Nje Komb:Rreth flamurit te perbashkuar

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Kompania e njohur mediale "DigitAlb", në bashkëpunim me disa Organizata Joqeveritare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia do të organizojnë një koncert të madh që do të transmetohet "live", në "My Music". Koncerti do të fillojë në orën 18:00 dhe në të do të parakalojnë yjet më të njohur të muzikës shqiptare.

Tri sheshesh e njohura me emrin "Nënë Tereza", në Prishtinë,Tiranë dhe në Shkup do të jenë qendrat kryesore që do të formojnë trekëndëshin që do ta festojnë 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit. Por gjatë këtij viti ka diçka të re. Nëse në gjithë botën data 28 Nëntori simbolizon festimin e ditës së flamurit atëherë që nga sivjet në Kosovë kjo ditë quhet Dita e Shqiptarëve.Dikujt mund t'i pëlqej e dikujt mund t'i dhemb kjo, pasi që Dita e Flamurit, apo 28 nëntori, kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912, tashmë në Kosovë ka emër ndryshe. Festa e Flamurit emërohet si "Festa e Shqiptarëve" me anë të Ligjit të Festave, konkretisht nenit 5.1 të tij. Madje, kjo festë ka mundur që as mos të shënohet në kalendarin e festave të Kosovës. Por, debati që u bë atëbotë bëri që festa të futet në kalendarin e festave të Kosovës. Mirëpo, festimi i 28 nëntorit është bërë i mundur nëpërmjet bashkëpunimit të 18 organizatave që gjenden në këto 3 shtete si dhe nga kompania "DigitAlb". Transmetimi direkt i kësaj ngjarjeje që do të përcillet me koncertet në 3 qytetet dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin "My Music". "Kjo ka qenë një iniciative e 18 organizatave, pjesë e rrjetit të organizatave shqiptare.Nga Kosova janë lëvizja 'Vetëvendosje', organizata 'اohu' dhe INPO, si dhe Rrjeti i Grave dhe ai Rinor", tha Visar Imeri nga lëvizja "Vetëvendosje". Sipas Imerit me datën 28 nëntor në Prishtinë do të ndodhin dy lloj aktivitete. "Në ora 11:00 do të fillojë panairi i prodhimeve, traditës dhe kulturës shqiptare ndërsa nga ora 18:00 do të fillojë koncerti",tha Imeri. Koncerti do të fillojë në të njëjtën kohë edhe në Shkup dhe Tiranë.Festimin e "Festës se Flamurit" e ka konfirmuar edhe drejtori i Departamentit për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Mustafë Halili. "Ne kemi njohuri për këtë koncert dhe nuk e kemi parë të udhës që të marrim ndonjë vendim tjetër pasi që kjo është një punë e mirë e këtyre të rinjve. Vendimi përfundimtar do të merret të hënën, ku ne do t'i bashkangjitemi kësaj iniciative", ka thënë për Express, Halili. Ai nuk ka harruar pa përmendur edhe organizimet e përparme të Komunës, por nuk ka harruar pa përmendur se normalisht ky do të jetë njëri ndër koncertet më të mëdha që janë organizuar për 28nëntorin. "Koncerti do të organizohet në tri qendra në Tiranë, Shkup dhe në Prishtinë dhe do të transmetohet live. Ne kemi zgjedhur lokacionin, e ai është Sheshi Nëna Terezë tek hotel Iliria. Por, takimi i së hënës është më shumë se si t'i bashkohemi atij, ku do ta kemi ne vendin si komunë, a do të kemi edhe ne ndonjë pikë koncerti apo diçka tjetër. Përndryshe gjithçka është OK", ka thënë për Express, Halili.Ai nuk ka agjenden e e saktë të këtyre koncerteve, por ka mësuar se moderator në Prishtinë do të jetë aktori Arben Kastrati, ndërkaq një ndër emrat që do të defilojnë të parët në Prishtinë është grupi "Qelbanix", pastaj Rovena Dilo, Mariza Ikonomi, etj. Ndërkaq, në Shkup do të këndojë këngëtarja Vesa Luma dhe këngëtarë të tjerë, shumica nga Kosova, kurse në Tiranë do të këtë befasi edhe më të këndshme.Po ashtu, dihet se kompania mediale "DigitAlb" do të përkujdeset për çështjet teknike të këtij koncerti të madh, kurse koncerti do të transmetohet nga "My Music", kanal ky i kompanisë se lartcekur.

Express

88724.jpg

n655426750_1460342_1417.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Fcbesia, me keqardhje e them por festa e Flamurit, akoma nuk eshte zyrtarizuar si feste nga ai ligj dhe kundrejt kesaj kjo dite sipas te gjitha gjasave do jete dite pune per institucionet qeveritare.

