Nis lehtësimi i lëvizjes në Europë

legjenda

Tetova
eu-schengen-visa-border.jpg

Lajme
Nis lehtësimi i lëvizjes në Europë
May 16, 2020 Mega News



HerBeauty
Ashtu siç kishin paralajmëruar, disa prej vendeve europiane kanë hapur kufijtë mes tyre, lëvizje e cila do të jetë e kufizuar dhe e vlefshme për grupe të caktuara. Gjermania, Franca, Zvicra dhe Austria do të lejojnë qytetarët e tyre të udhëtojnë në vendet fqinje për arsye pune dhe vizita familjare duke nisur nga mesnata e të shtunës.


Udhëtarët duhet të shkruajnë një deklaratë për motivin e lëvizjes dhe ta tregojnë atë në pikat e kalimit kufitar. Kjo vlen edhe për pronarët e tokave, kopshteve apo sipërfaqeve pyjore. Lëvizja lejohet gjithashtu edhe për studime apo shkollimin profesional. Kontrollet kufitare do të jenë sporadike.
Edhe pse jemi në prag të sezonit turistike, lëvizja për këtë arsye ende nuk është e mundur. Po ashtu, nuk lejohet udhëtimi për blerje. Autoritet gjermane deklaruan se hapja totale e kufijve me Francën, Austrinë, Zvicrën dhe Francën do të nisë me 15 Qershor 2020, duke pasur parasysh gjithmonë ecurinë e pandemisë.
Gjermania ka hequr të gjitha barrierat kufitare me Luksemburgun. Edhe Italia ka parashikuar hapjen e kufijve me 3 Qershor, sipas një vendimi të qeverisë Conte. Qytetarët nga BE dhe hapësira Shengen mund të udhëtojnë, edhe pa qëndruar dy javë në karantinë
 

Attachments

  • eu-schengen-visa-border.jpg
    eu-schengen-visa-border.jpg
    64.2 KB · Shikime: 0
  • eu-schengen-visa-border.jpg
    eu-schengen-visa-border.jpg
    64.2 KB · Shikime: 0
728606DF-AEAB-42B5-823F-793DCC40AE50-800x445.jpg

Bota Lajme Rajoni
M

HerBeauty
ITALI
Në orët e vona të natës duke u gdhirë mëngjesi i 16 majit qeveria italiane ka aprovuar një dekret të ri ligjor me masa urgjente në përballimin e pandemisë Covid-19.
Dekreti përcakton një kuadër normativ kombëtar masash që hyjnë në zbatim nga data 18 maj deri më 31 korrik 2020 e që me anë të urdhëresave shtetërore, rajonale e komunale vendosin rregullimin e lëvizjes së personave fizik si dhe mënyrën e zhvillimit të aktiviteteve tregtare, prodhuese e sociale.
Prej datës 18 maj e deri më 2 qershor 2020 lejohet lëvizja e lirë nga një komunë në tjetrën brenda të njëjtit rajon, e ndalohet lëvizja nga një rajon në tjetrin me mjete publike e private nga një rajon në tjetrin.
Prej datës 3 qershor 2020 do të lejohet lëvizja e lirë në të gjithë territorin kombëtar e limitimet mund të kryhen vetëm nga urdhëresa rajonale në varësi të rrezikut epidemik i pranishëm në këto zona.
Gjithashtu prej datës 3 qershor Italia hap kufijtë e lejon lëvizjet me vendet e tjera e që mund të limitohen vetëm nga vendime shtetërore e marrëdhënie mes vendeve në varësi të riskut epidemik e në përputhje me kufizimet e rregulloreve të vendosura nga Bashkimi Evropiane e nga detyrimet ndërkombëtare.
Dekreti i ri qeverisë italiane konfirmon ndalimin e lëvizjes për personat në regjim karantinimi deri sa strukturat shtetërore të vërtetojnë shërimin e tij nga Covid-19.


Do të vazhdoj të jetë i ndaluar grumbullimi i njerëzve në vende publike e të hapura.
Aktivitetet tregtare e prodhuese do të jenë të hapura e do të respektojnë protokollin kombëtar të sistemit të sigurisë së shëndetit në punë e të distancimit social.
Prej datës 18 maj do të hapin të gjitha objektet e kultit të të gjitha besimeve, si dhe palestrat e pishinat.
Qeveritë lokale kanë për detyrë të monitorojnë çdo ditë ecurinë e kurbës së pandemisë e të raportojnë të dhënat në Ministrinë e Shëndetësisë e në Institutin e Shëndetit Publik.
Për shkelje të rregullave të këtij dekreti do të aplikohet gjoba nga 400 euro në 3000 euro e në raste se individ ndalet duke udhëtuar me automjetin e tij gjoba do të rritet me 1/3 më shumë.
Në rast shkelje nga ana e aktiviteteve tregtare e prodhuese masa administrative parashikon mbylljen e aktivitetit nga 5 deri në 30 ditë, së bashku me gjobën përkatëse.
Në 24 orët e fundit numri i viktimave në Itali është rritur me 242 më shumë duke çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 31 610.
Janë regjistruar 789 raste pozitive duke e çuar numrin total të të infektuarve në 223 885.
E të infektuarit aktual pozitiv me Covid-19 janë reduktuar në 72 070
 

