Një gjen kundër efekteve të alkoolit

arber b_fier

Anëtar i ri
Kohët e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar një gjen tek minjtë, i cili mund të kontrollojë reagimin e njerëzve kur ata ndalojnë pirjen e alkoolit. Shkencëtarët shpresojnë se këto studime mund ti bëjnë ata të njihen më mirë me efektet e alkoolit tek njerëzit. Një mbrëmje në qytet, duke pirë me shokë mund të jetë diçka e bukur, por shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i vazhdueshëm, apo në sasi e madhe i pijeve bën që truri te përshtatet efekteve të alkoolit. Ky proces ndodh në qelizat e trurit të njerëzve që e pinë rregullisht alkoolin, pijanecëve kronikë, duke krijuar një numër më të madh molekulash, që quhen receptorë. Këta receptorë mund të marrin sinjale nga qeliza të tjera. Kjo e vështirëson gjendjen për atë që vendos ta lerë alkoolin, duke e detyruar trupin e tij të tërhiqet, apo rezervohet. Ja si e shpjegon këtë proces Sid Strickland, studiues në Universitetin Rockfeller të Neë Yorkut: “Në se ndërpritet menjëherë etanoli, veprimi i tij në organizmin e njeriut nuk largohet menjëherë, por vazhdojnë të mbeten receptorët dhe një ndjeshmëri e lartë, e cila çon në një gjendje të acaruar të njeriut që është mësuar të pijë alkool.” Shkencëtarët në Universitetin Rockfeller kanë studjuar efektet e alkoolit dhe mendojnë se kanë gjetur një gjen që mund të kontrollojë procesin e përshtatjes së organizmit. Gjatë konsumimit të alkoolit, gjeni i quajtur [-TPA-], ndihmon në krijimin e një enzime, e cila krijon receptorë shtesë. Shkencëtarët thonë se përdorimi i ilaçit Ifenprodil mund ta bllokojë gjenin [-TPA-]. Deri tani, shkencëtarët kanë mundur t’i pakësojnë simptomat e tërheqjes tek minjtë. Sid Strickland shpjegon se kjo mund të ndihmoj dhe njerëzit. Ideja do të ishte se në se dikush ka abuzuar vazhdimisht me alkoolin, që përmban etanol, dhe në një moment ai kërkon ta ndërpresë të pirët, ilaçi i ri mund ta frenojë prodhimin e kësaj enzime dhe kjo do të pakësonte efektet e tërheqjes së menjëhershme.” Megjithëse do të duhen vite për përdorimin e ilaçit Ifenprodil tek njerëzit, ky përbën një hap të ri për njohjen me efektet e alkoolit tek truri i njeriut.
 
Problemi me boten eshte se bota eshte disa gota mbrapa...

Megjithate njerezit e alkoolizuar duken shume te pashprese, uroj qe minjte ta zgjidhin ver8 kete problem social.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top