Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

Malsi

Anëtar i Nderuar
12316540_10206996751570896_4641289800375725523_n.jpg

Opozita nisi protestën e paralajmëruar kundër qeverisë. Mijëra mbështetës të saj dhe qytetarë janë mbledhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përpara kryeministrisë. Në krye të saj janë kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ish –kryetari Sali Berisha. Protesta ka nisur nën tingujt e himnit të flamuri, ndërsa protestuesit mbajnë pankarta në duar kundër qeverisë. Kryetari Basha ka paralajmëruar se kjo protestë është nisja e rrugës pa kthim për largimin e qeverisë. Protesta po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Policia ka nxjerrë mijëra forca me uniform dhe civilë për të garantuar mbarëvajtjen e saj dhe për të shmangur incidentet e mundshme. / Lapsi.al

12348091_871322836320809_2926821154294683418_n.jpg12348780_10153389559202842_1883395015_n.jpg12311212_10153088046567000_7973500983850013357_n.jpg
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

Protestuesit e opozitës qëllojnë me vezë kryeministrinë (foto nga protesta)
dad1b4ef-a2ae-4fd0-b93b-ba4b76b9e71e.jpg
Disa nga protestuesit e opozitës kanë qëlluar me vezë selinë e kryeministrisë. Forcat e rendit nuk kanë reaguar. Deri tani nuk janë raportuar incidente.
c3570eef-16ee-416d-b3f1-571b52c63cf8.jpg
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

FOTO/ Protestues me pranga në duar dhe Edi Rama i pikturuar si gjel

12356716_10208157793168345_146170737004945009_o.jpg

Kur deputetët e opozitës flisnin në podium, protestuesit e dhanë mesazhin me anë të simbolikave. Të rinj me pranga në duar janë parë mes qytetarëve në proteste, ndërsa pankartat e sjellin Edi Ramën të vizatuar si një gjel.

12322812_10208157822289073_5925066214084021711_o.jpg
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

FOTOLAJM/ Vezë në murin e kryeministrisë, snajper në tarracën e godinës

vezet.jpg

Protestuesit hodhën vezë në murin e kryeministrisë siç duket edhe nga foto. Ndërkohë forcat e policisë vazhdojnë të mbajnë të rrethuar kryeministrinë. Grada është stacionuar në mbrojtje të institucionit, ndërsa në tarracë, protestuesit po mbahen nën vëzhgim të pandërprerë.

12362714_10208157796328424_4958574636000243331_o.jpg

policet.jpg
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

Digjet portreti i Ramës në protestën e opozitës (foto nga protesta)

12313795_10207817876066870_3384324849953010295_n.jpg

Disa protestues të mbledhur para kryeministrisë i vunë flakën një protreti të kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë qëlluar edhe me vezë kundër selisë kryeministrisë, ndërsa pak çaste më parë hodhën edhe tymuese para saj.

12310628_10207817876546882_6206066780609405127_n.jpg
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

Tension në protestë/ Nisin përplasjet e para me policinë (FOTO)

cde3bf2ec54d4cdd417fa1cd5964e2fd.jpg
Eshte tensionuar protesta e opozitës. Disa nga protestuesit kanë kaluar gardhin policor dhe i janë afruar hyrjes së kryeministrisë. Policia ka shoqëruar disa nga protestuesit, siç shihet edhe në foto. Këto janë përplasjet e para të protestuesve më policinë, të cilët më herët kanë hedhur edhe vezë në drejtim të selisë së kryeministrisë.

unnamed (1)_3.jpg

1be1bc9d12fa09e181540fa322bfbe05.jpg

5203e0f1-c665-4670-a9c7-e47fb18a24ee.jpg
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

Budalleku me i madh qe mund te bejne Shqiptaret sot , ky eshte .... te ngrihen ne kembe e te protestojne per ri sjelljen e nje GOMARI ne post. Ne vend qe te ulin koken e ti hyjne punes, ose te pakten te mundohen .... k'to ngrihen e dalin neper rruge pa lidhje.