Attachments

  • 728606DF-AEAB-42B5-823F-793DCC40AE50-800x445.jpg
    728606DF-AEAB-42B5-823F-793DCC40AE50-800x445.jpg
    109.6 KB · Shikime: 0
  • 728606DF-AEAB-42B5-823F-793DCC40AE50-800x445.jpg
    728606DF-AEAB-42B5-823F-793DCC40AE50-800x445.jpg
    109.6 KB · Shikime: 0








Ribbet-collage-30-800x445.jpg

Lajme
Gjermania hap dyert nga 7 qershori, lajm i madh për të gjithë shqiptarët
May 16, 2020 Mega News


Varfëria dhe kriza ekonomike për shkak të epidemise së koronavirusit që ka kapluar botën ,ka rënduar situatën ekonomike në shumë vende të botës.
Me mijëra biznese në të gjithë Shqipërinë prej ditësh kanë mbyllur qepenat. Një perqindje e lartë e njerëzve kanë humbur vendet e punës.
Kancelarja Angela Merkel duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi, mesa duket ka paraprirë krizën për punëtorë në Gjermani.
Merkel ka shpallur zyrtarisht se nga 7 qershori do të munden të punojnë legalisht në Gjermani vetëm me dokumente të shteteve të tyre, respektivisht pa pasur pasaportë të BE-së punëtorë nga vende të tjera.


Ky lajm padyshim që ka gëzuar qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Kosovës, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës do të mund të punojnë në vendin më të zhvilluar të BE-së.Kancelarja e Gjermanisë, po paralajmëron krizën më të madhe të Bashkimit Europian që nga krijimi i Unionit më të rëndësishëm politik në botë.
Kjo situatë sipas Angela Merkel, është rezultat i pandemisë Covid-19. Megjithatë, politikanja gjermane Viola Von-Cramon , që është raportuese për Kosovë në Parlamentin e Europës, thotë se Merkel do e kryejë një punë që lidhet me Kosovën.
221218_GJERMANI-VIZAT_19_6.jpg
Punëtorët gjermanë përballen me largime nga puna për shkak të Covid-19
Një studim i publikuar këtë të hënë nga Instituti gjerman për Kërkime Ekonomike zbuloi se largimet nga puna po përhapen në të gjithë ekonominë e vendit.
Sondazhi zbuloi se në prill, 58% e industrisë së hotelierisë; 50% e hoteleve; 43% e agjencive të udhëtimit; dhe 39% e kompanive të automobilave ose larguan punonjësit ose nuk zgjatën kontratat e përkohshme.
Shkarkime më të larta se mesatarja po bëhen gjithashtu në shumë sektorë të tjerë por asnjë në farmaceutikë, tha instituti ekonomik.
 

Attachments

  • 221218_GJERMANI-VIZAT_19_6.jpg
    221218_GJERMANI-VIZAT_19_6.jpg
    146 KB · Shikime: 0
  • Ribbet-collage-30-800x445.jpg
    Ribbet-collage-30-800x445.jpg
    74.2 KB · Shikime: 0
  • 221218_GJERMANI-VIZAT_19_6.jpg
    221218_GJERMANI-VIZAT_19_6.jpg
    146 KB · Shikime: 0
  • Ribbet-collage-30-800x445.jpg
    Ribbet-collage-30-800x445.jpg
    74.2 KB · Shikime: 0
4DC234E5-6503-40C1-A03A-C400A1C424D4.jpeg


