Një pakt evropian për Shqipërinë

WxP

Staf në FV.AL
Në të përfunduar zgjedhjet vitin e ardhshëm, Qeveria e sapoformuar e Shqipërisë mund të gjendet në një situatë absurde. Do të ketë dalë nga një fushatë intensive; nëse do matur temperatura e saj prej ditëve të sotme, atëherë do të ketë shumë më tepër emocione dhe para të shpenzuara se deri tani. Investimi i interesave të grupeve mediatike, të biznesit, qoftë atij që shërbehet me mjete legale, qoftë atij me mjete ilegale, i miqve dhe dashamirëve të partive dhe liderëve të tyre - që të gjithë kanë mundësi ta ngrehin artificialisht këtë fushatë në dilemë hamletiane: të jesh apo jo. Progresioni gjeometrik i pasurimit të vendit do të reflektohet në progresionin gjeometrik të shpenzimit të parasë dhe emocioneve në fushatë. Në këtë progresion, ajo çka do të mungojë është caku, jo për partitë politike, por për vendin. Sepse, në të përfunduar fushata, dhe zgjedhjet, cilado forcë që të zgjidhet e të formojë qeverinë (e ky proces mund të jetë më i ndërlikuar se herët e kaluara, për shkak të mungesës së një force politike me qartësi mandati), do të gjendet në një kontekst të ri regjional. Diku në mesin e vitit të ardhshëm, kur parashikohet formimi i qeverisë së re të Shqipërisë, qytetarët e Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi mund të gjenden në situatë para vendimit që, me pasaportat e tyre të udhëtojnë pa viza në shtetet e BE-së. Për më tepër, qytetarët e Serbisë ka gjasa që, pasi që të formohet qeveria e re e Shqipërisë, të kalojnë pjesën e dytë të vitit 2009, duke pritur lajmin e ri të mirë të radhës, statusin e kandidatit për Serbinë, me një date të përafërt të anëtarësimit.

Në këso konteksti regjional, qeveria e re e Shqipërisë do të zotohet se do "të vazhdojë me përpjekje të pakursyera për integrime euroatlantike". Qytetarët e saj, ndërkaq, do të kenë të njëjtin trajtim të nëpërkëmbjes në sportelet për viza, ndërsa shteti do të hyjë në kategorinë e tretë të shteteve të Ballkanit Përëndimor, së bashku me Bosnjë-Hercegovinën, për sa i përket ritmit të anëtarësimit. Në të parën do të jetë Kroacia, e cila pothuajse vetëm pret datën e anëtarësimit (mbase 2010), në të dytën grupi i udhëhequr nga Serbia e në të katërtën, Kosova, e cila as që ka emër normal për procesin e Stabilizim-Asociimit, por trajtohet me diçka të quajtur "Tracking mechanism" me bazë juridike për këtë ende Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB.


2.

Si është e mundur që Serbia, burim i luftërave të ish-Jugosllavisë të marrë vitin e ardhshëm statusin e kandidatit, ndërsa Shqipëria, e cila nuk ka luftuar kundër kujt (pos vetes) të shikojë se si ecin të tjerët drejt cakut evropian?

Përgjigjja për Shqipërinë është vënë në kllapat e pyetjes. Pra, fakti që ka luftuar kundër vetes më 1997, duke e shkrirë shtetin edhe ashtu të dobët, është pengesë edhe sot.

Po Serbia atëherë? Përgjigjja për të po ashtu qëndron në pyetjen. Meqë për pothuaj njëzet vjet ishte burim jostabiliteti për tërë regjionin, interesi politik i BE-së është që, nëpërmjet integrimit të shpejtuar të këtij vendi, të stabilizohet regjioni.

Me këto dy përgjigje rrjedh konkludimi i thjeshtëzuar se, nëse krijon telashe për fqinjët, BE-ja do të ketë më shumë kujdes ndaj teje.

Ky konkludim edhe mund të ketë pasur vlerë, posaçërisht për Serbinë sot, por nuk është me shumë ndihmesë për Shqipërinë sot. Tashmë ka kaluar koha e vëmendjes ndaj jofunksionalitetit të shteteve që krijojnë telashe: për to është gjetur formula e protektorateve, si në Bosnjë e Kosovë. Fokusi tash është te funksionaliteti i shteteve që shpejtojnë hapin drejt Evropës, dhe këtu prin Serbia me transformimin e vet shoqëror.

