Nje grua në muaj!

Statistikat e frikshme të krimit në familje në Shqipëri, pesë nga burrat vrasës s’pranuan as ndëshkimin nga drejtësia por u vetëflijuan…shkak: ‘Xhelozia’.​


Madje ata nuk pranojnë as dorëzimin në polici për të vuajtur dënimin për jetën e marrë, por vetëflijohen. Konkretisht pesë nga tetë burrat që kanë masakruar gratë e tyre vetëm këtë vit, kanë vrarë edhe veten më pas.
Featured image of article: 1 grua në muaj! Statistikat e frikshme të krimit në familje në Shqipëri, pesë nga burrat vrasës s’pranuan as ndëshkimin nga drejtësia por u vetëflijuan…shkak: ‘Xhelozia’.
Burrat që vranë gratë dhe viktimat
19 Shtator, 2021 16:15 Përditësuar: 16:32
SHQIPËRI– Tetë gra në tetë muaj u vranë në mënyrë makabre nga burrat e tyre, duke bërë një bilanc: një grua për çdo muaj! Ky është bilanci tragjik i krimit në familje në Shqipëri që nuk njeh më ndasi klasash, godet të pasur e të varfër dhe nën preteksin e xhelozisë burrat preferojnë tu marrin jetën grave të tyre, sesa tu japin divorcin. Madje ata nuk pranojnë as dorëzimin në Polici për të vuajtur dënimin për jetën e marrë, por vetëflijohen. Konkretisht pesë nga tetë burrat që kanë masakruar gratë e tyre vetëm këtë vit, kanë vrarë edhe veten më pas.
Rasti më i fundit ndodhi mbrëmë, krimi i dyfishtë tronditi Divjakën
1 / 1
hekuran-rrasa-banoret-dhe-pamje-nga-fhatit-640x295.png

Hekuran Rrasa, banorët dhe pamje nga fshati


hekuran-rrasa-banoret-dhe-pamje-nga-fhatit-238x178.png

Hekuran Rrasa, 58 vjeç, pas një sherri të çastit vrau me çifte bashkëshorten e tij, Fëllënxë Rasa, 45 vjeçe dhe më pas qëlloi për vdekje veten. Krimi i rëndë u regjistrua pasditen e djeshme në fshatin Babunjë të Divjakës, në shtëpinë ku jetonte çifti bashkë me djalin e tyre, Leonardi, të cilin e lanë pas të vetëm. 58-vjeçari punonte në Bashkinë e Divjakës dhe ishte e vetmja e ardhur për familjen, kurse Fëllënxë Rrasa merrej me shtëpinë dhe me blegtori. Familjarët treguan se çifti kishin probleme ekonomike dhe vetëm vrfëria mund të ishte bërë shkak për këtë krim, por të vërtetën çifti e mori me vete.
Dy vite më parë, Fëllënxa Rrasa ishte drejtuar në dyert e komisariatit dhe kishte denoncuar të shoqin për dhunë. Ajo ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, por sërish kishte vijuar të jetonte me 58-vjeçarin. 45-vjeçarja ishte gruaja e dytë e Hekuran Rrasës. Ky i fundit kishte dhe dy djem nga martesa e parë.
Sabrina Bengaj, 23-vjeçarja që ngriti vendin në protesta, s’i shpëtoi dot bashkëshortit dhunues
1 / 4
5t-3-640x361.jpg

