Një familje nga Kosova sulmohet në Kukës

Një familje nga Kosova e cila shkonte në Shqipëri për të kaluar pushimet në qytetin e Durrësit është sulmuar në Kukës.

Dy grabitës të pamaskuar kanë ndalur automjetin me të cilin udhëtonin qytetarët nga Kosova në vendin e quajtur “Ura e Rexhepajt” në Kukës, dhe në tentativë për të marrë një nga fëmijët kanë qëlluar duke plagosur shtetasen 28-vjeçare, Makfine Berisha. Policia ka shoqëruar disa persona si autorë të mundshëm të ngjarjes, njofton BalkanWeb.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit kur shtetasja Makfine Berisha së bashku me dy fëmijët dhe vëllain e saj po udhëtonte në drejtim të Durrësit për pushime.

Shumë pranë vendit të quajtur “Ura e Rexhepajt”, pjesë e aksit Tiranë-Kukës-Morinë, dy të rinj të armatosur kanë ndalur makinën dhe kanë tentuar të rrëmbejnë djalin 8-vjeçar të Makfine Berishës.

Nga dëshmitë e pasagjerëve të makinës, ata nuk kanë kërkuar para apo sende të çmuara, por vetëm djalin vogël. Makfine Berisha ka ndjekur agresorët dhe ka tentuar t’u rrëmbejë djalin e saj. Pasi e ka marrë djalin në krahë me forcë, njëri prej tyre ka shtënë me armë në drejtim të saj pas shpine duke e plagosur rëndë.

Aktualisht, 28-vjeçarja ndodhet në spitalin rajonal të Kuësit në gjendje të rëndë, por mjekët sigurojnë se është jashtë rrezikut për jetën. Pasagjerët e tjerë janë akomoduar në Kukës dhe po presin përmirësimin e gjendje se Berishës.

Dëshmitarët thanë se agresorët kanë qenë të pamaskuar ndaj policia e cila mbërriti në vendngjarje pas ka mësuar më shumë rreth pamjes së tyre fizike ka nisur menjëherë hetimet. Sipas policisë së Kukësit në orën në vazhdim janë bërë shoqërime të disa personave si autorë të mundshëm të ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë./Telegrafi/
 
te ndeshkohen autoret me nga 15 vjet burg te pakten dhe te marrin vesh te tjeret..

Shqiperia duhet te jete nje vend i sigurte per turistet ne pergjithsi, dhe ne vecanti per Shqiptaret e e Kosoves .
keto mund te jene dhe gjeste armiqesore te ndonje dore te sigurimit Serb, per tju treguar Shqiptareve te Kosoves se nuk jen i te sigurte ne Shqiperi.
 
Qka ta bon i joti, s'ta bon as i huji kane thene pleqt !
 
Qka ta bon i joti, s'ta bon as i huji kane thene pleqt !

I yti ne rastin konkret i do shume te vetet.
Ata qe kane bere kete akt jane ca 15 vjecare qe kane pare me shume se sa duhet filma me Cauboj e u duket jeta aventure
Mos ti pergjithesojme gjerat , mendimi im ky !
 
Nuk i pergjithesova Mirela, eshte nje thenje shume e vertete. S'eshte hera e pare qe ndodhin raste te tilla pergjate rruges ne Shqiperi. Deri kur keshtu ?
Ti mos u mundo ta arsyetosh kete sulm, jane 15 vjecar apo s'jan, s'ka dert. Gruaja 28 vjecare eshte plagosur. Po te ishe plagosur ti, a thua si do t'kishe reaguar, cfare do t'kishe thene?
 
ehu ha po qe deshen djalin ato apo eshte princ ne kosove ???!!! po he se eshte puna thelle por ne pa mundesi te behej ne kosove njerezit qe deshen e kishim me te lehte ta benin ne kukes dhe te merrte pak ''bad press'' .........se kush ka dale deri tani me maska ka dale prej hallit te marri noj leke ose noj bizhuteri po jo te grabiti femije e pa degjuar pa arsye fare
 
Po patjeter qe ka edhe perfundime po po duhet te kete.Nje, lajmi thote qe nuk kane tentuar te vjedhin,dy, c'do e benin nje djale 8 vjec, dhe si e dinin qe ish ne kete makine, tre,ku ishte burri i kesaj zonjes, apo mos valle ai po tentonte te merte femijen e tij.Edhe nese po mendoni per ndonje pedofili apo per ti mare organet harojeni,sepse ne shqiperi ka plot harixhinj te te gjitha moshave dhe te gjitha formave ,dhe ky veprim do te ishte nje investim me rrisk te larte.Nuk mendoj se dikush del me 3 te mengjesit per te rrembyer te parin qe i del perpara,dhe per me teper pa e vjedhur makinen qe ndalojne.Dhe Lover ke te drejte mbi ate, c'te ben i joti,por te lutem specifikoje pak me mire,ose lexo artikullin para se te shkruash.
 
