Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Një Material i Rrallë i Arkivës së ''The New York Times''

Materiali në vijim është një botim i vitit 1911 dhe flet për një vajzë shqiptare, heroine lufte. Shkrimin origjinal në anglisht mund ta shikoni në këtë link: http://gazetakritika.net//Forumi/media/1/20080924-104825658.pdf .
Materiali u postua nga Klajd Kapinova dhe u përkthye nga redaksia e Gazetës Kritika. Lexoni përkthimin ne vijim:

Shqiptarja "Joan of Arc" (Joana e Arc-ës)

Një heroinë simpatike zë vendin e të atit dhe mposht turqit.
Cetinjë, 9 maj. - Një vajzë e re; emri i së cilës korrespondon me emrin e "Maid of Orleans" (Virgjëresha e Orleans. Heronë kombëtare franceze e shekullit të 15-të, shenjëtore katolike, që u dogj nga anglezët në turrën e druve.)
po këndohet së fundi nga rapsodë malazezë në hotelet dhe kafenetë e Podgoricës. Kur javën e kaluar babai i saj (komandant i trashëguar i klanit-fisit) ra në betejën e Vranjës, ajo menjëherë zuri vendit e tij dhe i çoi Martinasit drejt fitores kundër turqve. Perveç anës romantike të luftës, që për Jonitca Martinin është shumë e bukur, beteja ka rëndësi edhe për faktin se malazezët janë bashkuar në një front me shqiptarët.

Sipas një të njohuri të saj, "Joana e re e Acr-it", s'është as 22 vjec, dhe është "e gjatë, e pashme dhe një femër e re me fizik të zhvilluar. Të gjitha femrat shqiptare janë trime, dhe të stërvitura gjatë vajzërisë së tyre në përdorimin e armëve, dhe meqenëse atje nuk ka mushka lufte, ato (gratë) tranportojnë ushqimet e municionin për ushtarët, duke i shpërndarë deri në vijen e frontit."

"Dhe a vriten ndonjëherë?"
"Po, ndodh shpesh."

"Jonitca do të mbante ndoshta një pushkë të Martinajve; ose, ashtu si shumë pushkë të Martinajve që u morën vitin e kaluar nga turqit, arma e saj do të kishte qenë mbase, një pushkë shqiptare e tipit të vjetër, e zbukuruar me punime argjendi dhe me tytë shume të gjatë e të ngushtë.

"E shtëna me armë është pothuajse e vetmja zbavitje e burrave dhe e grave në Shqipëri. Djemtë dhe vajzat mësojnë të qëllojnë kur janë vetëm 12 vjec. Nëpër dasma njerëzit zbaviten duke kërcyer dhe shtënë me armë; edhe gjatë ceremonive fetare të bekimit të foshnjeve, të shtënat me armë jane përsëri zbavitja kryesore - duke qëlluar objekte për një çmim të vogël - dhe nëpër festivale të shtënat vazhdojnë gjatë gjithë ditës. Kjo veti e shqiptarëve është një nga vështiresitë më të medha me të cilën janë përballur turqit, sepse arma për shqiptarët është pjesë e jetës së tyre kombëtare; njerëzit i perdorin armët gjatë ditës dhe flene me to gjatë nates. Ky zakon është zhvilluar për shkak të gjakmarjes në vend dhe problemeve që u vijnë nga kufijtë e jashtëm.

"Fizikisht, shqiptarët janë raca më e pashme në Europë. Gratë e tyre janë simpatike, me flokë me ngjyrë të errët, megjithëse sytë i kanë ndonjëherë edhe gri. Ti shikosh ato duke ecur është kënaqesi. Ne na pelqen të shohim "the ballet in Servia" (një lloj kërcimi popullorë në Servia - një rajon në SHBA). Herën e parë kur pashë ecjen e shqiptarëve, mu krijua e njëjta kënaqësi. Lëvizjet e tyre janë kaq të bukura, elegante e me forcë brenda.

"Po, ata janë një racë shumë fine dhe shumë e talentuar. Ata janë si skocezët e shekullit të 17-të, dhe do të bëhen raca më e mirë, intelektualisht e fizikisht, e Ballkanit. Nëse ju shkoni në Kostandinopojë, do të konstatoni se shumë nga meshkujt fin, jo vetem ushtarë por edhe burra shteti, janë shqiptarë.

"Problemi i tyre është, që për shkak të nivelit aktual të qytetërimit, ata nuk po munden të zoterojnë idenë e shtetit. Klani (fisi) është organizimi i tyre më i lartë; dhe ata nuk janë në gjendje të shikojne rëndësine e kombinimit të fisit me një organizim më të lartë për të bërë shtetin. Por dhe ajo ditë do të vije."

The New York Times
Publikuar më 21 maj 1911
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back