Një engjëll në tavolinën tënde

braziljania

Anëtar i Nderuar
Parfumi i parë në histori që të ngacmon oreksin mbush pesëmbëdhjetë vjeç. Thierry Mugler feston me një version tjetër të likertë. “Të vjetruar” si konjaku

ثshtë një parfum i pangatërrueshëm. Dhe, për herë të parë, çdo dyshim që ai të merr me të mirë, rrëzohet. Asnjë i shëndoshë mendërisht nuk mund të pranonte të kundërtën. Sigurisht, mund të të bëjë të humbasësh mendjen, ashtu si të mos të të pëlqejë fare (rrugë të mesme nuk ka), por vazhda e aromës është unike dhe aq e veçantë sa të bie në kokë. Dhe krijon varësi. Ja cila është, me pak fjalë, profili i Angel, fragranca që në 1992-shin, stilisti Thierry Mugler prezantoi produktin e ri në botën parfumeve, duke e revolucionarizuar atë. Për herë të parë ishte krijuar një jus gourmand, një oriental oreksndjellës që të bënte të humbisje mendjen.

Baza goxha e ndjeshme e çokollatës flirton në mënyrë të guximshme me paçulin, që në fillim të tremb, pastaj të habit, pastaj të pëlqen, pastaj të bën të dashurohesh, pastaj bën xhiron e planetit. Dhe e pushton, bashkë me mitikun flakon-yll me pesë cepa, që bëhet hajmalia e të gjitha grave që ndihen gjysmë-engjëll dhe gjysmë-djall. Që atëherë, ai që është dhe sot një nga parfumet më të shitur në botë, festohet nga ana e firmës me prodhime të kufizuara me rastin e festave: sot, më shumë se 13 yje, objekte të vërteta për koleksion, me numrin e stampuar në flakon (në foto janë disa nga më figurantet).

15-vjetori i Angel ishte një rast shumë i rëndësishëm për t’u anashkaluar nga Mugler, që vendos të impresionojë edhe njëherë, duke shoqëruar botën e parfumeve me atë të likereve. Zgjedhja ngjason me konjakun, që quhet engjëlli i likereve. Me një fund të kënaqshëm: një miks i rafinimit, përsosmërisë dhe shijes. Pasi u gjet Extrait de parfum Angel, që çdo gjë të ishte ideale për shkak të përqindjes së lartë notave të mjaltit, karakteristike për konjakun, kërkonte që të trajtohej si më i miri i likereve, pra të futej në shishe e të lihej të vjetrohej në fuçi.

Kjo sipërmarrje e eksperimentuar për herë të parë nuk ishte aq e lehtë sa dukej: jo të gjithë drurët e fuçive ishin të përshtatshëm. Pas përpjekjeve të panumërta, u arrit në zbulimin e drurit të qershisë. Aty, pas mbikëqyrjes nga parfumuesja Francoise Caron, Angel u gjend mes elementesh të huaj për të: ajri dhe koha. Ekstrakti, i nxjerrë pas 23 javësh nga procesi i maturimit dhe avullimit, është kontrolluar nga një mjeshtër i kantinës franceze të Rémy Martin, Pierrette Triche: quhet La Part des Anges (Porcioni i Engjëjve), një përzierje ndjellëse frutash të thata, ambre, mjalti, paçuli dhe një nuancë drurësh; mbyllur në një yll blu të errët, kthesat e të cilave janë mbuluar me një konstelacion gurësh Swarovski. Fare pak kampionë: 4742, me numrin e stampuar në xham, që siguron autenticitetin. Por çmimi ama, i përshtatet blerësve: 180 euro.
Dhe tani, u mbetet të ngrenë gotat dhe të festojnë.


Somario

Esenca e përftuar nga proceset e maturimit dhe avullimit në fuçi është një version fillestar i Angel, që pasurohet më pas me aroma ambre e frutash të sheqerosura


Revista Jeta
 
interesante sidomos per mua qe merrem me keto gjera ..me proceset e distilimit dhe avullimit ,,, eshte shume interesante te prodhosh nje parfum apo te krijosh aromera qe ta heqin trurin
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top