Kujt i bëhet vonë për dështimet, nuk mund të humbas kohë duke qarë pas diçkaje që nuk mundem më ta ndryshoj. Preferoj të shikoj përpara, duke mësuar prej asaj që nuk shkoi sipas planeve të mia.
Kujt i bëhet vonë për pëshpërimat pas krahëve, për thashethemet e kota, për “por...nëse...mbase”..
Dua ta shkund nga vetja gjithë atë pluhur të përbërë prej gjërave që e varfërojnë ekzistencën time.
Dua të vazhdoj të jetoj duke mbajtur mbi shpatulla vetëm peshën e gjërave që më pasurojnë, që më emocionojnë, që më bëjnë të ndihem mirë.
Dua të vazhdoj përpara duke e dashur veten më shumë dhe duke e respektuar më shumë.
Sepse jeta është një, sepse nuk kthehesh pas, sepse nuk dua më të harxhoj orë e ditë, sepse jetën dua ta jetoj vërtet, dua ta frymoj me plot mushkëritë, deri në thellësi, deri në fund.