Një histori alternativë për COVID-19 në Evropë

Të kuptuarit e arsyeve pse Bashkimi Evropian do të dalë nga pandemia më shumë i dobët sesa i fortë mund të jetë një burim trishtimi. Por pranimi i asaj që mund të kishim qenë mund të shërbejë gjithashtu si një trampolinë për ndryshim.



syringe-3908157_960_720-600x400.jpg
.
Imagjinoni sikur pandemia e koronavirusit, në vend që ta minonte besimin te Bashkimin Evropian, ta kishte forcuar atë. Imagjinoni sikur COVID-19 t’i kishte bindur udhëheqësit e BE-së të linin pas vitet e ashpërsisë dhe copëzimit. Imagjinoni sikur ai të kishte katalizuar shfaqjen këtë vit të një blloku me të fortë, më të integruar, në të cilin bota kërkonte lidership global.
Imagjinoni. Nuk është e vështirë ta bëni këtë.
Në fund të shkurtit 2020, dy javë para se Organizata Botërore e Shëndetësisë të shpallte pandeminë, Këshilli i BE-së kishte udhëzuar tashmë Komisionin Evropian që të koordinonte luftën e Evropës kundër koronavirusit. Brenda disa ditëve, Komisioni përpiloi një listë pajisjesh thelbësore në mungesë në të gjithë Evropën, që nga pajisjet mbrojtëse e deri te njësitë e kujdesit intensiv, dhe bëri porosi te prodhuesit. Ai gjithashtu mblodhi Cov-Comm, një komitet epidemiologësh të lartë dhe përfaqësuesish të sistemeve të shëndetit publik të BE-së për të ofruar udhëzime të përditshme. Të çliruar nga nevoja për të siguruar furnizime thelbësore dhe për të hartuar strategji optimale përsa i takon udhëtimeve dhe distancimit social, qeveritë kombëtare u përqendruan në zbatimin e planit emergjent të BE-së.
Një muaj më vonë, kur pandemia ishte përhapur në mënyrë të shpejtë dhe agresive në Italinë veriore, kamionë me pajisje mbrojtëse, bombola oksigjeni, pajisje kujdesi intensiv, madje edhe mjekë dhe infermierë filluan të mbërrinin nga e gjithë Evropa, të gjitha të koordinuara nga Brukseli. Ndërkohë që Parlamenti Evropian debatonte për pikat më të hollësishme të balancimit të lirive civile dhe shëndetit publik, Komisioni vazhdoi të përcaktonte, në bashkëpunim me qeveritë kombëtare, nevojat e sistemeve të kujdesit shëndetësor në të gjithë BE-në.
Në mars, Cov-Comm rekomandoi izolime, me rregulla që ndryshonin nga rajoni në rajon. Këshilli Evropian mbështeti planin e Komisionit për një karantinë, që do të rishikohej çdo ditë. Ndërsa evropianët hynë në karantinë, në të gjithë BE-në u ngrit një rrjet me qendra testimi masiv. Testimi i rregullt në çdo lagje, pranë çdo shkolle dhe afër ose pranë çdo vendi pune do të mundësonte një dalje të koordinuar dhe të sigurt nga izolimi horizontal.

Prilli ishte muaji më i egër dhe numri i viktimave u rrit, por të paktën spitalet e përballuan mirë këtë gjë, falë bashkimit të pajisjeve dhe burimeve njerëzore në të gjithë Evropën. I pyetur nga gazetarët se si komunikonin mjekët dhe infermierët e huaj me kolegët e tyre italianë dhe spanjollë brenda pavijoneve të kujdesit intensiv, një anestezist gjerman u përgjigj: “Përballë vdekjes, profesionistët mjekësorë komunikojnë me anë të osmozës.”
Izolimet ulën si konsumin ashtu edhe prodhimin dhe për pasojë ekonomitë e Evropës hynë në recesionin më të keq që mbahet mend. Ndryshe nga kriza e euros një dekadë më parë, pandemia zvarriti aktivitetin ekonomik në të gjithë Evropën. Armiku i përbashkët, së bashku me frymën e solidaritetit në kujdesin shëndetësor, krijuan një gjendje të re shpirtërore, e cila përshkoi shpejt qarqet zyrtare. Rezultati ishte një rezolutë novatore, e miratuar në fillim të majit nga Eurogrupi i ministrave të financave dhe më pas nga Këshilli Evropian. Next Generation Europe, ose NGE, u fillua menjëherë.
Katër shtylla e bënë NGE-në një parathënie të bashkimit të duhur të Evropës. Kishte një mekanizëm të përbashkët për të thithur rritjen e pashmangshme të borxhit publik ndërsa shtetet përpiqeshin të mbështesnin bizneset dhe punësimin. Një fond qendror shëndetësor tani do të paguante për luftën kundër COVID-19, përfshirë prokurimin e vaksinimit. Një pagesë me para në dorë për çdo evropian do të ishte në dobi të ekonomisë në të njëjtën kohë. Dhe një program i duhur investimesh do të financonte një Green Energy Union Europe aq shumë të nevojshëm.