E në këtë fushë ka pak moralitet: është krejtësisht e mundur që një i ri serb 30-vjeçar, që ka luftuar me pushkë kundër aspiratave të popullit kroat, boshnjak a shqiptar për jetë e liri, të jetë i mirëseardhur pa vizë vitin e ardhshëm në Bashkimin Evropian, ndërsa i riu 30-vjeçar nga Shkodra e Gjirokastra, që nuk ka ushtruar dhunë në jetën e tij, të zgjedhë njërën prej formave, me shkallë të ndryshme vështirësie e poshtëërimi, për të hyrë në vendet e BE-së: aplikimi për vizë, dhiaret e Jugut apo konvertimi prej Shabanit e Ilirit në Elefteros.

Argumenti se Shqipëria ka qenë faktor stabiliteti (dhe eksportues, me ushtarët e vet në misionet paqeruajtëse në Bosnjë, Afganistan, Irak) ndërsa Serbia ka qenë, dhe në një masë me veprimin e saj në Kosovë ende është, faktor jostabiliteti, nuk do ta ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve në favor të Shqipërisë. اfarëdo që të ndodhë në Serbi, pra edhe veprimet më ekstreme, si mos-arrestimi i Mlladiçit apo përpjekja për të aneksuar edhe juridikisht Veriun e Kosovës, nuk do ta ndihmojnë shpejtimin e hapit të Shqipërisë ndaj BE-së. Mund të tërheqin, eventualisht, më shumë premtime të BE-së ndaj Serbisë, gjykuar në sjelljet e viteve të fundit, për të joshur Serbinë më fortë nga BE-ja.

Por, as ndonjë veprim negativ regjional i Shqipërisë sot, si për shembull kërcënimi me përkrahje të veprimeve irredentiste shqiptare në fqinjësi, nuk do ta sillte në të njëjtën gjendje me Serbinë. Udhëheqja shqiptare do të rrezikonte rrugën e vet integruese për në NATO dhe mbështetjen që po i bëhet për të nga shtetet e fuqishme, në radhë të parë SHBA-të.

Vendimi për shpejtim të integrimit, siç e dëshmon Serbia me BE-në apo Shqipëria me NATO-n (dhe siç e kanë dëshmuar shumë integrime më herët, që prej Turqisë në NATO e Greqisë në NATO dhe BE) është politik. Teknokratët e Brukselit bëjnë vlerësimet e tyre për funksionalitetin e këtij apo atij dikasteri të pushtetit, por në fund, vendimi është politik, dhe është i bazuar në një interes më të gjerë sesa vlerësimi bazik teknokratik.


3.

Zgjedhjet e vitit të ardhshëm në Shqipëri duhet të shfrytëzohen si një hap vendimtar drejt Bashkimit Evropian, në vend të drejtimit tradicional në të cilin janë nisur.

Drejtimi tradicional është ky në të cilin gjendemi dhe në të cilin qeveria do të premtojë zgjedhje të lira e të drejta, punë të palodhshme që të dihet saktësisht se sa votues ka vendi e ku jetojnë ata (që dëshmohet me kartë identiteti). Opozita do të fillojë që tani të shpallë dyshime në këtë punë. Vrojtuesit, në radhë të parë BE-ja në Tiranë, do të nuancojë politikisht vlerësimet e veta, për të mbërritur, pas zgjedhjeve të gjejnë emërtuesin e përbashkët: "Zgjedhjet në Shqipëri ishin edhe një hap përpara drejt përmbushjes së standardeve politike". E tëra do të përmbyllet, edhe një herë, në vlerësimin e vendit në sajë të mirëmbajtjes së zgjedhjeve, gjë që e kthen vendin në dioptrinë e kritereve të Kopenhagës, të demokracisë iniciale e të tranzicionit.

Shqipëria ka nevojë për një kapërcim cilësor, jo drejtim tradicional, e zgjedhjet në vend se të jenë shkas për rivlerësimin e shtetit në bazë të dioptrisë së Kopenhagës, mund të jenë shkas për krijimin e një konsensusi për Evropën në Shqipëri, dhe anasjelltas.

