Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nis punën misioni i BE-së në Kosovë

Nis punën misioni i BE-së në Kosovë

4830.jpg


EULEX ka filluar shtrirjen e tij në gjithë territorin e Kosovës që në orët e hershme të mëngjesit të së martës.

E martë, 09 Dhjetor 2008 10:53


Misioni Evropian për Drejtësi dhe Polici, EULEX, ka filluar shtrirjen e tij në gjithë territorin e Kosovës që në orët e hershme të mëngjesit të së martës.

Zyrtarë të tij thonë se shtrirja po bëhet pa ndonjë problem. Një numër makinash të EULEX-it me pjesëtarë të policisë dhe gjykatës e prokurorë evropianë kanë hyrë në mëngjes në pjesën veriore të Kosovës.

Mësohet se përfaqësues të misionit të OKB-së, që kanë administruar Kosovën në nëntë vitet e kaluara, kanë lëshuar pjesën veriore të Kosovës me hyrjen e pjesëtarëve të parë të EULEX-it.

Serbët e veriut të Kosovës kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre me vendosjen e EULEX-it në vendbanimet me shumicë serbe, por kanë thënë se nuk do ta pengojnë punën e misionit. Autoritetet në Prishtinë e kanë përshëndetur vendosjen e EULEX-it dhe kanë kërkuar zbatimin e mandatit të tij në përputhje me planin Ahtisaari.


Vonesa

Misionii EULEX-it, që po zëvendëson atë të OKB-së, pas nëntë vitesh administrimi, u vendos në Kosovë pas disa muajsh të shtyrjeve. Ai u mundësua me miratimin e një Deklarate Presidenciale të KS të OKB-së, i cili miratoi një raport të sekretarit të përgjithshëm Ban Ki Moon. Në të, përfshihet edhe një marrëveshje gjashtëpikëshe me Beogradin, që u ofron serbëve të Kosovës, në veçanti veriut të saj, autonomi të gjerë në fushën e drejtësisë, policisë e doganave. Marrëveshja u kundërshtua nga autoritetet në Prishtinë që paraqitën një përgjigje katërpikëshe e cila u përfshi në raportin e zotit Ban. Beogradi zyrtar ka kërkuar që misioni të jetë i paanshëm ndaj statusit, ndërkohë që udhëheqësit e Kosovës thonë se misioni duhet të punojë mbi bazën e Kushtetutës së Kosovës. Organizatat joqeveritare dhe analistë në Kosovë thonë se misioni mund të përdorë ligje të ndryshme në pjesë të ndryshme të Kosovës, për shkak të paqartësisë së mandatit të tij. Sipas tyre, në Kosovë tani do të vlejnë edhe ligjet e Kosovës por edhe ato të UNMIK-ut, që burojnë nga Rezoluta 1244. Misioni i EULEX-it, thotë se do të përqëndrojë punën e tij në fushën e drejtësisë, policisë e doganave dhe do të ketë rolin e këshilldhënësit dhe mbikëqyrësit të institucioneve në këto fusha. Ai do të numërojë 1900 pjesëtarë, kryesisht policë, prokurorë e gjykatës. Aktualisht në Kosovë kanë arritur rreth 1400 pjesëtarë të tij. (BBC/INA)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back