Nuk i pergjithesova Mirela, eshte nje thenje shume e vertete. S'eshte hera e pare qe ndodhin raste te tilla pergjate rruges ne Shqiperi. Deri kur keshtu ?
Ti mos u mundo ta arsyetosh kete sulm, jane 15 vjecar apo s'jan, s'ka dert. Gruaja 28 vjecare eshte plagosur. Po te ishe plagosur ti, a thua si do t'kishe reaguar, cfare do t'kishe thene?


e de eeee, ke te drejte ti . Si ore s'me shkoi mendja fare mua qe kjo mund te jete nje oraginizim anti kosovare dhe qe keto grupe sulmojne kasten pergjate rrugeve ne Shqiperi
Ca ti besh ?
Kur u ndame keto na rane Ju te sulmuar ne ne mbrojtje
Mos u merzit !
Duro Lover se do ja dilni dhe nga keto ndjenjat tona "anti kosovare"
 
zakonisht banditet marrin peng femijet per te kerkuar shuma parashe nga prinderit dhe nuk besoj se ka qene ndonje destinacion tjeter djallezor i tyre.

pak e rendesishem eshte qe viktima ka qene nga Kosova apo Shqiperia ,

e rendesishme eshte qe njerezit te ndjehen te sigurte dhe banditet ti dergojme para drejtesise.
me qen une minister rendi nuk lind ai bir nane te shkelle drejtesine se qumshtin e nanes ju a nxjerr per hundesh.
 
Une mendoj se ka lidhje hasmerie perderisa kane tentuar te rrembejne djalin dhe jo te vjedhin sende,ngjarja s'ka qene e rastesishme ,ndoshta e planifikuar me pare.
Raste te tilla nuk duhet toleruar ,shteti te mar masa .
 
mule tash me thon qe kejt Kuksi ka faj hajt :D...

gjona qe ndodhin, munet me t'ndodh midis Pr, Pz, Mi, Marsit (uu jo n'mars s'paska njerz nime, harrova) e beh gjona qe ndodhin po...veq qe "qa ta bon i joti s'ta bon kush" o koxha e vertet valla..
 
oj duqe spo thojmi se jon krejt njojt :p :D
po ne kur kemi qen ne Shqiperi ne shetitje neve na kan gjujt me guri jo ne Kukes po ne Tirane :D
kshtu qe ajt se bohet mir
 
oj duqe spo thojmi se jon krejt njojt :p :D
po ne kur kemi qen ne Shqiperi ne shetitje neve na kan gjujt me guri jo ne Kukes po ne Tirane :D
kshtu qe ajt se bohet mir

Ua me te vertet ju kan gjujt me gurr?Mua kjo do te me bente shume pershtypje dhe do te mundohesha te kuptoja, pse.Ti si mendon, pse ju kan gjuajtur me gurr?
 
Ua me te vertet ju kan gjujt me gurr?Mua kjo do te me bente shume pershtypje dhe do te mundohesha te kuptoja, pse.Ti si mendon, pse ju kan gjuajtur me gurr?

Pse ata e kuptun qe jemi nga Ks-ja edhe kerkojshin pare na nuk ju dham ata prej nervoze fillun me na gjujt me gur
 
Une mendoj se ka lidhje hasmerie perderisa kane tentuar te rrembejne djalin dhe jo te vjedhin sende,ngjarja s'ka qene e rastesishme ,ndoshta e planifikuar me pare.
Raste te tilla nuk duhet toleruar ,shteti te mar masa .

kush ??? LOL LOL LOL LOL

Iron te kam thene mos merresh me adoleshente se do te te futin brenda
 
15-vjeçari, dy herë i dënuar nga gjykata për vjedhje


Kunata e viktimës identifikoi njërin nga grabitësit


Policia e Kukësit ka mësuar për ngjarjen vetëm pas mbërritjes së të plagosurës në spital. Menjëherë forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe janë vënë në ndjekje të dy grabitësve. Deri në mesditë janë shoqëruar rreth 15 persona të dyshuar si autorë të mundshëm. "Tri herë i kemi ballafaquar viktimat me personat e dyshuar. E fejuara e Safetit, vëllait të viktimës, ka njohur njërin prej dy agresorëve, të cilët kanë qenë të pamaskuar. Kjo ka lehtësuar identifikimin e tij nga 23-vjeçarja, dëshmitare në ngjarje", pohojnë burime nga policia e Kukësit. Ndërkohë, burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Kukësit ka pohuar se rreth orës 14:30 të së martës është bërë ndalimi i shtetasit Kadri S., 15 vjeç, si i dyshuar kryesor i ngjarjes. Të njëjtat burime referojnë se 15-vjeçari është shumë i njohur në Kukës për vepra kriminale, në mënyrë të veçantë për vjedhje. Ai është dënuar dy herë gjatë vitit të shkuar nga gjykata për të mitur e Shkodrës për veprën penale të vjedhjes. Fillimisht është liruar me kusht, ndërsa herën e dytë është dënuar me vetëm 7 ditë burg, pasi ishte i mitur. Atij i faturohen dhjetëra vjedhje në Kukës dhe zonat përreth. Mësohet se 15-vjeçari ka rekrutuar shumë të rinj adoleshentë dhe grupi i tij i bashkëpunëtorëve mendohet të jetë mjaft i gjerë. I njëjti burim i policisë thotë se në mesin e bashkëmoshatarëve të tij, 15-vjeçari njihet me nofkën "Duçe". Gjithsesi mbetet të zbardhen një numër ngjarjesh, duke filluar nga më e fundit, kur ai ka plagosur me automatik një shtetase të Kosovës në tentativë, siç mendohet paraprakisht, për t‘i marrë makinën.
shqip.al​
 
oj duqe spo thojmi se jon krejt njojt :p :D
po ne kur kemi qen ne Shqiperi ne shetitje neve na kan gjujt me guri jo ne Kukes po ne Tirane :D
kshtu qe ajt se bohet mir

se kanj thon veq e kan menu amo :D..

qysh moj ju gjujshin me gur!!!:eek:hh:..e paskan hup rrugen e Zotit valla..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top