Si është e mundur kjo?

Duke i shndërruar zgjedhjet, fillimisht, në shkas për një pakt trepalësh. Vendi ka nevojë jo vetëm për zgjedhje demokratike, por edhe për gjendjen ku zgjedhjet demokratike të mos jenë më objekt debati e vlerësimi as në rrafshin e brendshëm politik e as në rrafshin e komunikimin Tiranë-Bruksel. Për të mbërritur këtë, ekziston nevoja për një pakt trepalësh, të pushtetit, opozitës dhe BE-së. Në këtë pakt bazik politik, të tri palët marrin obligim që të ndihmojnë, mbikëqyrin dhe në fund certifikojnë tërë procesin e krijimit të një liste të besueshme zgjedhore, duke nënkuptuar këtu edhe kartat e identitetit si mostër themeltare se shteti ka bazë shënimesh të verifikueshme për qytetarët e vet.

Rrafshi i parë i këtij pakti, pra zgjedhjet, do të kërkonin që Sali Berisha në emër të pushtetit e partisë në pushtet, Edi Rama e Ilir Meta, me pozitat e tyre respektive asimetrike në opozitë dhe Oli Rehn, si komisioner i zgjerimit, të akordonin një metodë pune, e cila në fund të saj, do të rezultonte me zgjedhje të cilat tejkaluan pragun e nevojës së të trajtuarit të tyre si pjesë problematike të demokracisë në Shqipëri.

Përderisa është e nënkuptueshme që pjesëmarrësit e Paktit të jenë pushteti dhe opozita, prania e komisionerit Rehn, personalitet padyshimtë i përkushtuar për Ballkanin dhe posti i tij për zgjerim, do të jepte kontekstin real e të nevojshëm të këtij pakti: zgjedhjet mbahen jo vetëm për të përcaktuar se kush do ta udhëheq vendin në mandatin e ardhshëm, por edhe për të përcaktuar shpejtësinë me të cilin ky vend mund të integrohet në BE.

Por, marrëveshja trepalëshe nuk është vetëm për zgjedhjet, ndonëse shkasi fillestar janë ato, gjegjësisht pjesa organizative e tyre. Marrëveshja, duke vendosur konsensusin e nevojshëm për zgjedhjet duhet të përcaktojë në formë bazike edhe dy pika të tjera. Ato, në vija të trasha, duhet të jenë liria e lëvizjes për qytetarët e Shqipërisë në BE (pra qarkullimi pa viza) dhe data e mbërritjes së Shqipërisë në kategorinë e shtetit kandidat anëtarësimi për në BE.

Pushteti i tanishëm dhe opozita e tanishme, pa marrë parasysh se çfarë do të jenë rezultatet në zgjedhjet e vitit 2009 do të merreshin vesh për punë të përbashkët, edhe pas zgjedhjeve, për të arritur dy objektivat. Pala e tretë, komisioneri Rehn në emër të BE-së, do të artikulonte listën e kërkesave që do të duheshin përmbushur para dhe pas zgjedhjeve, në mënyrë që këto objektiva të mbërrihen sa më parë.

Do të ishte e qartë pushtet dhe opozitë sot se çdo hap është i lidhur me tjetrin: nëse nuk i ke në rregull listat zgjedhore, atëherë nuk ke në rregull bazën e të dhënave për qytetarët e vendit tënd dhe atëherë për shkaqe elementare sigurie nuk do të jetë e mundur që të liberalizohet hyrja e qytetarëve të vendit tënd në BE dhe kështu nuk do të mund të afrohet as data e të fituarit e statusit të kandidatit.

Por, po ashtu do të mund të kundrohej ndryshe, për BE-në: duke ofruar perspektive të qartë dhe të prekshme të integrimit në BE, veprimet politike në Shqipëri, drejt zgjedhjeve dhe pas tyre, do të kundroheshin prej këndvështrimit të integrimit evropian, e jo vetëm të luftës bazike për pushtet brenda vendit. Në këtë kut, lista zgjedhore është baras me pasaportën biometrike pa vizë dhe është baras me një date kur Shqipëria bëhet kandidate për anëtarësim.


