Nishani tek parku i Liqenit:Ketu po behet vandalizem..

Guest2

Antarë i Respektuar
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, takoi protestuesit e Shoqërisë Civile në vendin ku po ndërtohet këndi i lojërave te Liqeni Artificial i Tiranës. Kreu i shtetit u shpreh se ndaj parkut po bëhet vandalizëm, ndërsa theksoi se po nis një lëvizje për emancipimin e qytetarëve.

Sipas tij, fëmijëve, qytetarëve dhe vetë qytetit të Tiranës, po i prishet parku i vetëm i gjelbër.
*
“Ju jeni për të mbajtur gjallë shpresat. Jam këtu sot për tu solidarizuar me këtë lëvizje qytetare të këtyre qytetarëve, djemve dhe vajzave mendje hapur, me shpirt he zemër perëndimore. Por kur vjen këtu, padyshim që reagimi i parë është i trishtë. Ky vandalizëm që po i bëhet parkut, të vetmes pasuri qetësie, është i papranueshme. T’u marrësh dhe tu prishësh fëmijëve të Tiranës, parkun e vetëm dhe pronën e vetme publike, është vandalizëm me të cilën nuk mund të pajtohet askush. U takon në radhë të parë qytetërëve të Tiranës, djemve e vajzave, mendjehapur, për t'i rezistuar vandalizimit dhe vandalëve. Kjo lëvizje qytetare shkon përtej kauzës së vetme të parkut të liqenit, tashmë po lind dhe po nis një lëvizje qytetare për emancipim, civilizim, dhe unë ju përgëzoj për këtë”, tha Nishani.
*
Ai inkurajoi përfaqësuesit e Shoqërisë Civile që të mos lodhen për mbrojtjen e parkut.
*
Nga Parku i Liqenit, Nishani i është përgjigjur edhe akuzave të Veliajt. Ai tha se kryebashkiaku i Tiranës përdori një fjalor rrugaçëror ndaj tij.

"Nuk është hera e parë që sulme me fjalor prej rrugaçësh adresohen. Nuk është normale. Akuzat vijnë nga njerëz që nuk e njohin shtetin, nuk* kanë kontribuar asnjë minutë të vetëm për shqiptarët por kanë marrë ndaj saj.*Lëvizja këtu tek parku i liqenit është lëvizje për emancipim. Ti lëmë ata që shantazhojnë qytetarët e Tiranës, ti lëmë në botën e tyre të banalitetit. Ne kemi zgjedhur model tjetër atë të të qenit civil. Padyshim spekulanti recidivist akuzon presidentin për vilë në mes të parkut. Rezidenca presidenciale nuk është brenda parkut, së dyti nuk është e Bujar Nishanit por e popullit shqiptar por këta që kanë kulturën e makutit dhe me kulturën e makutërisë e konsiderojnë se pronë e shtetit është personale. Prandaj jo vetëm unë por dhe ju që po rezistoni mos u bëni pre e kësaj dhune verbale. Prej kohësh Tirana është kthyer në një qytet i pabanueshëm. Dhe lulet u zëvendësuan nga betoni. Oksigjeni është zëvendësuar nga pluhuri i karbonit. اdo individ që adreson sulme me fjalor rrugaçërie merr atë që meriton. اdo ofendim dhe fyerje që i adresohet presidentit i adresohet çdo qytetari shqiptar. Kryetari i bashkisë duhet të vijë e të takojë këta djem e vajza. Të respektojë standardet dhe normat e civilizimit dhe qytetarisë. Të zbatojë dhe respekojë ligjin", tha Nishani.*
Shqiptarja.com
 
Titulli: Nishani tek parku i Liqenit:Ketu po behet vandalizem..

E shkaterruan edhe ate pellemb jeshillek,qe kishte Tirana e mbytur ne ndotje.
Gjynah!
Vandalizem me te vertete!
 
Titulli: Nishani tek parku i Liqenit:Ketu po behet vandalizem..

Te prishesh nje park natyral e te besh nje artificial vetem ne shqiperi ndodh
 
Titulli: Nishani tek parku i Liqenit:Ketu po behet vandalizem..

Te prishesh nje park natyral e te besh nje artificial vetem ne shqiperi ndodh

master...nuk eshte park natyral...

nejse
 
Titulli: Nishani tek parku i Liqenit:Ketu po behet vandalizem..

master...nuk eshte park natyral...

nejse

E di qe quhet artificial pasi liqeni eshte krijuar nga njerezit e dashur,,,por ai eshte natyral ka gjithcka natyrale ne te dhe te heqesh ate park e ne vend te barit te shtrosh beton kjo eshte e pa tolerueshme
 
Titulli: Nishani tek parku i Liqenit:Ketu po behet vandalizem..