Nderkohe qe bota sot ka shqetesime globale ne mase, Shqiptaret kruajne dhembet me Sali Gomarin. Shyqyr qe me k'te kohe qe erdhi, jemi nen krahet e Europes, se Shqiperine do ta kishin mbytur Muxhajdinet e ISIS- dhe do ishte nen nje lufte civile te tmerrshme.
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

Ne protesten e PS ndaj PD ata qe kaluan gardhin do kishin vdekur, le qe Sala qellon pa e kaluar gardhin.
Cili eshte qellimi protestes ne vetvete? Cfar duan?
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

PROTESTA/ Shikoni çfarë ndodh në pjesën e pasme të kryeministrisë!

gwqvtetc.jpg

Fotot janë bërë gjatë kohës që para kryeministrisë zhvillohej protesta e opozitës. Me qindra forca policie janë në gadishmëri për të ndërhyrë, nëse do të ketë incidente.

me logodffd.jpg
dvrtddz.jpg
gdrvybtr4d.jpg
IMG-20151208-WA0050.jpg
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

Sh mire .... te ju japin nje DRU te mire kurrizit, dhe te ikin ne shtepi.

Kush i organizon k'to protesta , ne k'to dite te veshtira globale qe ndodhemi sot ....!! e pse pikerisht tani .

Ps... Qellimi per ate qe e kupton, qe te hapet nje shqetesim tjeter ne Europe dhe ta haj Shqiptari NEXT . Nejse , se tani eshte pak si vone per gomarlleqe te tilla , s'te le EUROPA..qe ta hapesh gojen , & thnx 4this.
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

Vetem nje idiot do i bashkohej nje proteste me njerez te provuar dhe te sterprovuar ne qeveri. E kishin pushtetin 8 vjet dhe nuk bene asgje. E kishin bashkine 4 vjet dhe nuk i tha njeri pune e mbare. Demokratet per fat te keq nuk dine te bejne shtet. Kto reformat e dhimbshme qe po shohim po te ishin zbatuar njesoj nga te gjitha qeverite e meparshme nuk do ishim ne kte gjendje ,por jane pikerisht keq qeverisjet e meparshme qe e shkaterruan dhe e vodhen kte vend deri ne palce. Tani mbas 2 vitesh qeveri kerkojne te vijne ne pushtet? Normal ta msosh nje halldup me cizme ne 20 e kusur vjet mos paguaje drita ,uje ska si ta njohe konceptin e taksave dhe nuk mund te pajtohet me kte qeveri. Per fat te keq si ky halldupi qe permenda kemi gjysmen e Shqiperise qe jane lindur e rritur me kte kulture dhe do jete e veshtire qe kto reforma te kalojne pa dhimbje.

Une personalisht po te shihja alternativa te reja tek PD edhe mund te pajtohesha me kte proteste per revulucion me demek ,por kur shoh ne podium Aldo Bumcin ,Arben Imamin ,albana vokshi ,lul hollandezin e lloj lloj eskimezi qe ka qene per 8 vjet ne qeveri me vjen per t'vjell sesi me paftyrsine me te madhe kerkojne rrezimin e qeverise.
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

Shpërthejnë tymueset në protestë (FOTO)

12310595_1683423941897982_2681515324676882432_n.jpg

Protesta e opozitës vijon prej orës 11 në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Teksa në podium janë ngjitur disa drejtues të opozitës dhe qytetarë, disa protestues u përplasën me policinë. Ata qëlluan me vezë dhe hodhën edhe tymyese para kordonit të policisë. Forcat e rendit kanë shoqëruar disa protestues.

foto_18.jpg

12347811_1683423861897990_6164256815167725422_n.jpg
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