4.

Shqipëria ka nevojë të dalë nga mendësia e tranzicionit, të lodhshëm e të gjatë. Pakti evropian do të mund t‘i ndihmonte, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të ndryshojnë këndvështrimin e vendit, që këto zgjedhje të mos konsiderohen si edhe një ritual tranzicioni. Qytetarët e Shqipërisë kanë nevojë të dëgjojnë, në konstatime të matshme e të verifikueshme, me afatizime, se çfarë është fati i integrimit të vendit. Po ashtu, kanë të drejtë që brenda këtij konteksti të dëgjojnë prej partive politike se çka është ajo që këto mund të bëjnë në mënyrë që të shpejtohet ky integrim.

Natyrisht, është edhe ana tjetër, ajo e BE-së. Ka brenda BE-së njerëz që do të thonë se Evropa nuk është gati për të menduar për zgjerim, e aq më pak për Shqipërinë, e cila nuk ka nam aq të mirë. Por, argumentet flasin tjetërsoj. Së paku, një e katërta e Shqipërisë është edhe ashtu në BE, dhe duke qenë aty, ka transformuar Shqipërinë jo vetëm me paratë, por edhe me njohurinë, në të kthyer në vend.

Shqiptarët, me liri lëvizjeje brenda BE-së, do të ishin faktor pozitiv për vetë BE-në, ashtu siç është dëshmuar ka kohë. Në Greqi, atje ku ka më së shumti, kjo fuqi punëtore ka mbushur fondet pensionale dhe ka kontribuar në ngritjen më të lartë zhvillimore që mban mend vendi. Në Itali, ekonomia me të madhe alarmon për nevojën e importit të fuqisë punëtore. Punëtorët shqiptarë kanë qenë dhe janë pjesë e vyeshme e fuqisë së re punëtore, duke respektuar rendin dhe ligjin. ثshtë dëshmuar një dhe njëmijë herë në statistikat italiane se shqiptarët që jetojnë në formë legale në vend kanë shkallë më të ulët kriminaliteti se vet italianët; ata që gjenden ilegalisht kanë shkallë po aq të lartë kriminaliteti sa edhe ilegalët tjerë. Bashkimi Evropian, duke e thelluar marrëdhënien me Shqipërinë, shndërron në kontratë ligjore qarkullimin që do të ekzistojë mes shqiptarëve dhe vendeve të tjera evropiane, legalisht, apo ilegalisht.

Bashkimi Evropian mund të lozë një rol vendimtar për ndryshimin e paradigmës politike në Shqipëri. Ekziston mundësia reale që politika të marrë një kut të ri vlerësues, atë evropian, dhe këto zgjedhje, duke adoptuar kritere të këtilla të vlerësimit të bëjnë atë kthesë vendimtare që i nevojitet vendit, pa paragjykuar se kush do të fitojë në to.

Gazeta Shqip
 
Pyetjet qe lindin nga leximi i ketij artikulli jane te shumta, por une do perqendrohem ne nje aspekt te vetem per analize:

Pyetje: Perse shqiptaret kane nevoje te hyjn ne BE?

Pergjigje:per arsye ekonomike dhe politike! Hyrja ne BE u jep mundesi shume shqiptareve te qarkullojne dhe punojne lirshem ne BE! Mendohet se kjo liri veprimi do sjelle edhe mirqenie ne ekonomine shqiptare! etj

Personalisht mendoj se nuk eshte keshtu, edhe sepse BANKA QENDRORE EUROPJANE eshte 1 BANKE PRIVATE DHE JO SHTETERORE!
Qytetaret europjani paguajne taksat e tyre jo shtetit te vet por bankiereve private!!

Nese Shqiperia do punonte ne keto 18 vjet per te permirsuar ekonomine e saj, duke i dhene prioritet privatizimeve me kapital plotesisht ose pjeserisht shqiptar, sot ne Shqiperi do kishte me shume vende pune dhe nje pjese e mire e shqiptareve nuk do e shihte te nevojshme emigracionin si 1 zgjedhje te detyrueshme por do e shihte si nje zgjedhje normale per tu specializuar!

