Një alternativë për zhvillimin e qëndrueshëm

WxP

Staf në FV.AL
Një alternativë për zhvillimin e qëndrueshëm

prof. dr Vjollca BAKIU*

Për konceptin e zhvillimit të qëndrueshëm po flitet nga kompetentë dhe jokompetentë, por çështja është që të gjenden rrugët më të mira të këtij zhvillimi. Meqenëse ekziston një lidhje varësie e këtij zhvillimi nga mjedisi, ekoturizmi ka tërhequr vëmendjen e mjaft studiuesve në botë. Fillimisht i praktikuar në zonat e mbrojtura dhe më pas i shtrirë edhe në zonat urbane, ekoturizmi është për një “marrëveshje” ambientale, social-kulturore dhe ekonomike. Meqenëse fusha është tepër komplekse, është shumë e vështirë të flasësh e të shkruash me përgjegjësi për të, prandaj autorët të cilët marrin përsipër të trajtojë tema të tilla, duhet të jenë me përgatitje të thella teorike dhe po aq komplekse sa dhe vetë kjo fushë.
Veçoria e “zhvillimit të qëndrueshëm” qëndron në “njohjen” e mjedisit si një element, jashtë të cilit nuk mund të mendohet zhvillimi i përgjithshëm i një shoqërie. Kjo çështje, pra marrja në konsideratë e mjedisit gjatë procesit të zhvillimit të qëndrueshëm, na detyron të eksplorojmë fusha të tjera të aktiviteteve që ndikojnë në të. Por një gjë është e sigurt që, në asnjë vend të botës, evoluimi i kohor i qytetërimit njerëzor, nuk ka një karakter të qëndrueshëm, kështu që ideja e zhvillimit të qëndrueshëm, është një apel urgjent, në eksplorim të rrugëve për ta arritur atë. Dhe për këtë dëgjoni shkencëtarët: Midis shumë zgjidhjeve të propozuara, ajo që tërheq më shumë vëmendjen sot, si alternative prioritare, më e mir,a është “ekoturizmi”.
Që prej viteve 70, turizmi është kthyer në një industri, e cila nga ana e saj njeh vetëm rritje në të gjithe botën. Zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e mjedisit tashmë vihen përballë me emergjencën e shqetësimeve sociale dhe ato ambientale, te cilat i krijon vetë kjo industri. Pikërish, ekoturizmi shihet si zgjidhja e mrekullueshme për të siguruar zhvillimin ekonomik të vendit, ruajtjen e mjedisit dhe rritjen e mirëqenies së komunitetit. Autorë të ndryshëm e kanë cilësuar ekoturizmin si një fushë të pazbuluar për të investuar në kërkime shkencore, në mbrojtje të ekosistemeve të virgjëra dhe delikate, në përfitim të komuniteteve, në promovim të zhvillimit të vendeve të varfra, në forcim te sensibilitetit ekologjik dhe kulturor, në ndërgjegjësim nga pikëpamja sociale dhe ambientale të vetë industrisë turistike, si dhe në kënaqje dhe edukim të vetë turistëve, që, sipas disave, po “rrezikojnë” paqen botërore.
Ato pak studime të bëra, kanë tentuar të karakterizojnë ekoturizmin si simbol të qëndrueshmërisë dhe shembujt pozitivë për këtë flasin. Për më tepër, disa studiues kërkojnë të dinë nëse ai mund të jetë i tillë në kohë, pa u transformuar në turizëm të masave, i cili ky i fundit është larg nga parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.
Për të kuptuar se si ekoturizmi ndikon në realizimin e një zhvillimi të qëndrueshëm, duhet të dimë “ambiciet” që ky term bart me vete. Shpesh, shihet që pas aparencës së thjeshtë të turizmit, “lindin” një numër vendesh mahnitëse por të pasigurta. Pra, nuk ka pika të përbashkëta midis rolit që mund të luajë një aktivitet i tillë me arritjen e një ekuilibri në zhvillimin social-ekonomik dhe ruajtjen e mjedisit.
Kuptimi dhe pranimi i konceptit të ruajtjes së mjedisit dhe qëndrueshmërisë së zhvillimit me rritjen e popullsisë ka ndikuar në “kthjellimin” e kuptimit të termit ekoturizëm.
Sot lidhjet ndërmjet turizmit dhe mjedisit natyror tentojnë të jenë konfliktuale, por që mundësia ekziston për lidhje të tjera bashkëjetese, të bazuara në përfitime të përbashkëta në mënyrë të tillë që, ekoturizmi të kontribuojë në mënyrë aktive në ruajtjen e pasurisë natyrore dhe kulturore të një vendi, në përfshirjen e komunitetit lokal në planifikimin dhe zhvillimin e tij, si dhe në vetë shfrytëzimin e këtij ekoturizmi nga komuniteti, duke kontribuar në rritjen e mirëqenies së këtij të fundit.
Në thelbin e vet “ambiciet” e ekoturizmit kanë të bëjnë me një turizëm të drejtuar në respekt dhe ruajtje të çdo burimi të përdorur prej tij, qoftë ky natyror, ekonomik, kulturor, social, historik, tradicional etj., duke vepruar nëpërmjet rregullave edukative që rezultojnë dhe konvergojnë me nevojën e qëndrueshmërisë së zhvillimit në kohën moderne.