FOTO/ Protestusit qëllojnë me gurë, vezë, shashka dhe shkopinj druri, dëmtohet streha e kryeministrisë

me logo..........jpg

Situata ka qenë e tensionuar në vendin ku protestuesit kanë qenë në kontakt me policinë gjatë kohës që zhvillohet protesta. Siç duket edhe nga foto, protestuesit qëlluan ndaj kryeministrisë me gurë, me flakadanë, vezë, tymuese dhe shashka, ndërsa kanë djegur pankartat me fotografinë e Edi Ramës. Streha e kryeminsitrisë është dëmtuar, ndërkohë që policia ka mundur të mbrojë kërpudhën që ndodhet pak më larg në oborrin e kryeministrisë.

markiza.jpg
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

Protestuesit futen te Ministria e Brendshme, nis shembja e bunkerit

Protesta e opozitës nuk ka përfunduar ende. Në mbyllje të fjalës së tij kreu i PD-së, Lulzim Basha u bëri thirrje protestuesve që të drejtoheshin te Ministria e Brendshme, për të shembur bunkerin që ka nisur të ndërtohet aty para disa kohësh. ثshtë fjala për bunkerin e kontestuar edhe nga ish-të përndjekurit politikë, një bunker që Qeveria thotë se ka formë simbolike dhe njëkohësisht do të shërbejë si hyrje për në tunelet antibërthamore që gjenden poshtë Ministrisë së Brendshme. Në këto momente turma është zhvendosur nga Kryeministria drejt Ministrisë së Brendshme, ku kane nisur perplasjet e para...
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

Situatë e nderë në Tiranë/ Pritet përplasje fizike mes policisë dhe protestuesve (FOTO)

policia3.jpg

Trupa të shumta të ndërhyrjes së shpejtë dhe forca të tjera policore po bëhen gati në këto momente për të ndërhyrë kundër protestuesve në hapësirën mes bashkisë dhe ministrisë së Transporteve. Forcat policore janë grumbulluar pranë në rrugën e Torre Drinit dhe nga çasti në çast pritet të intervenojnë.
Protestuesit janë duke tentuar të dëmtojnë bunkerin e ngritur tek ministria e Brendshme, ndërkohë që disa prej tyre bashkë me deputetë të PD po bëjnë thirrje për qetësi. Sipas reporterëve të lapsi.al, gjendja është tepër e tensionuar dhe përplasja fizike me policinë duket e afërt.

4444444.jpg
policia2.jpg
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

Protestuesit e gjejnë zgjidhjen për të shembur bunkerin/ Ja si do të veprojnë

Protestuesit më në fund duket se e kanë gjetur një zgjidhje për të shembur bunkerin pranë ministrisë së Brendshme. Ata po ndezin një zjarr sa më të madh brenda dhe po tentojnë të mbyllin derën e hyrjes së tij duke rritur nxehtësinë brenda. Më pas duke i hedhur ujë të ftohtë nga sipër shpresojnë të arrijnë plasaritjen e betonit dhe më pas shembjen e tij. Kjo mënyrë është përdorur rëndom për të prishur bunkerët e komunizmit dhe për të marrë hekurin e tyre.
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

PD: Policia të zhbllokojë rrugën

bunkkk.jpg

Përfaqësues të Partisë Demokratike i kanë bërë thirrje policisë të zhbllokojë rrugët që lidhin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me selinë e Partisë Demokratike. Deputeti Flamur Ndoka tha se duhet që forcat e policisë të lënë të lirë rrugën pranë Torre Drini në mënyrë që turma të ketë mundësi të dalë shkurt drejt selisë blu. Rruga për të cilën flet Noka është e mbushur me dhjetëra forca policore pasi ajo është shumë pranë Ministrisë së Brendshme dhe bunkerit që u sulmua nga pjesëmarrësit në tubim.
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

Fotolajm/ Ambasadori gjerman sheh nga afër prishjen e bunkerit

bdbdbdbd_1.jpg

Në mes të qindra protestuesve në tubimin e opozitës ishte edhe ambasadori gjerman në Tiranë Helmut Hofman. Ai ka parë nga afër prishjen e bunkerit pranë Ministrisë së Brendshme.
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

Tërhiqen forcat e FNSH-së, protestuesit drejt memorialit të Azem Hajdarit

Flamuri-640x373.jpg

Protestuesit e opozitës po largohen në këto momente drejt memorialit të liderit të dhjetorit, Azem Hajdari.