Por sot ne shqiperi nuk egzistojne fusha/ industri te ekonomise me pronesi 100% shqiptare ose pjeserisht shqiptare, por jane te gjitha te huaja!!!
Po e shpjegoj ne menyre sa me te tjeshte per te qene e kuptueshme nga te gjith arsyja pse nuk zhvillohet vendi nga investimet e huaja!
Investimet e huaja nenkuptojne qe te tjeret te vijne ne shtepine tende e te fillojne te blejne njehere tavolinen, pastaj divanin, pastaj TV, pastaj nje faqe muri, pastaj deren, pastaj oborrin, pastaj çatine etj derisa ne fund ty nuk do te ngelet me asgje, pasi shtepia jote do jete e ndare dhe prone e te tjereve, edhe sepse nga shitja e shtepise ti nuk ke perfituar vleren reale te saj por ate nominale duke qene se Shqiperia eshte klasifikuar si shtet i Varfer e ne Zhvillim E Siper !

Bankat sot ne shqiperi nuk i ke shteterore por private dhe i ke me pronesi greke, italiane, dhe austriake, te cilat jane pronesi e bankave akoma me te medha ne nivel nderkombetar.
Kjo ben qe te gjitha paret qe hyjne ne shqiperi me ane te emigracionit (i cili eshte i vetmi burim/investim ekonomik shqiptar) te perfundojne ne llogarite rrjedhese te ketyre bankave! Keto banka nuk eshte se i lene keto pare ne arkat e tyre perkundrazi keto pare perdoren per investime ne vende te tjera, operacione ne burse, shit-blerjen e indiustrive te ndryshme etj, Pra ndodh qe bankat perfitojne 10 fish me shume nga paret e emigranteve shqiptar, nderkohe qe shqiptaret perfitojne veçse ate 1% te interesit/montantes te llogarise rrjedhese ose depozites qe kane!!

Ketu keni nej shpjegim ne lidhje me faktin sesi bankat shesin para qe nuk posedojne: Why Banks Sell Money They Don't Own? Is Seignorage The Secret Money Tree? Why Banks Sell Money They Don't Own? Is Seignorage The Secret Money Tree? - Robin Good's Latest News

Shpjegim se çfare eshte Seigniorage: Seigniorage - Wikipedia, the free encyclopedia



Video shume interesante qe shpjegon Seignorange-in Bankar dhe gjith GENJESHTRAT E DEBISE PUBLIKE: [ame=http://video.google.com/videoplay?docid=-9148602728649390194]The seigniorage's fraud and the secrets of public debt - giorgiosimonetti.net[/ame]


Beni llogarite vet per te kuptuar pse kemi nevoje per krijimin e kompanive shqiptare me pronesi kombetare shqiptare!!
 
Ajo pikepamja qe thua ti bilder, eshte shume e drejte. Por gjithsesi, ajo qe shqiptareve u duhet ver8, fillimisht eshte te mos diskriminohen si qytetare te botes se III, te levizin lirshem neper bote, te futet Shqiperia ne rajonet e sigurta te Europes, te ndalet korrupsioni dhe te shtohen vendet e punes.

Ti mire thua qe ne na nevojiten kompanite me pronesi shqiptare. Por e ke idene sesa biznesmene dhe njerez te pasur shqiptare hezitojne sot te ngrene nje biznes ne vendin e tyre vetem sepse ka pasiguri dhe stabilitet. Mungojne elementet fillestare si energjia elektrike, bizneset gjithashtu jane te rrezikuara nga monopolizimi politik i biznesit, nga njeanshemeria e politikave fiskale etj etj

E per te realizuar keto te fundit, mesa duket na duhet nje roje i huaj mbi koke qe te mesojme te sillemi...
 
Ajo pikepamja qe thua ti bilder, eshte shume e drejte. Por gjithsesi, ajo qe shqiptareve u duhet ver8, fillimisht eshte te mos diskriminohen si qytetare te botes se III, te levizin lirshem neper bote, te futet Shqiperia ne rajonet e sigurta te Europes, te ndalet korrupsioni dhe te shtohen vendet e punes.

