Një kompani dyshohet se dërgonte jashtë vendit paratë e politikanëve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
PROKURORIA

1

Hetimet

Dyshohet se shumë politikanë ose biznesmenë kanë përdorur për koperturë shoqërinë e Ismailajt për të transferuar jashtë vendit paratë. Ismailaj merrte përqindje për çdo transfertë

2

Vështirësia

Prokuroria e ka të vështirë që të faktojë dyshimet se paratë e politikanëve apo biznesmenëve janë dërguar jashtë vendit, duke qenë se nuk ka asnjë të dhënë për milionat e parë të eurove

3

Letërporositë

Mësohet se hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës do të shtrihen edhe jashtë vendit, ku janë kërkuar ose do të kërkohen të dhëna nëpërmjet letërporosive në SHBA dhe në Zvicër

Prokuroria: Kastriot Ismailaj, administrator i ‘Adriatic…’, hetohet për pastrim parash. Kërkohet origjina e miliona eurove të para, letërporosi në Zvicër dhe SHBA

Sokol اobo


kastriot-ismailaj_1.gif




kastriot-ismailaj_1Prokuroria është në gjurmët e parave të disa politikanëve dhe biznesmenëve që kanë dërguar jashtë vendit miliona euro. Hetimet për kompaninë “Adriatic…” me administrator Kastriot Ismailajn, kanë ngritur dyshime të forta se dhjetëra miliona euro kanë përfunduar në disa vende, të ashtuquajtura “parajsa fiskale”, në Europë ose në SHBA. Gjatë viteve të fundit, akuza ka konstatuar se kjo kompani ka xhiruar shumë para, megjithëse aktivitetin në Shqipëri e ka “0”. Për këtë arsye, prokuroria ka hapur hetime për pastrim parash për Ismailajn, ndërsa disa ditë më parë kërkoi që 3.2 milionë euro dhe 450 mijë euro të konfiskohen. Megjithëse janë faktuar këto xhirime, sërish prokuroria e ka të vështirë që të faktojë dyshimet se paratë e politikanëve apo biznesmenëve janë dërguar jashtë vendit, duke qenë se nuk ka asnjë të dhënë për milionat e parë të eurove. Mësohet se hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës do të shtrihen edhe jashtë vendit, ku janë kërkuar ose do të kërkohen të dhëna nëpërmjet letërporosive në SHBA dhe në Zvicër.

bilanc.gif


bilanc1.gif


bilanc2.gif



bilanc
bilanc1
bilanc2

Pastrimi i parave

Hetimet për kompaninë që administrohet nga Kastriot Ismailaj kanë filluar vite më parë, por disa herë janë pushuar, ndërsa Drejtoria kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit ka referuar disa herë informacione në prokurori. “Në informacionin e referimit parashtrohet fakti se shtetasi Kastriot Ismailaj ka investuar shuma të mëdha parash në pasuri të paluajtshme, për të cilat ka dyshime se vijnë nga aktivitete të paligjshme kriminale. Ismailaj dhe shoqëria ‘Adriatic Development Corporation LTD’, në periudhën 2006 – mars 2008 në një bankë kishte përfituar transferta në mbërritje në shumën totale 4.598.501 USD dhe 800.000 euro. Pjesa më e madhe e këtyre fondeve ishte dërguar nga një shoqëri në SHBA. Transfertat ishin dërguar edhe nga Zvicra”, thuhet në një vendim gjykate, ndërsa vijon se “një pjesë të fondeve të përfituara në emër të shoqërisë ‘Adriatic…’, në një total prej 2.994.376 USD, Kastriot Ismailaj i kishte transferuar të strukturuara në shuma të ndryshme, ku si përfitues ishin kompani dhe persona të ndryshëm në shtete të ndryshme të njohura si parajsa fiskale”.

Akuza thotë se nga informacionet rezulton se përshkrimet në këto transferta ishin të ndryshme si pagesa për studime fizibiliteti në projekte minierash, për shërbime ligjore, për shpenzime zyre, për konsulentë, për shpenzime udhëtimi, pagesa për numra telefonash etj. Megjithatë, informacionet ishin se të ardhurat e kësaj kompanie kanë qenë zero. “Në informacionin e referimit, gjithashtu theksohet se nga llogaritë e sipërcituara janë kryer transferta dalëse në favor të disa shoqërive dhe individëve me adresa në vende të njohura si parajsa fiskale. Pra llogaritë në emër të një shoqërie tregtare e cila nuk ka përdorime fondesh brenda Shqipërisë megjithëse është subjekt i regjistruar në bazë të legjislacionit shqiptar, janë përdorur si koperture për të xhiruar paratë e përfituara nga jashtë për t’u ritransferuar në vende, banka dhe destinacione të ndryshme po jashtë Shqipërisë”, thotë akuza.

Biznesmenët dhe politikanët

Pas zbulimeve të xhirimit të miliona eurove ndër vite të kësaj shoqërie, me administrator Ismailajn, akuza ka rënë në gjurmët se këto para kanë qenë të disa politikanëve dhe të disa biznesmenëve që kanë transferuar jashtë vendit para. Akuza ende nuk ka emra të “pronarëve” të këtyre parave, por dyshon se shumë politikanë ose biznesmenë, kanë përdorur për koperturë shoqërinë e Ismailajt për të transferuar jashtë vendit paratë. Dyshohet se Ismailaj merrte përqindje për çdo transfertë, ndërsa i justifikonte për kryerjen e disa punimeve. Por, duke qenë se aktivitetet në Shqipëri kanë qenë “0”, akuza dyshon se kjo kompani vetëm sa ka xhiruar miliona euro, për t’i transferuar nga Shqipëria drejt vendeve që njihen si “parajsa fiskale”.

Shoqëria ‘Adriatic…’

Sipas ekstraktit të QKR-së, kompania në fjalë është regjistruar në datën 28 dhjetor 2006. ثshtë regjistruar në Tiranë dhe ka si objekt “veprimtari, këshillim dhe financim për promovimin e zbulimit, zhvillimit, përpunimit dhe prodhimeve minerale, si dhe infrastrukturën e projekteve energjetike”. Në lidhje me pasqyrat financiare në vitin 2013, kompania ka pasur 523 milionë lekë të ardhura, ndërsa të gjitha të dhënat e tjera kanë qenë “0”.

DOKUMENTET

Vendimi i gjykatës

Gjyqtari Altin Shkurti në muajin shtator të vitit 2014 vendosi sekuestrimin e rreth 3.2 milionë eurove

“Parajsa fiskale”

Janë përdorur si koperturë për të xhiruar paratë e përfituara nga jashtë për t’u ritransferuar në vende, banka dhe destinacione të ndryshme po jashtë Shqipërisë
Ekstrakti i QKR

Kompania në fjalë është regjistruar në datën 28 dhjetor 2006. ثshtë regjistruar në Tiranë dhe ka si objekt “veprimtari, këshillim dhe financim për promovimin e zbulimit, zhvillimit, përpunimit dhe prodhimeve minerale, si dhe infrastrukturën e projekteve energjetike”

Pasqyra financiare 2013

Në lidhje me pasqyrat financiare në vitin 2013, kompania ka pasur 523 milionë lekë të ardhura, ndërsa të gjitha të dhënat e tjera kanë qenë “0”.

g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top