Sabrina Bengaj dhe nëna

Sabrina Bengaj u vra mbrëmjen e 10 shtatorit nga ish-bashkëshorti i saj Elton Meta, teksa konsumonte darkën në shtëpinën e saj në Peshtan të Fierit. Ajo la pas një vajzë të vogël, vetëm 3 vjeçe, e cila aktualisht nuk ka ende një kujdestar ligjor, por mendohet se do të rritet nga duart e nënës së Bengajt. Rasti i Elton Metajt, i cili u arrestua vetëm tre orë pas krimit të kryer, nxorri në pah dhe një skandal në drejtësi. Elton Metaj kishte terrorizuar për më shumë se 5 orë familjen Bengaj një vit më parë, por drejtësia u tregua shumë zemërgjerë me të, duke e shtruar në spitalin e burgut të Zaharisë.
Pak muaj me vonë, Elton Metaj u lirua me argumentin se do të vijonte kurën në shtëpi, por në fakt 31-vjeçari nuk kishte asnjë mjekim për të marrë. Dy javë para se të dilte nga qelia, ai e telefonoi Bengajn dhe e kërcënoi me vrasje, plan që dhe e bëri realitet, i pacënuar nga asnjë organ i shtetit. Familja e 23-vjeçares drejton gishtin nga gjykatësit dhe prokurorët dhe fajëson ata për vdekjen e vajzës së tyre, e cila ishte martuar që 14 vjeçe me Metajn dhe duronte dhunë e kërcënime. Sikur të mos mjaftonte kjo, nga qelia, Elton Metaj u përpoq ‘t’i përdhoste’ emrin Bengajt dhe e akuzoi se e kishte tradhëtuar pasi ishin ribashkuar pas lirimit të tij nga burgu.
Sanije Bandulla, tjetër krim i paralajmëruar, 83-vjeçarja kishte përfunduar disa herë e gjakosur në spital nga dhuna e të shoqit
1 / 2
WhatsApp-Image-2021-08-19-at-12.58.29-640x399.jpeg

Fadil dhe Sanije Bandulla

65-5-640x399.jpg




WhatsApp-Image-2021-08-19-at-12.58.29-238x178.jpeg

65-5-238x178.jpg

Fadil Bandulla 79 vjeç ekzekutoi me automatik gruan e tij, pesë vite më të madhe se ai në moshë, Sanije Bandulla dhe më pas vrau edhe veten. Krimi i rëndë ndodhi në banesën e çiftit, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në Shkodër, më 15 gusht, por u zbulua vetëm tre ditë më vonë, pasi trupat e çiftit kishin nisur të kundërmonin. Të dy të moshuarit jetonin vetëm në shtëpi, pasi tre fëmijët e tyre kishin emigruar në SHBA dhe Gjermani, por motivet e krimit i dinë vetëm ata të dy që tani nuk flasin dot më.
E moshuara është gjithashtu një numër më tepër në listën e vrasjeje të paralajmëruara. Ajo kishte përfunduar shumë herë në spital nga dhuna e 79-vjeçarit dhe hera e fundit kishte qenë vetëm një javë para se ta vriste i shoqi. Aty Sanije Bandulla rrëfeu edhe gjithçka përpara patrullës së policisë, por uniformat blu nuk e konsideruan të arsyeshme të ndalonin dhunuesin, duke lejuar që ai t’i merrte jetën me automatik në banesë.
5 korriku, Artan Ismalaja dërgon të shoqen në Bubq dhe e masakron me thikë, dyshonte se e tradhëtonte
1 / 3
sfesf-640x352.jpg

Klarita Ismalaja dhe Artan Ismalaja

Artan Ismalaja, 51 vjeç, masakroi me thikë gruan e tij, Klarita Ismalaja, 45 vjeçe, duke e lënë të vdekur brenda makinës ku ndodheshin të dy. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bubq të Krujës, rreth orës 10:45 të paradites së 5 korrikut. Artan dhe Klarita Ismalaja, banues në Tiranë dhe një çift sipas të afërmve nuk kishin as probleme ishin nisur drejt Krujës për të parë një shtëpi që 45-vjeçarja kishte planifikuar të merrte për familjen e saj, por planet e të shoqit ishin totalisht të tjera.
Kur kanë mbërritur në Bubq, 51-vjeçari ka futur makinën e tij në oborrin e një stalle lopësh, duke ndjekur pas një kamion që kishte ushqime për kafshët. Aty Ismalaja ka nisur të kërkojnë llogari për një tradhëti të supozuar dhe në konflikt e sipër ka nxjerrë thikën që kishte marrë me vete dhe ka masakruar të shoqen. Më pas, ai nisi të qëllonte dhe veten, por u shpëtua në kohë dhe u dërgua në spitalin e Traumës. Sot, Artan Ismalaja ndodhet pas hekurave dhe familja e Klaritës ka paralajmëruar vetë gjyqësi, nëse ‘gongu’ i drejtësisë nuk do të funksionojë.

/Dosja.al
 
E tmerrshme!
Kjo eshte nje nder satistikat qe tregon se sa ne tranzicion eshte shoqeria Shqiptare!
Dhe se sa faza te veshtira po kalon!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top