Ndërkohë forcat e policisë dhe FNSH-së janë tërhequr nga rruga mes ministrisë së Brendshme dhe selisë së dikurshme të PD-së.
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

Nuk e di ç'iu desh edhe kjo proteste Shqiperise!!
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

Mjer populli i shkrete.
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

Nuk e di ç'iu desh edhe kjo proteste Shqiperise!!

Per disa arsye:

1. Destabilitet
2. PD te rimarr pushtetin
3. Te lejme nam tek nderkombetaret
4. Te pengojne procesin e integrimit ne BE
5. Rikthimin e vizave
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

Dhe protesta mbaroj....dhe bunkerit sa i bene ca vrima.
Lenci nam thuj ,per ca dolet e me ca u moret!
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

Kto jan gallat ,Edi Rama i poshtun ka ba i bunker e tan u moren me bunkerin kan harru per ca kan shku ne Tiran lol
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

Ky popull debil nuk e kupton akoma qe kur i thote pronari, neser e ke pushim do shkojme ne proteste, nuk ka me te drejte te ankohet per asgje.
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

Edi Rama lesho kryekarrigen se ka mbet thate b'''''a e Sales e i kane filluar te ftohta ne vithe.E ngriti nje milet per hater te b''''''s se vete!
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

a ben noj pare me hekurin e bunkerit a jo?
Eshte rrit cmimi i skrapit :p
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

PROTESTE MADHESHTORE!!!

Proteste qe tregoi se ky popull akoma nuk eshte shnderruar ne dele dhe se ka gjak ne deje per te reaguar ndaj neokomunisteve qe po udheheqin.

FITORE!!

hajduti
 
Po tallesh me siguri?!
Pjesmarrja qe po pse e degjenerun qellimin ....ishte cdo gje ok deri diku ...pjesa ku demtohen objektet shterore eshte skandal,sepse ne fund taksat e mia e te atyre pafidheve do jene qe do ndreqin fasadat!
Eshte per t'u habitur sesi me nje proteste te mendosh se cdo gje ndryshoi.
Para do vitesh ne 11 janar u vrane 4 veta nga kryeministri e luli i vocerr pikerisht ne ate shesh dhe ishin shume me shume se kaq ...dhe asokohe ti e shume te tjere thate - ku i coi edi rama njerezit
Sot te bej nje pyetje une ty - per cfare i coi lul basha njerezit pikerisht aty?!
Nese qellimi i bashes qe te risillte edhe njehere makabritetin e atyre skenave ,gjynah ky popull qe nuk vuri mend kurre!
Qe nje shtet te funksionoj duhet qe kto reforma te ishin bere me kohe....por me sa duket ky popull eshte i mallkuar sepse kushdo erdhi mendoi veten e jo atdheun!

Per mua sot nje fitore te padiskutueshme ka marre policia e ktij vendi. Bravo me gjithe zemer!
 
Titulli: Nis protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit

Eshte ndryshe te dhunosh nje institucion, sic beri zoti Rama ne 21 Janar, ndryshe te dhunosh nje bunker. Nese bukeri eshte institucion eshte pune tjeter.

Ndryshe nga opozita e meparshme qe bllokonte rruget kombetare, digjte goma, rrihte policet, mundohej te hynte ne zyren e Kryeminsitrit "edhe duke ecur mbi kufoma"-sic u shpreh Rama ne 20 Janar 2011, ndersa opozita e sotme duhet pushkatuar se nuk ka plagosur asnje polic dhe ka bere krimin me te madh: Ka djegur nje bunker...!

hajduti
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top