Ti mire thua qe ne na nevojiten kompanite me pronesi shqiptare. Por e ke idene sesa biznesmene dhe njerez te pasur shqiptare hezitojne sot te ngrene nje biznes ne vendin e tyre vetem sepse ka pasiguri dhe stabilitet. Mungojne elementet fillestare si energjia elektrike, bizneset gjithashtu jane te rrezikuara nga monopolizimi politik i biznesit, nga njeanshemeria e politikave fiskale etj etj

E per te realizuar keto te fundit, mesa duket na duhet nje roje i huaj mbi koke qe te mesojme te sillemi...


fillimisht eshte te mos diskriminohen si qytetare te botes se III, te levizin lirshem neper bote, te futet Shqiperia ne rajonet e sigurta te Europes, te ndalet korrupsioni dhe te shtohen vendet e punes

O Nostra po nuk e kupton se ketu qendron e gjith çeshtja o burr i dheut??
Nese ti ke vende pune ne truallin tend shton mirqenien ekonomike ne vend per veten dhe per te tjeret, dhe nuk ke nevoje te detyrohesh te shkosh emigrant dhe te punosh jashte!
Vetvetiu shqiperia ka per tu bere nje shtet i fuqishem ekonomikisht dhe politikisht dhe nuk do kete me nevoje tu shtrije doren te tjereve!
USA u ndertua si shtet nga shfrytezimi i punes se emigranteve qe vinin ne USA dhe jo e kunderta!!


Por e ke idene sesa biznesmene dhe njerez te pasur shqiptare hezitojne sot te ngrene nje biznes ne vendin e tyre vetem sepse ka pasiguri dhe stabilitet. Mungojne elementet fillestare si energjia elektrike, bizneset gjithashtu jane te rrezikuara nga monopolizimi politik i biznesit, nga njeanshemeria e politikave fiskale etj etj

Po kush e ka fajin per kete mor Nostra? Kush e ka çuar situaten ne kete drejtim ne keto 18-vjet? Jane pikerisht politikanet dhe pushtetaret shteteror qe me ane te ligjeve te aprovuara qe jane ne favor te te huajve dhe jo te biznesit shqiptar kane demoralizuar dhe penguar iniciativen e biznesmenit shqiptar.
Ti merre me mend ligji i para nje viti "Shqiperia 1 Euro" eshte nje pisllek ligjor, pasi nuk merr ne konsiderate kontigjentin e biznesmeneve shqiptar por favorizon hyrjen e te huajve!!

E dime shume mire te gjithe qe politikanet ne shqiperi merren me trafiqe armesh, droge etj, Po ku vene keto para, ku perfundojne, investohen apo jo?
Pastaj eshte vertet qesharake, pasi çdo shtet ne bote per te shtuar te ardhurat e arkes se tij investon ne burse, investon ne instrumenta financiare te ndryshme: aksionet, derivatet, çertifikatat, Obligacionet, tituj, bot, etj
Dhe jam mese i bindur se shteti shqiptar ka investuar, dhe se nga falimentimet e fundit bankare ne USA dhe BE , shteti Shqiptar ka patur humbje!
 
Redaktimi i fundit:
Bilder, une jam ne nje mendim me ty. Kur shkrova qe shqiptaret te levizin lirshem neper bote ( sepse bota eshte e te gjitheve) e kisha fjalen qofte edhe si turiste.

Kam degjuar qe vitin qe vjen edhe ne Shqiperi do aplikohet bursa.

Shqiperia 1 euro ishte diskriminim themelor ndaj biznesit vendas, por kur ky i fundit nxorrii vetem nje klithme nga fundi i fucise qe nuk u degjua askundi, mire tu behet atyre dhe neve...

Politikat e majta sot, po perqendrohen gjithmone e me shume tek biznesi vendas, tek subvencionimi shteteror i tyre kundra nje % ver8 te ulet.

Megjithate, une mendoj qe turizmi( jo i kufizuar vetem ne turizmin masiv veror) eshte celsi i daljes nga tranzicioni ekonomik qe ka mberthyer Shqiperine.

Te shpresojme qe zgjedhjet e ardhshme politikanet te 3gohen qytetare, sepse gjithcka qe kaluam, nuk mund te kthehet me pas.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top