E di qe quhet artificial pasi liqeni eshte krijuar nga njerezit e dashur,,,por ai eshte natyral ka gjithcka natyrale ne te dhe te heqesh ate park e ne vend te barit te shtrosh beton kjo eshte e pa tolerueshme

??????????

po thua per pemet qe jane natyrale? po po te tilla jane padiskutim, por te mbjella nga dora e njeriut , jo nga natyra


master , nuk jam as pro as kunder atij projekti dhe nuk dua te bej asnje lloj diskutimi

thjesht te korrektova ne lidhje me ate cfare te thashe....
 
Titulli: Nishani tek parku i Liqenit:Ketu po behet vandalizem..

??????????

po thua per pemet qe jane natyrale? po po te tilla jane padiskutim, por te mbjella nga dora e njeriut , jo nga natyra


master , nuk jam as pro as kunder atij projekti dhe nuk dua te bej asnje lloj diskutimi

thjesht te korrektova ne lidhje me ate cfare te thashe....

Me korrektove gabim...pasi po thoja nuk hiqet nje mjedis natyral qe simbolizonte pyje e gjithcka natyrale per nje artificiale qe e kisha per betonin e lali erit o tkeqen....po lali eri ka hallin e kalamajve te tiranes se ai vete ska kalamaj...shum i ndjeshem kryetari lol
 
Titulli: Nishani tek parku i Liqenit:Ketu po behet vandalizem..

Ky parku politizohet me shume sac duhet.edhe ato qe thyejn e prishin,nuk po kane halle parku..por te duken bukur ne syrin e opozites qe,ne mandatin e ardhshem te zene naj vend.edhe presindenti,po ka hallin e tijse,po i mbaron mandati,e do te kapet diku per t'u shfaqur.nuk ka per t'u bere naj here shqiperia per aq kohe sa politika terheq popullin per hundesh.
 
Titulli: Nishani tek parku i Liqenit:Ketu po behet vandalizem..

Ckeni? Do sjelle edi me shesh 200 drure e mijra shkurre nga tere shqiperia per te demonstruar unitet kombetar :p
 
Titulli: Nishani tek parku i Liqenit:Ketu po behet vandalizem..

Ky parku eshte per ato gjerat , jo brigjet e Lanes qe mbajne ere shume te rende !

Me beri pershtypje fjalimi pa nivel i peresidentit . Si ska evoluar akoma politoke shpiptare !!!

Si ju tha ; Jeni me shpirt dhe zemer prendimore !!! Sllogane te dalura boje .

Nqs eshte projekt i bukur , pse te mos realizihet !!
 
Titulli: Nishani tek parku i Liqenit:Ketu po behet vandalizem..

Duket sikur njeriu shqiptar eshte "shkruajtur" qe ta vuaje jeten. Duket sikur trembet nga bukurite e tejskajshme te natyres, qe sic duket ndoshta pa dashje i ka pa mase.

Ky eshte nje mekat qe bejme jo ndaj parkut te liqenit, e perreth, por ndaj vetes. Mekat qe do te na qeshin koha dhe brezat e ardhshem.

hajduti
 
Titulli: Nishani tek parku i Liqenit:Ketu po behet vandalizem..

Une se kam idene e projektit me thene te drejten, por kur imagjinoj nje kend lojrash, imagjinoj dicka te tille:

st_stephen_s_green_news_picture_2.jpg


Ku eshte problemi te perdoresh nje pjese te parkut per kend lojrash? Po betonizimi ku eshte?
 
Titulli: Nishani tek parku i Liqenit:Ketu po behet vandalizem..

Ky parku politizohet me shume sac duhet.edhe ato qe thyejn e prishin,nuk po kane halle parku..por te duken bukur ne syrin e opozites qe,ne mandatin e ardhshem te zene naj vend.edhe presindenti,po ka hallin e tijse,po i mbaron mandati,e do te kapet diku per t'u shfaqur.nuk ka per t'u bere naj here shqiperia per aq kohe sa politika terheq popullin per hundesh.


:yeah::yeah::yeah:
 
Titulli: Nishani tek parku i Liqenit:Ketu po behet vandalizem..

Duket sikur njeriu shqiptar eshte "shkruajtur" qe ta vuaje jeten. Duket sikur trembet nga bukurite e tejskajshme te natyres, qe sic duket ndoshta pa dashje i ka pa mase.

Ky eshte nje mekat qe bejme jo ndaj parkut te liqenit, e perreth, por ndaj vetes. Mekat qe do te na qeshin koha dhe brezat e ardhshem.

hajduti


Ai park ishte kthyer ne wc publike dhe vete ne qytetaret nuk e kemi vrare mendjen ndonjehere . Cfare mund te thuhet per ish amfiteatrin qe nuk mund ti kalosh afer nga era e ndyre ....dhe kush ka ndotur ? vete ne . Sikurse tha dhe dikush lart ky muhabet eshte politizuar shume . Jam pro parkut te femijeve per aq kohe sa ne qytetaret dhj..sim e shu...emi parqeve e rrugeve te kryeqytetit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top