Sa i perket festimit te kesaj feste une u beje thirrje bashkqytetareve te mi se nderi me i madhe kete dite do ishte qe ne mengjein e kesaj dite te shkohet ne homazhe te varrezave me te aferta te deshmoreve. Aty eshte pothuajse i vetmi vende ne Kosove ku akoma valvitet cdo dite flamuri kombtar. Ne kete menyre do i nderojme deshmoret (edhe pse ndoshta nuk pranojne nderime nga te turperuarit) dhe do nderojme flamurin. :gjujpeshk:
 
Titulli: Nje Komb:Rreth flamurit te perbashkuar

JEMI NJث

Festa e 28 Nëntorit në këtë vit do të organizohet më ndryshe prej viteve të kaluara. Me moton "Jemi një", kjo festë, e cila nga Qeveria e Kosovës është emëruar si 'Dita e shqiptarëve', do të festohet në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup. Manifestimet me rastin e kësaj feste pritet të organizohen nën drejtimin e kompanisë së mediave 'DigitAlb' dhe me mbështetjen e organizatave Rrjetit të Organizatave Shqiptare. Xhelal Sveqla nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se ideja e organizimit të një koncerti të madh është bërë që të protestohet duke festuar, ku do të shprehet pakënaqësia ndaj marrjes së vendimit të qeverisë së vendit, ku 28 Nëntori nuk bën pjesë në grupin e festave shtetërore, por nominale. "Së bashku do të organizojmë një koncert të madh, në mënyrë që të protestohet duke festuar edhe ndaj këtij fakti dhe tendencave të shkombëtarizimit, të cilat jemi në ngjarje se janë duke ndodhur çdo ditë e më shumë", thotë Sveqla. Sipas tij, është e papranueshme dhe e pakuptimtë që kjo ditë të mos futet në radhën e festave më të rëndësishme të kombit, duke e ditur faktin se çfarë ngjarjesh të rëndësishme historike kanë ndodhur pikërisht në këtë datë. "Ngritja e flamurit nga Skënderbeu, ngritja e flamurit më 1912, ditëlindja e Komandantit Adem Jashari si dhe dalja publike e UاK-së, dëshmon se çfarë dite e madhe është 28 Nëntori", thotë ai. Ndërkaq, Florie Xhemajli nga organizata antikorrupsin 'اOHU', paralajmëroi se organizime do të ketë edhe në Luginën e Preshevës, ku qytetarët shqiptarë do të marshojnë nëpër qytet, në kërkesë për demilitarizim, flamur dhe universitet. "E bëjmë këtë sepse e ndjejmë se është e drejt dhe populli do kështu. Fatkeqësisht është vendosur që të mos festohet në mënyrë institucionale këtë vit. E festojmë si e festojmë intenca jonë është që rrjedhat të ndryshojnë dhe kërkesat tona janë që të festojmë prapë gjithë së bashku me moton "Jemi një", por në mënyrë sa më dinjitoze dhe zyrtare", thotë ajo. Organizatorët kanë pohuar se nuk kanë bërë asnjë kërkesë që të festohen në mënyrë institucionale, pasi që, sipas tyre, një gjë të tillë e kanë bërë të ditur më herët. Në këtë ditë, Rrjeti i Organizatave Shqiptare po ashtu ka marrë përsipër organizimin e panairit të traditave, ku do të përfaqësohen mbi 50 prodhues nga Kosova dhe viset e tjera të banuara me shqiptarë. Me këtë rast do të ekspozohen pjesë të traditës si dhe të arriturat e kombit shqiptar. Po ashtu, në kuadër të panairit pritet të ketë edhe këngë shqiptare të ansambleve të ndryshme nga viset shqiptare dhe grupe të rapsodëve, si dhe do të ketë lojëra tradicionale. Transmetimi direkt i kësaj ngjarjeje që do të përcillet me koncertet në 3 qytetet dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin "My Music". Festa e Flamurit emërohet si "Festa e shqiptarëve" me anë të Ligjit të festave, konkretisht nenit 5.1 të Kushtetutës së Kosovës.

Express
panairi28.jpg
 

Attachments

  • panairi28.jpg
    panairi28.jpg
    47.5 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Nje Komb:Rreth flamurit te perbashkuar

Festa e Flamurit emërohet si "Festa e shqiptarëve" me anë të Ligjit të festave, konkretisht nenit 5.1 të Kushtetutës së Kosovës.

Edhe njehere me keqardhje e them se Festa e Shqiptareve apo si e njohim ne Festa e Flamurit nuk eshte e percaktuar me ligjin mbi festat zyrtare te Republikes se Kosoves. Sot na erdhi njoftimi nga Ministria e Sherbimeve Publike se institucionet qeveritare neser kane pushim dhe ne njftimin e tyre thuhej se: ''Kjo dite pune do te zevendesohet me nje dite tjeter''. Kjo e konfirmon ate se kjo nuk eshte feste kombetare. Une mendoj se kjo dite pushim na u dha nga Qeveria vetem me qellimin qe te shuhet frustrimi nga turpi i mbremshem. Te thelle e kan karrigen keta. E kane nuhatur se po mos tu ipej pushim gjakerat do nxeheshin dhe do pjellte ndonje e papritur. Kjo dite pushimi per feste eshte vetem nje mashtrim i radhes se te turperuarve.:gjujpeshk::gjujpeshk:
 
Nuk eshte feste zyrtare edhe per administraten shteterore dita e flamurit ???? :eek:hh::eek:hh::eek:hh:

A jane ne terezi keta apo jo ? Po kush eshte feste zyrtare, bajrami apo clirimi i serbise....

Shqiptaret duhet te bojkotojne sipas meje dhe te bashkohen me kete feste.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top