Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Një Grua, për të Ndihmuar Familjen, Lufton Turpin ndaj Infeksionit me Virus HIV

Virusi HIV dhe paragjykimet e shoqerise

“Njerëzit nuk duan të flasin për vdekjen që vjen nga virusi HIV dhe seksi, sepse kjo bashkon dy tabutë më të mëdha,” shprehet Luiza. Kjo grua duhet ta dijë – ajo ka humbur bashkëshortin e saj nga SIDA dhe vetë është HIV pozitive, bashkë me katër fëmijët e saj. Megjithatë, ajo akoma jeton në fshehtësi si pasojë e turpit dhe stigmatizimit që ekziston në Shqipëri ndaj SIDA-s. Fatmirësisht, po bëhen përparime si në drejtim të trajtimit të sëmundjes, ashtu edhe në drejtim të uljes së turpit dhe stigmatizimit.

Bashkëshorti i Luizës ndërroi jetë në Mars të vitit 2003. Ai nuk e mësoi asnjëherë se po vdiste nda SIDA, pasi, as doktori dhe as bashkëshortja e tij, nuk ia thane kurrë një gjë të tillë. Por njerëzit dyshonin. “Ne jetonim një jetë të mirë si dhe kishim shumë shokë e miq të mirë, por kur bashkëshorti im vdiq, asnjë nga shokët e miqtë tanë nuk erdhën në funeral, sepse e dinin se ai vdiq nga infeksioni me virusin HIV” thotë ajo.

Një mik sugjeroi që Luiza (ajo e ka ndryshuar emrin e vërtetë për të mbrojtur fshehtësinë e saj) dhe katër fëmijët e saj duhet të kontrolloheshin për të parë nëse ishin të prekur nga virusi HIV apo jo. Kontrolli tregoi se ata ishin të gjithë HIV pozitive, pra të prekur nga virusi HIV – me përjashtim të fëmijës së madh, që kishte lindur përpara se bashkëshorti i Luizës kishte bërë transfuzionin e gjakut nga i cili ai mori infeksionin.

Të gjithë prestarët e familjes dhe të afërmit i veçuan Luizën dhe fëmijët e saj, përveç njërës motër, e cila jeton jashtë Shqipërisë. “Të jetosh i prekur nga virusi HIV në Shqipëri është me të vërtetë e vështirë sepse duhet ta mbash atë sekret – nuk mund t’i thuash akujt, sepse përndryshe të mbetet njollë dhe nuk të hiqet” shprehet ajo.

Shqipëria sapo ka konfirmuar 141 të prekura nga HIV/SIDA (në Dhjetor 2004), ku në vitin 2004 janë shtuar 22 raste të reja. Raporti i rasteve të infektuara tek femrat është rritur nga 19 përqind që ishte në vitin 2002 në 40 përqind në vitin 2004, duke pasqyruar ne këtë mënyrë një rritje te “feminizimit” të epidemisë. Transmetimi nëpërmjet marrëdhënieve heteroseksuale është mbizotërues, dhe 70 përqind e rasteve janë zbuluar ndërmjet emigranteve që kthehen.

Virusi vdekjeprures i HIV/AIDS ka prekur edhe 15 persona per vitin 2008. Sipas te dhenave te specialisteve Institutit te Shendetit Publik, vetem gjate ketij tremujori jane shenuar 15 raste te reja, ndersa per sa i perket rruges se marrjes se tij kryesisht ka qene ajo seksuale...
 
Sa injorance ka ne Shqiperi.... Te largojne sikur te kesh lebren,nuk e dine ato se HIV nuk ngjitet me te prekur...
 
mir e kishte thene
Njerëzit nuk duan të flasin për vdekjen që vjen nga virusi HIV dhe seksi, sepse kjo bashkon dy tabutë më të mëdha
kjo vjen nga mungesa e informimit te popullates te cilet [pjesa me e madhe] dine vetem qe SIDA = VDEKJE ...virus nga i cili nuk ka ilac dhe i cili te con ne vdekje....
por jan te paket ata qe dine se si transmetohet e ca dmthn HIV NEGATIV....

po digjuan fjalen HIV viri kryq


Me erdhi edhe me keq kurr digjova qe kjo familje e ka mare virusin "FALEMINDERIT" nje transfujoni me gjak....e ketu eshte vetem faji atyre qe kan rekoltuar gjakun pa i bere analiza ose kan perdorur nje sheringe te perdorur nga nje njeri i infektuar!

Shume gjynaf kjo familje:(
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back