Nis sot shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët

elbruna

Anëtar i Respektuar
TIRANE- Duke filluar nga dita e sotme do të nisë shpërndarja e shpërblimit për festën e fundvitit për 554,900 pensionistë. Në në total do të ndahen mbi 15 milionë dollarë bazuar në Vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 1216, datë 16.12.2009 .

Në një deklaratë të zyrës së shtypit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, gjithë pensionistët do të mund të tërheqin në sportelet e postës shpërblimin prej 2500 lekë, duke nisur nga sot deri më 31 dhjetor. Për të mos krijuar probleme në shpërndarjen e pensioneve dhe përfundimin e dhënies së shpërblimit, ISSH në bashkëpunim me Postën Shqiptare ka hartuar nje grafik, që do të mundësojë shpërndarjen pa probleme të tij deri në fund të dhjetorit.

Nga ky vendim do të përfitojnë personat që marrin pension pleqërie, invaliditeti, familjar, pensione të posaçme. Gjithashtu, përfshihen veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, kur nuk përfitojnë pension tjetër, trajtime të veçanta si punonjës të nëntokës dhe industrisë ushtarake dhe ish-ushtarakët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson që asnjë prej pensionistëve nuk duhet të shqetësohet nëse nuk do të arrijë të tërheqë shpërblimin, pasi do të mund të marrë edhe pas Vitit të Ri shpërblimin e përcaktuar nga qeveria, sikurse ka ndodhur edhe në vitet e shkuara.
Balkanweb.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top