Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Një komision i PE fton vendet e Bashkimit Evropian të njohin pavarësinë e Kosovës

  • Nga redi-
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar sot një Rezolutë për Kosovën nëpërmjet së cilës ftohen ato vende anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë. Në të njëjtën rezolutë thuhet se Serbia duhet "të veprojë në mënyrë pragmatike ndaj statusit të Kosovës", megjithëse pranohet se "njohja e Kosovës tani për tani nuk është mundësi e pranuar politike për udhëheqjen në Beograd".

Deputetja nga Austria, Ulrike Lunacek, e cila është edhe raportuese për Kosovën, tha se ky është një lajm shumë i mirë dhe një rezultat i mirë për Kosovën, ndërsa ka shprehur bindjen se edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian, më 7 korrik në Strasburg, do të votohet me shumicë të madhe votash në favor të kësaj rezolute. Ajo tha se Parlamenti Evropian edhe kësaj radhe konfirmoi se e sheh të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian si një shtet të pavarur.

Në Kosovë, autoritetet thanë se një shqiptar është arrestuar në lidhje me krime të luftës. Zëdhënësja e Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë, Kristina Herodes, njoftoi se në rajonin e Gjakovës, Departamenti Ekzekutiv i Policisë së EULEX-it, ka kryer një bastisje në një shtëpi dhe ka arrestuar një të dyshuar. Rasti është pjesë e hetimeve të vazhdueshme të EULEX-it mbi keqtrajtimet e mundshme të personave të mbajtur në objektet e ish Ushtrisë اlirimtare të Kosovës në veriun e Shqipërisë gjatë konfliktit të viteve 1998-1999.

Lidhur me këtë rast janë identifikuar edhe dy të dyshuar të tjerë, thuhet në njoftimin e EULEX-it në të cilin nuk janë dhënë hollësi të tjera e as identiteti i të arrestuarit. Ky është rasti i dytë iu arrestimeve lidhur me akuzat e njëjta që kanë të bëjnë me veprimet e ish luftëtarëve shqiptarë në bazat e tyre ne veriun e Shqipërisë.
Zeri i Amerikes
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back