Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Një miliarder australian po ndërton “Titanik II”

Deri tani miliarderi australian, i quajtur Clive Palmer, ka marrë 20 mijë kërkesa për pjesëmarrje në udhëtimin e parë të përurimit.

titanic.jpg

KANBERRA- Sipas AFP-së, miliarderi australian, Clive Palmer, ka bërë të ditur se projekti i ndërtimit të “Titanic II” është në rrugë të mbarë. Pikërisht ndërtimi i versionit modern të translantikut të famshëm. Sipas planeve të bëra të njohura prillin e kaluar, anija duhet të kishte të njëjtat dimensione të pararendëses pa fat. Projekti do të mbikëqyret nga finlandezi Deltamarin për t’u siguruar që respekton standardet e sigurisë ndërkombëtare. Transantlantikja do të ndërtohet në kantieret kineze të Csc Jinling.

Do të jetë e gjatë 270 metra, e lartë 53 metra dhe me një peshë prej 40mijë ton. Do të ketë 9 urëkalime dhe 840 kabina. Udhëtimi përurues mes Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara është fiksuar për në 2016. Deri tani ka 20 mijë kërkesa për të marrë pjesë në këtë udhëtim.
Burimi: realitetisot.com
 
Pe: Një miliarder australian po ndërton “Titanik II”

Me duket ekziston nje teme e tille...
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top