Turizmi në nivel ndërkombëtar, konsiderohet si një industri shumë e rëndësishme që me potencialin e vet ka kontribuar dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik, por që ai të ndikoje edhe në zhvillimin e qëndrueshëm duhet të merren në konsideratë dhe të zbatohen dy parime bazë, të cilat lidhin qëndrueshmërinë e zhvillimit me ekoturizmin: prurjet për ekonominë lokale dhe suporti në ruajtje të mjedisit. Kjo do të thotë që komuniteti lokal mbledh në mënyrë të mjaftueshme ”frytet e pemës” së ekoturizmit dhe që për më tepër ekoturizmi merr pjesë aktive në ruajtjen e mjedisit natyror e më gjerë, gjë që na drejton ndofta drejt qëndrueshmërisë së zhvillimit. Por si mund të përcaktohet që eksperiencat e turizmit, të cilat cilësohen si suport i mjaftueshëm i komunitetit dhe ruajtja e mjedisit në konceptin e gjerë të tij, së bashku të quhen ekoturizëm? Si mund të vendoset nëse përfitimet e komunitetit në formën e punësimit dhe rritjes së të ardhurave, të justifikojnë humbjet e pakthyeshme në këndvështrimin e identitetit, natyror, kulturor, tradicional etj, të tyre?
Kur gjithçka bëhet mbi bazën e parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, do të thotë që ekoturizmi të jetë në një vijë me format e tjera të turizmit të cilat jo gjithmonë kanë qënë të tilla dhe aq më tepër kur flitet për qëndrueshmëri zhvillimi. Kjo nxjerr në pah që zhvillimi i qëndrueshëm dhe turizmi i qëndrueshëm nuk kanë evoluar së bashku në kohë, duke krijuar një hapësirë midis tyre, kështu që turizmi nuk ka kontribuar aq sa duhet në zhvillimin e qëndrueshëm.
Ekoturizmi është para së gjithash një formë e turizmit që pozicionohet në raport me format e tjera të turizmit dhe që shpesh mund të ngatërrohet me to. Edhe shkencëtarë të ndryshëm theksojnë se shpesh ka një paqartësi në kufirin ndarës te formave të tjera te turizmit dhe konceptit shumëdimensional të ekoturizmit.
Kërkimet në ekoturizëm janë akoma në hapat e parë, me një vonesë ndoshta 20-vjeçare. Një nga pasojat e para të kësaj përkthehet si mungesë e një kuadri të fortë teorik, i cili të mund të detyrojë studiuesit të shkojnë më tej me këtë disiplinë, si në shkencat ekonomike dhe në ato sociale e natyrore. Autorë të ndryshëm e përcaktojnë ekoturizmin si “ Gjetja më integruese, e cila luan rolin e urës lidhëse ndërmjet mbretërisë së shkencave ekonomike dhe asaj të shkencave sociale e natyrore. Edhe pse kjo është diçka shumë reale, duket si mungesë për të qenë në një terren të përbashkët, me synim që t’i jepet një kuptim dhe një drejtim kësaj fushe të re të kërkimeve”.
Ekoturizmi është e vështirë të konceptohet pasi bota sot është “e egër”, e përdorin turizmin vetëm në konceptin ekonomik të tij, pra ta “vjelin e te vjelin para” nga ai sot pa menduar për nesër. Me konceptin e ekoturizmit bota po zgjohet dhe po mbulon edhe problemet ekonomike, por edhe ato mjedisore.
Megjithëse në “rininë relative” të tij ekoturizmi ka “fituar” për pak kohë zemrën dhe mendjen e qeveritarëve te ndryshëm kudo në botë, ONG-vë, komuniteteve, operatorëve të turizmit dhe të studiuesve të ndryshëm.
Ekoturizmi bën që të ëndërrohet: udhëtarët shihen të “zhytur” në një zhungël luksoze, në zemër të një ambienti të mbrojtur të hapësirave të rralla dhe të ngjyrosura, komuniteti shihet si posedues i traditave, duke vënë nën kontroll të ardhmen e tij, qeveria shihet si përfituese e një pjese të të ardhurave financiare në përgjigje të dëshirave të saj të thella, për të aderuar në principet e një zhvillimi të qëndrueshëm.
Me qëllim që këto ëndrra të realizohen, duhet që të përfillen mendimet e shkencëtarëve, në dhënie të konsulencave apo në bërjen e studimeve, me qëllim që të paraprije ideja e çuarjes përpara të ekoturizmit si një nga alternativat më të mira për zhvillimin e qëndrueshëm në vendet me potenciale turistike. Megjithëse dyshimet dhe pyetjet që ngrihen sot në këtë fushë të kërkimeve, ekoturizmi qëndron si një “pistë” për të këshilluar zhvillimin social-ekonomik të shoqërisë sonë, në mbrojtje të mjedisit, si problemi kyç i zhvillimit të qëndrueshëm të kësaj shoqërie.
Nëse eksperiencat botërore e kanë vlerësuar në këtë mënyrë ekoturizmin, kjo na bën ne të mendohemi, si pa eksperiencë që jemi, të përfitojmë nga zgjidhjet botërore, pse jo, t’i vëmë në evidencë mendimet e shkencëtarëve, pra t’i përfillim ata, në interes të madh të kësaj Shqipërie te vogël, por me halle e probleme që kërkojnë zgjidhje.

*Pedagoge në UT
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top