Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Një luftë mes Shqipërisë dhe Iranit? Ben Blushi: Qimja e Profetit Muhamed ndodhet në Tiranë, ja pse e përdora në libër

1726689499xblushi-352.jpg

Ish-politikani dhe shkrimtari Ben Blushi është shprehur se në Tiranë, në një teqe të vjetër, ndodhet qimja e Profetit Muhamed.

Komentet Blushi i bëri në emisionin në A2 CNN, ku zbuloi detaje nga libri i tij i ri, i titulluar ‘Parajsa Artificiale’.

Blushi tha se fakti që qimja e Profetit Muhamed ndodhet në Tiranë, në librin e tij është ndërthurur me një sajesë ku thuhet se kjo gjë mund të fusë në luftë Shqipërinë me Iranin.


Është një teqe e vjetër e familjes Harasani, ngjitur me shkollën Sami Frashëri. I zoti i shtëpisë që është një burrë shumë i ditur, tani ai mban teqenë e trashëguar nga familja prej 400 vitesh, më ka thënë ‘unë mbaj në shtëpi qimen e Profetit Muhamed’. Pra deri këtu është e vërtetë, është fakt real. Tani ne e marrim këtë fakt në libër, Simon Shuter e përdor këtë për të sajuar një luftë mes Shqipërisë dhe Iranit.

Pra të fusë në luftë Iranin me Shqipërinë. Ti e di besoj se kush është ndarja më e madhe në Islam, Shiit dhe Sunit. Irani është i gjithi Shiit, ndërsa vendet e tjera arabe, Sunite. Kta kanë një konflikt dhe konflikti ka nisur kur vdiq Muhamedi, në vitin 632. Debati ishte se kush do e trashëgonte Kalifatin, e bija apo nusja e Muhamedit, e vogla, Aishja. E bija vendosi që pushtetin ta merrte krahu i saj me të atin, këta ishin Sunitë. Pjesa tjetër, e bija me dhëndrin e Muhamedit ishin Shiitë.
Këto dy ndarje nuk u pajtuan kurrë. Ata u ndanë e u vranë. Ata u zunë sepse Muhamedi nuk e caktoi para vdekjes së kush duhet të drejtonte. Ai ishte liberal. Simon Shuter (në libër) thoshte se nëse Irani merr vesh se qimja e Muhamedit ka ardhur në Tiranë, përmes persëve të ardhur këtu në vitin 1600, ata mund të provojnë se kanë spektrin e Muhamedit dhe Irani do të na pushtojë të marrë qimen”, tha Blushi.

Pamfleti
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back