Një bisht cigareje rrezikon të shkrumbojë kalanë e Krujës

Hostel

Anëtar i Nderuar
Policia arreston një 36-vjeçar, me akuzën për shkatërrim të pronës me zjarr​

Një papërgjegjshmëri qytetare ka provokuar një zjarr masiv shumë afër Kalasë së Krujës. Përpjekjet për të shuar zjarrin kanë qenë të mëdha dhe të vështira, ndërsa autori i zjarrvënies është ndaluar disa orë më pas. Më shumë se katër hektarë ullishte dhe shkurre janë djegur si pasojë e hedhjes së shkujdesur të një bishti cigareje në një nga oborret e një banese në lagjen "Boja" të qytetit të Krujës. I ndaluari është shtetasi Shkëlqim Baruni, 36 vjeç, nga qyteti i Krujës. Ndërkohë, në shuarjen e zjarrit janë angazhuar jo vetëm zjarrfikësit, po dhe forca të policisë, ushtrisë dhe banorë të lagjes së rrezikuar. Lagjja është e thepisur dhe kjo e ka bërë thuajse të pamundur ndërhyrjen në disa zona. Zjarri ka rënë pasditen e së shtunës dhe ka vazhduar edhe përgjatë së dielës, i favorizuar nga era. Banorët e lagjes në jug të kalasë, së bashku me forcat policore, janë vënë menjëherë në lëvizje për të shuar zjarrin dhe mbajtur larg banesave të tyre të vëna në rrezik. Fillimisht janë shoqëruar dy persona deri në momentin kur dyshimet kanë rënë seriozisht mbi 36-vjeçarin Baruni, i cili ndërsa lëvizte nëpër lagje dyshohet të jetë autori i zjarrvënies të paqëllimtë, po që alarmoi një lagje të qytetit, duke iu afruar dhe objektit historik. Burimet policore lokale bënë të ditur se me mjete rrethanore është bërë e mundur që zjarri të lokalizohet dhe të mbahet larg shtëpive, po ka qenë shumë e vështirë shuarja e zjarrit për shkak të vendosjes gjeografike të lagjes dhe vështirësisë së zjarrfikëseve për të mbërritur sa më pranë vatrave të zjarrit. Lagjja nuk ofron infrastrukturën e nevojshme rrugore për ndërhyrje në raste të tilla emergjence. Burimet e policisë bënë të ditur se është vlerësuar në kohë situata emergjente dhe angazhimi ka qenë i plotë i të gjitha forcave civile dhe atyre me uniformë. Ndërkaq, rreth orës 23:30 të së shtunës, ndaj Shkëlqim Barunit është marrë masa e arrestit. Mësohet se rreth orës 17:30 të ditës së shtunë, 36-vjeçari ka flakur tej i shkujdesur fundin e cigares së ndezur, pa menduar se nga "ferra e vogël do të dalë lepuri i madh", që do të kërcënonte të gjithë lagjen dhe do t‘i merrte lirinë e përkohshme dhe atij vetë, deri në vlerësimin e plotë të përgjegjësisë​

Gazeta Shqip​
 
:( Me vjen shume keq per kete qe paska ndodhur. Thonin nga nxehtesia, por ishte nje genjeshter e madhe saqe as une nuk e besova ne fillim.
 
Shqyr qe e paskan shur shpejt , sa te paergjegjshem qe jemi hedhim diçka pa menduar fare se çfar mund te ndodhe shyqyr me kaq .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top