Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nje molle ne dite, mban mjekun larg jush

Nje molle ne dite, mban mjekun larg jush


"Një mollë në ditë e mban mjekun larg nesh". Kjo thënie e vjetër na kujton efektet pozitive të këtij fruti te shëndeti ynë, por sa prej nesh e dinë me saktësi se ku ndikon pozitivisht konsumi i përditshëm i tij.
Molla me vetëm 45 kalori për 100 g peshë përmban shumë vitamina e kripëra minerale. Falë fibrave në përmbajtjen e saj, molla ka ndikim pozitiv në jashtëqitje.
Gjithashtu, molla përmban acid salicilik, që ndihmon në pastrimin e dhëmbëve pas konsumimit të ushqimeve.
Ne po ju japim edhe 5 arsye të tjera për të konsumuar këtë frut të shëndetshëm.

1) Ul nivelin e të ashtuquajturit kolesterol i keq. Një studim i universitetit të Floridës ka arritur në përfundimin se konsumimi i një molle në ditë ul kolesterolin e keq tek gratë me 25 për qind për rreth 6 muaj. Dhe jo vetëm: ngrënia e mollëve në mënyrë të rregullt ul nivelin e agjentëve që kanë lidhje me sëmundjet kardiake (si p.sh. proteina C-reaktive) dhe ndihmon në rënien në peshë.

2) Ngadalëson kancerin në gjoks. E përdorur në formë ekstrakti, molla kundërshton zhvillimin e kancerit në gjoks. Sipas një studimi universitetit të New York-ut, ekstrakti i mollës, i cili iu dha minjve, u pa se ishte në gjendje të ngadalësonte rritjen e formës më vdekjeprurëse të kancerit të gjoksit. Dhe jo vetëm kjo. Kontibuti efikas i mollës u vu re edhe në parandalimin e të tjera llojeve kanceresh, si p.sh. ai i zorrës së trashë apo i prostatës.

3) Forcon kujtesën - Lëngu i mollës rrit prodhimin në tru të një neurotransmetuesi të rëndësishëm të quajtur acetilkolina dhe përmirëson kujtesën. Sipas profesorëve të Universitetit Lowell të Massachusetts-it, komunikimi cerebral i neurotransmetuesve është thelbësor për një shëndet të mirë jo vetëm të trurit, por të gjithë organizmit.

4) Parandalon rrudhat - Konsumimi i mollës i bën mirë edhe lëkurës, ngadalëson plakjen dhe kufizon formimin e rrudhave për shkak të sasisë së madhe të polifenoleve që përmban.

5) Mbron mushkëritë nga astma dhe alergjitë - Një studim i Universitetit të Nottingham-it në Britaninë e Madhe arriti në përfundimin se ai që konsumon 5 mollë ose më shumë është më pak i ekspozuar ndaj problemeve të aparatit të frymëmarrjes. /shekulli/
 
Pe: Nje molle ne dite, mban mjekun larg jush

Do na lini pa pune o popull LOL LOL
 
Pe: Nje molle ne dite, mban mjekun larg jush

Nje kuriozitet me shume per frutin tim te preferuar...Sidomos ato mollet jeshile(granny smith quhen ketej,me pelqejne shume)...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back