje dhe me ata që do të vijnë pas nesh në këtë jetë. Akoma më shumë, librat janë takime me brenditë më të çmuara të natyrës njerëzore, me përvojat e veçanta të secilit, me ëndrrat, me makthet, me trazimet dramatike të llojllojshme: nga rrahjet e imëta të zemrës të secilit të panjohur deri tek ekspozimi ndaj amshimit të çdo gjëje thelbësore, realizuar nëpërmjet krijimit artistik.

Nëse do të doje të ndieje një histori të bukur dashurie, kë libër do të merrje në bibliotekën tënde?

Secili libër që e ka fituar një vend në bibliotekë e ka një histori të tillë. Do të doja jo një libër naiv, që e redukton gjakimin njerëzor për plotësi kozmike dhe lumturi tokësore në një problematikë a marrëdhënie gjinish në çift, por një tablo të pasur letrare, ku gjenia e artistit krijues t‘i japë mundësinë vetëdijës sonë të përgjumur për çdo sekondë jetë, për çdo gjë të qenësishme që na rrethon, për çdo grimcë drite a pluhuri qoftë, e cila, padrejtësisht mund të shkojë pa e vënë re prej askujt. Vërtet si njerëz jemi modestë, krahasuar me ambiciet dhe përfytyrimet tona, por arti prandaj na shërben: për të sjellë në qenien tonë sa më shumë përmbajtje, sa më shumë njerëz e vende, sa më shumë dhimbje e pikëpyetje, sepse edhe këto dy të fundit na mungojnë, paradoksalisht.

Një libër që ju ka bërë të qani?

Më ka bërë për të qarë një libër i palexuar, i grisur nga një shok grindavec kur ishim fëmijë. Nuk arrita as ta shfletoja, as titullin, as autorin nuk i fiksova dot. Kam mbetur përsëri "fëmijë", rob i gjërave të panjohura: çuditërisht me to lidhen ndjesitë e mia mbizotëruese: brengosja, kureshtja, pendesa. Me imagjinatë e zhvilloj objektin tim të paarritshëm dhe trishtohem ose ngazëllehem për të, sipas rastit. Por, sapo kthehem sërish në realitetin objektiv, më vjen për të qarë dhe vetëgjykohem: "ثshtë jeta e saj - them - i takon asaj vetë të jetë, të ekzistojë prej vetvetes dhe jo prej manive të mia egoiste e spekulative.

Biblioteka. A mund të na flisni për bibliotekën tuaj.

Si është krijuar ajo dhe ç‘mendoni ju për bibliotekat?

Kam pasur e kam një huq të tmerrshëm: jap librat që më pëlqejnë më shumë. Mbase në mënyrë të bezdisshme a qesharake marr në telefon miqtë e mi dhe i nxis për libra që më kanë lënë mbresa. Kështu, me vite, ndonëse kam blerë e lexuar me etje qindra-mijëra libra, numri i tyre qëndron në vend, mbase edhe zvogëlohet dita-ditës, pasi i jap për lexim, i dhuroj e nuk i pres më të më kthehen. Edhe në moshën kur duhej të isha i dhënë pas ëmbëlsirave, lodrave, argëtimeve fëminore, blija libra duke harxhuar edhe fondin modest që më ishte dhënë nga prindërit për ndonjë ekskursion a piknik. Mendoj se bibliotekat janë tempulli i mendimit, vendi ku epërsia e njeriut ndaj gjallesave të tjera shpaloset fuqishëm. Nga brishtësia e skajshme natyrore përballë botës, njeriu tejkalon vetveten, bëhet qenia më transformuese e më e plotfuqishme e universit përmes pasurisë mendore që trashëgon e gjeneron nëpërmjet librave, bibliotekave.

Nëse do dhuronit një libër të një autori shqiptar. Cili do të ishte ai dhe pse?

"Kronikë në gur". ثshtë një libër që ka disa udhëkryqe të rëndësishme, ku priten e zgjaten shumë linja, shumë botë: lokalja dhe universalja, lufta dhe paqja, jeta qytetare dhe kazerma e huaj, shtëpia "ime" dhe shtetet në luftë botërore, përkohësia dhe përjetësia, naiviteti fëminor dhe kuturisjet për shpikje të mëdha, meskiniteti konservator dhe tërbimi revolucionar, pandryshueshmëria sfiduese e dekoreve natyrore dhe kalueshmëria groteske e breznive njerëzore.

Nga moria e librave që keni lexuar. Kë histori do të kishit dashur ta shkruanit ju?

"Don Kishotin", do të doja ta kisha shkruar si një libër për të gjithë njerëzit, por edhe si tekst monografik, vetjak. Gjenitë letrarë kanë zbuluar shumë shtresa interesante, të pasura e të panjohura më parë të ekzistencës njerëzore, por në këtë mori botësh artistike, përherë në rrotullim komunikues, përherë në zbulim e ringjallje, Don Kishoti mbetet si një pikë fikse, si Empireo, rreth të cilit vërtiten sferat e tjera qiellore. Asnjë histori tjetër tragjike nuk e ka gazin njerëzor të tij, e njëkohësisht asnjë libër gazmor nuk mund të krahasohet dot me të për nga meditimi, për nga melankolia pikëlluese.

Si lind në tryezën tuaj të punës një libër?

Libri vetëm sa formalizohet në tryezën e shkrimit, është pjesë e hershme e jetës sime, që kërkon të ndahemi më në fund, të jetë e shkëputur. Nga errësira instiktive dhe parandërgjegjja ime ai ngulmon që të vijë në jetë. Duke e shkruar, unë jam lexuesi i tij i parë. Pra, "përkthej" vetveten, kohën ku jetoj, njerëzit që më rrethojnë, asgjë më shumë, asnjë sekret nuk ka në këtë mes.

A mund të jetë një libër një dedikim ndaj dikujt. A ka libra të tillë në letërsinë e shkruar nga ju?

Secila poezi e imja i dedikohet dikujt, një njeriu a një rrethanë, kurse për romanet e mia, nuk shpresoj të jetë kështu. Sa më pak njerëz ta gjejnë veten në një roman, aq më i dobët është ai.

اfarë është dashuria për ju? A mund të qëndrojnë sot ende fjalët se "vetëm ajo mund ta shpëtojë botën"?

Dashuria po përfytyrohet si infermiere ose si forcë madhore shpëtimi. Besoj se është një mesatare gjendjesh psikike, diçka midis pamundësisë dhe pangopësisë, kacafytje e dëshpëruar e intelektit me vetveten. Në rastin më të mirë dashuria është një ekuilibër i përkohshëm, që s‘na hyn shumë në punë dhe instinktivisht nxitojmë ta ndreqim duke e shkatërruar. Jo vetëm dashuria, por edhe urrejtja i duhet shpëtimit të botës. Po të perifrazoj Kamynë mund të kujtoj se jo shpëtimi, por kuptimi i asaj që po ndodh në botën tonë, duhet të jetë misioni ynë, modest e fisnik njëkohësisht.

Nëse do të kishe mundësi të darkoje me një shkrimtar të njohur, cili do të ishte ai dhe pse?

Më pëlqen të "bisedoj" vetëm me librat e tyre.

Cili është libri që jeni duke lexuar tani?

"Rikardin e tretë", e quaj lexim, ndonëse e kam jetuar disa herë nga faqja e parë tek e fundit.

Gazeta Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top