Një pallto e re, mbuloni gjithçka, por jo gjunjët

*deliza*

VIP
V.I.P
Një pallto e re, mbuloni gjithçka, por jo gjunjët​


Harrojeni mbështjellësen e zakonshme të zezë apo çfarëdolloj ngjyrë tjetër të errët, pa formë dhe që ju bën të humbisni feminilitetin. Për të përballuar më mirë të ftohtin e stinës surprizojeni veten me një pallto të re.

Pallto te shkurtra

Materiale të trasha, njëkohësisht të buta, ngjyra të ndezura por edhe të ngrohta, stinë e ftohtë që preferon palltot sipër gjurit.
Këmbë të zbuluara edhe pse është ftohtë: tendencat e stinës vjeshtë-dimër janë detajuar për më shumë finëse dhe joshje. Pozitive në këtë rast janë getat e trasha, të cilat mund të kombinohen, por edhe jo me materilalet e palltove. Të shkurtra dhe me ngjyra duket sikur stilistët kanë menduar të minimizojnë shpenzimet në këtë kohë të depresionit ekonomik. ثshtë si të thuhet: kriza është helmi, ndërsa moda mund të jetë një kundërhelm. Me këto pallto sipër gjurit, padyshim të përdorshëm në maksimum janë fundet, të cilët duhet të jenë akoma më të shkurtër se palltoja. Kjo modë të çon në vitet 70’ që konsiderohet epokë e rilindjes.

Ngjyrat dhe prejet

Si duhet të jetë palltoja për këtë vit? Padyshim me ngjyrë të ndezur, me prerje moderne dhe sa më origjinale. Sfilatat më të fundit të modës përfshijnë modele për të gjitha shijet. Tashmë vihet në dukje një femër e sigurt në vetvete dhe që arrin të joshë edhe e mbuluar. Për këtë nuk është e detyrueshme të shpenzosh pafund. Për një pallto megjithatë ia vlen të shpenzosh, pasi e përdorni pothuajse çdo ditë, që e hidhni krahëve çdo mëngjes kur niseni për në punë, që do të keni veshur mbrëmjeve të ftohta kur ktheheni për në shtëpi. Hidheni tutje pallton tuaj të përhershme që peshon shumë, është e errët dhe nuk vë në pah format tuaja. Vëmendja duhet të përqëndrohet te ngjyrat, materialet e buta dhe kënaqësinë e të veshurit. E nëse nuk guxoni të keni një pallto të tillë, mund të zgjidhni një pallto të zezë (kujdesuni që të vendosni shumë aksesorë) megjithatë vëmendje kushtojini prerjes dhe detajeve.

Markat

Në dyqane tashmë mund të gjeni nga të gjitha markat. Hidhni një sy dhe frymëzohuni. Ndër më të preferuarit e momentit janë: Alberta Ferretti, Armani, Bottega Veneta, Coveri, Dolce e Gabbana, Elena Mirٍ, Emporio Armani, Ermanno Scervino, Ethic, Fendi, Ferragamo, Gianfranco Ferrè, Frankie Morello, Kaos, La Redoute, Les Copain, Lorenzo Riva, Mariella Burani, Max & Co., Moschino, Nero Giardini, Prada, Rebeçhi, Seduzioni Diamonds, Sportmax, Oviesse, Rosanna Alpi, Ean13 Love...

Aksesorët shik

اanta komode. Aksesorë romantikë, praktike të cilët vijnë natyrshëm pas një stine të freskët. Bëhen të domosdoshme këpucët e buta, një çantë me ngjyrat e dimrit dhe një mbuzë e trashë poshtë xhupit ose palltos. Ky është momenti magjik i aksesorëve: nëse nuk keni mjaftueshëm para për të blerë veshje, atëherë kënaquni me disa aksesorë, të cilët mund t’ua shtoni veshjeve të vitit të shkuar. Një kapele interesante, një palë doreza apo një shall shumëngjyrësh, do të ishte e pamundur t’u rezistonit. Të gjithë duan të jenë optimistë në këtë periudhë krize dhe moda pak më shumë: e kuqja e sfilatave sivjet mund të shihet e përdorur kudo. Kjo do të jetë ngjyra e stinës së dimrit për të gjithë të apasionuarit pas tendencave më të fundit. Përveç të zezës klasike, mund të përdorni edhe grinë shkëlqyese por edhe blunë kobalt. Reziston edhe sivjet ngjyra violë, edhe pse nuk është ngjyra kryesore, por edhe jeshilja e errët, kryesisht në çanta dhe kapele. Në çdo rast, pamja finale duhet të studiohet edhe nëpërmjet detajeve më të vogla siç janë karficat e flokëve, të cilat padyshim do të flasin për ju më shumë se çdo detaj tjetër i dukeshëm.

Kapuçët
Tendencë e këtij viti do të jenë kapuçët e stilit anglez, mjafton që të jenë të trikotuar. Ideale do të ishte edhe një çantë prej leshi, këpucë të gjata e të dukshme, të cilat vishen vetëm në kohë me diell.

Doreza
Doreza të ngrohta. Kurrë më pa to: shi ose jo, mos mendoni të rrini pa dorezat tuaja të ngrohta, më ngjyra të çmendura për modernet dhe me njgyra më të errëta për nostalgjiket.

Kordele
Një rikthim i bukur në periudhën e fëmijërisë, kur flokët tuaj rregulloheshin me kujdes për të shprehur bukurinë e moshës. Ngjyrat e preferuara janë jeshilja dhe bluja e errët.

اanta
اanta komode që i rezistojnë një dite të gjatë dhe plot impenjime. اanta të përmasave të mëdha që mbahen në dorë, me raste edhe në sup. Për mbremjet tuaja zgjidhni çantat e vogla në formë zarfi, por edhe ato më të mëdha, me lëkurë viçi shumëngjyrëshe.

gazeta Albania
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top