Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nis procesi i numërimit të votave. Ristani: Garantojmë transparencë



TIRANث- Pas përfundimit të procesit të transportit të kutive të votave nga qendrat e votimit në ato të numërimit të votave, ka nisur procesi i numërimit. Tre zonat e para që kanë nisur procesin e numërimit të votave janë Kukësit dhe Delvina. Lajmi është dhënë nga ECA dhe KRIK, e cila në një dalje të posaçme për mediat ka njoftuar se do të pasqyrojë hap pas hapi këtë proces shumë të rëndësishëm.
Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani deklaroi se "procesi i numërimit të votave do të funksionojë pa probleme". "Mbajtja nën kontroll e vendeve të numërimit të votave (VNV) dhe informacioni i marrë online prej tyre do të garantojnë një proces shumë transparent", siguroi kryetari i KQZ-së.
Sipas tij, vendosja e ekraneve në selinë e KQZ-së në lidhje të drejtpërdrejtë me të gjitha VNV-të në vend siguron vëzhgimin e të gjithë procesit, duke filluar me marrjen në dorëzim të kutive të votimit dhe më pas të numërimit të tyre.
Duke informuar për votimet e zhvilluara sot z. Ristani tha se në 5 QV nuk është hapur procesi i votimit, ndërsa në 3 QV të tjera ai është ndërprerë. "3 QV-të e dyta do të jenë në proces vlerësimi nëse do të llogariten apo jo, ndërsa për 5 QV-të e para është e sigurt se ato nuk do të prodhojnë rezultat dhe kjo shpjegohet në ligj", tha kreu i KQZ-së
Ndërkohë, policia e Shtetit me mbylljen e procesit të votimit ka kaluar në një fazë tjetër të rëndësishme të detyrave të saj zgjedhore, që është shoqërimi i kutive me fletët e votimit nga qendrat e votimit për në vendet e numërimit të votave, bënë të ditur burime të kësaj Policie.


Shekulli
 
WxP ke mundesi te sjellesh adresen on line per te ndjekur numerimet?
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back