Për të ndërtuar katër shtyllat e NGE-së, liderët e BE-së u desh të eliminonin pengesën që i kishte bllokuar gjatë të gjitha krizave të mëparshme duke zbuluar se si të simulonin një qeveri federale pa shkelur ligjet dhe traktatet e BE-së. Kjo ishte një zgjidhje e zgjuar. Në mbledhjen e rëndësishme të Këshillit në prill 2020, kancelarja gjermane Angela Merkel thuhet se tha: “Si institucioni ynë i vetëm i përbashkët me fuqi të vërtetë, Banka Qendrore Evropiane do ta mbante gjithnjë barrën. Të paktën le ta përdorim këtë në mënyrë efikase.”
Liderët evropianë bënë pikërisht këtë. Për të përthithur rritjen e pashmangshme të borxhit publik, deficitet buxhetore primare të të gjitha vendeve anëtare që nga marsi i vitit 2020 do të financohen nga bono 30-vjeçare të emetuara nga BQE-ja. Maturimi i gjatë i bonove nënkuptonte që liderët e Evropës po i jepnin vetes 30 vjet kohë për të formuar një qeveri të duhur federale, të kompletuar me një Thesar të përbashkët, që BQE-ja të mos detyrohej të shtypte para për të shlyer zotëruesit e bonove. “Nëse Evropa nuk mund të bashkohet brenda tre dekadave”, tha presidenti francez Emmanuel Macron në takimin e Këshillit Evropian të majit, “ndoshta ne nuk e meritjmë Bashkimin tonë.”
Liderët e BE-së e kishin kaluar Rubikonin dhe tani u shfaqën zgjidhjet e NGE-së për probleme të tjera. Për shembull, për të financuar kërkimin dhe zhvillimin e vaksinave dhe për të paguar për prodhimin vendor nën licencë në të gjithë Evropën, BQE-ja premtoi të blinte bono të përhershme të lëshuara nga kompanitë farmaceutike. Asgjë në statutin e BQE-së nuk e ndalon atë të blejë bono të korporatave, kështu që BE-ja mund ta përdorë këtë mekanizëm për të financuar një program të suksesshëm vaksinimi, si dhe mallra të tjerë themelorë shëndetësorë, që do të ndahen midis të gjithë evropianëve. Edhe më mirë, BE-ja e përdori këtë mekanizëm për të siguruar qindra miliona doza vaksinash për t’i shpërndarë falas në vendet fqinje dhe në vendet në zhvillim.
Pastaj ishte programi i injeksionit të parave të thata i NGE-së, ekuivalenti i çeqeve të qeverisë federale që familjet amerikane morën gjatë pandemisë. Liderët e BE-së zbuluan se asgjë në statutin e BQE-së, ose në ndonjë traktat të BE-së, nuk e ndalon BQE-në që ta kreditojë llogarinë kryesore të çdo të rrituri evropian me 2,000 euro (2,350 dollarë), me një kosto totale prej jo më shumë se 750 miliardë euro.
Së fundmi, NGE-ja e drejtoi Bankën Evropiane të Investimeve që të emetonte bono afërsisht ekuivalente me 5% të të ardhurave totale të Evropës. Kjo financoi një Agjenci të re Evropiane Punësh të Gjelbra për të zhvilluar Bashkimin e Energjisë së Gjelbër të BE-së dhe, në përgjithësi, për të financuar Marrëveshjen e Re të Gjelbër të Evropës.

Ndërsa shifrat e infektimeve u rritën dhe ranë, deri në dhjetor 2020, përhapja e koordinuar e programit të vaksinimit të Evropës ndaloi përhapjen e virusit. Evropianët festuan ardhjen e vitit 2021 me pritshmëri të prekshme të një prosperiteti të përbashkët, të gjelbër. Ndërkohë, pozita globale e Evropës u përmirësua, përfshirë edhe pas Brexit të Britanisë. Dërgesat e vaksinave të dhuruara nga BE-ja luajtën një rol të rëndësishëm, por jo aq të madh sa demonstrimi i Evropës se uniteti dhe solidariteti, më në fund, kishin mbizotëruar në të gjithë kontinentin tonë.

E gjithë kjo mund të kishte ndodhur, por asgjë nuk ndodhi. Të kuptuarit e arsyes përse mund të jetë një burim trishtimi ose një trampolinë për ndryshim.

/Reporter.al
 

Attachments

  • syringe-3908157_960_720-600x400.jpg
    syringe-3908157_960_720-600x400.jpg
    15.9 KB · Shikime: 23
  • syringe-3908157_960_720-600x400.jpg
    syringe-3908157_960_720-600x400.jpg
    15.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top