Është bërë e ditur se Gjermania ka vendosur të hapë gradualisht kufijtë me disa nga vendet fqinje. Me Luksemburgun kufiri do të hapet qysh të shtunën, po ashtu pritet që së shpejti të ketë heqje të kontrolleve kufitare edhe me Danimarkën.
Thuhet se këtë dhe lehtësime të tjera e bëri të ditur ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, të mërkurën, në Berlin, në një konferencë shtypi, pas mbledhjes se kabinetit te kancelares Angela Merkel. Për vendet e treta, ku hyn edhe Ballkani Perendimor, qeveria gjermane vendosi t’i bashkohet këshillës së ardhur po të mërkurën nga Brukseli për zgjatjen e ndalimeve deri më 15 qershor, shkruan DW.
Hapje graduale me fqinjët
Duke filluar që nga dita e shtunë kontrollet në kufi me Austrinë, Zvicrën dhe Francën nuk do të jenë më sistematike, por vetëm rastësore, tha ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer. Ndërsa në kufirin me Luksemburgun nuk do të ketë më kontroll, po ashtu heqja e kontrolleve pritet të ndodhë edhe edhe Danimarkën. „Për këtë jemi duke biseduar me qeverinë daneze“, tha ministri gjerman.
Meqenëse rregullorja e karantinës për njerëzit që vijnë nga jashtë është kompetencë e landeve federale, Seehofer, si ministër i mbarë Gjermanisë, mund të japë vetëm udhëzime: Dhe ai sugjeron që rregulli i karantinës dyjavore, siç është deri tani, të hiqet për shtetas që vijnë nga vendet fqinjë. Sipas ministrit gjerman, Gjermania synon të hapë kufijtë gradualisht edhe me vendet e tjera, si fqinje në lindje si Polonia dhe Çekia, por për këtë ende nuk ka një dakordim.
Mbeten të mbyllur kufijtë me Italinë e Spanjën
Sipas Seehoferit, të mbyllura do të mbeten udhëtimet nga Italia dhe Spanja, ku ende niveli i infeksioneve është i lartë. Për momentin nuk mund të mbajmë përgjegjësi për hapjen e kufijve me këto vende, tha ministri gjerman i Punëve të Brendshme. Horst Seehofer tha më tej se vendimi për hapjen e kufirit me këto vende do të bëhet në marrëveshje me Austrinë, Zvicrën dhe Francën, të cilat janë fqinje me to.
Hapja e sinjalizua nga Gjermania është e lidhur me një kusht: Që niveli i infeksioneve të jetë i njëjtë në të dyja anët e kufirit, dhe të mos ketë rritje. Si shifër orientuese Seehofer tha se vlen e njëjta që ka caktuar qeveria gjermane për zbutjen e masave parandaluese në Gjermani. Kjo do të thotë që numri i infeksioneve të reja mos jetë më i lartë se 50 në 100 000 banorë brenda një jave.
Komisioni i BE-së, me propozim për turizmin
Vetëm disa minuta pasi ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, kishte bërë të njohur në Berlin se do të niste hapjen graduale të kontrolleve kufitare, në Bruksel doli edhe komisioni i BE-së me propozime të ngjashme. Komisioneri i tregut të brendshëm, Thiery Breton, tha se “izolimi i shteteve nuk është më mjet i përshtatshëm kundër pandemisë”.
Sipas tij, komisioni propozon hapjen hap pas hapi të kufijve, në ato vende ku pandemia është në të njëjtin nivel nga të dyja anët e kufirit. Kusht është që ato të kenë mjaft kapacitete për të testuar, të kenë shtretër në stacionet intensive dhe të dihet se nga kalojnë zinxhirët e infeksionit.
Ndërsa për zonën Schengen, komisioni këshillon një hapje graduale, përsa e lejon niveli i përhapjes së pandemisë, për vendet e treta, ku hyjnë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, SHBA-ja, Rusia, Kina, etj. Komisioni këshillon që masat aktuale të mbeten në fuqi deri më 15 qershor.
 
albinfo.at

kufij-804x380-600x360-587x352.jpg

Kjo do të thotë që austriakët do të mund të hynë përsëri në Slloveni pa ndonjë kërkesë për kufizime apo për të hyrë në karantinë. Një pushim veror në Adriatikun kroat do të bëhet gjithashtu i mundshëm. Përjashtim do të bëjnë njerëzit me simptoma të koronavirusit. Në anën tjetër, duhet pasur kujdes se hyrja nga Sllovenia në Austri mbetet e kufizuar. Pas kalimit të kufirit, ju duhet të tregoni vërtetim që keni bërë testin e koronavirusit ose ndryshe duhet të shkoni në vet izolim, shkruan krone.at, transmeton Albinfo Austria.


Fletë informacioni në vend të karantinës në shtëpi


Deri më tani, të gjithë udhëtarët nga vendet e BE-së në Slloveni i janë nënshtruar një karantine shtëpie për shtatë ditë. Në të ardhmen, ata do të marrin vetëm një fletë informacioni me masa mbrojtëse ndaj koronavirusit. Një kërkesë tjetër për hyrje është që ju nuk keni qenë jashtë BE-së në 14 ditët e kaluara. Ata që kanë simptoma të koronës pas hyrjes do të iu refuzohet hyrja. Shtetasit e vendeve të treta u lejohet hyrja në vend, por zbatohet një kërkesë për 14 ditë vetizolim në shtëpi.


Lehtësim i mëtejshëm


Në Austri, kufizimet e hyrjes nga vendet fqinje ende zbatohen deri në fund të majit. Ato ofrojnë karantina në shtëpi pas hyrjes. Që nga e premtja, megjithatë, lehtësimi ka qenë në fuqi në kufijtë me Gjermaninë, ku kryhen vetëm kontrolle të rastësishme. Nga 15 qershori, kufizimet për Gjermaninë dhe Zvicrën do të hiqen plotësisht. Austria kishte premtuar hapa të ngjashëm me të gjitha vendet e tjera fqinje, përveç Italisë.
 

Attachments

  • kufij-804x380-600x360-587x352.jpg
    kufij-804x380-600x360-587x352.jpg
    37.2 KB · Shikime: 0
  • kufij-804x380-600x360-587x352.jpg
    kufij-804x380-600x360-587x352.jpg
    37.2 KB · Shikime: 0
Sevdail Tahiri

ilir-gjoni-587x391.jpg

Në intervistën e tij për albinfo.ch. z. Ilir Gjoni, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Zvicër flet për funksionimin e Ambasadës në kushtet e pandemisë, për operacionin më të madh në histori, të riatdhesimit që ka ndërmarrë Shqipëria gjatë kësaj periudhe, ku përfshihen edhe shtetasit e saj në Zvicër etj. Por në fokus të intervistës është normalizimi. Në këtë intervistë, z. Gjoni shfrytëzon nga rasti që të ftojë zviceranët dhe shqiptarët që pushimet e tyre verore këtë vit t`i bëjnë në Shqipëri, sigurisht, në varësi nga situata pandemike.


Si keni funksionuar si Ambasadë e Shqipërisë në Zvicër dhe a keni pasur bashkëpunim me autoritetet vendore në këtë kohë pandemie?


Ilir Gjoni:
Më lejoni në radhë të parë t’u falënderoj për mundësinë që më jepni që përmes albinfo.ch, portali me i madh shqiptar në Zvicër të mund t’ju përgjigjem pyetjeve tuaja lidhur me funksionimin e Ambasadës së Republika e Shqipërisë në Bernë gjatë kësaj pandemie.


Siç mund te kuptohet lehtë, kjo pandemi është e paprecedent, e cila në një farë mënyre i dha fund diplomacisë tradicionale e cila ka funksionuar për dekada të tëra. Kjo është një situatë ndryshimesh ku na është dashur të rikonceptojmë mënyrën e të punuarit si dhe të komunikimit si brenda institucionit ashtu dhe jashtë tij. Për rrjedhojë, na është dashur të kalojmë përmes një terreni krejt të panjohur; nga njëra anë me efektet që ka ndaj shtetasve shqiptarë që ndodhen në territorin e Zvicrës dhe nga ana tjetër me ndryshimet që ka sjellë në menaxhimin e marrëdhënieve bilaterale. Për pasojë, procedurat e funksionimit të Ambasadës është dashur të adaptohen në kushtet e diktuara nga pandemia. Kjo situatë ka ndryshuar radikalisht mënyrën e funksionimit, si të Ambasadorit ashtu dhe të stafit diplomatik e teknik. Fakt është se diplomacia tashmë kalon përmes telefonit, e-mailit, rrjeteve sociale dhe takimeve virtuale.


Një nga problemet praktike më akute ka qenë dhe mbetet riatdhesimi i shtetasve të bllokuar në Zvicër. Për të hyrë në kontakt me të gjithë shtetasit e bllokuar në Konfederatën e Zvicrës dhe për tu dhënë atyre informacionin e nevojshëm, na është dashur të bëjmë një fushatë intensive komunikimi përmes rrjeteve sociale, internetit dhe njoftimeve në faqen zyrtare të Ambasadës. Fatkeqësisht në kulturën tonë ende nuk është ngulitur nevoja e regjistrimit të shtetasve sa herë që ata dalin jashtë territorit te Shqipërisë dhe kjo sigurisht e ka bërë më të vështirë punën tonë.


Ndërkohë, kontaktet me institucionet zvicerane kryesisht Departamentin Federal për Punët e Jashtme, Sekretariatin e Migracionit, zyrat e migracionit dhe policisë në kantonet e Zvicrës si dhe konsujt e nderit të Shqipërisë në Cyrih dhe Ticino kanë qenë më intensive se kurrë më parë.


air-albania-587x386-1.jpg


Albinfo.ch: Në këtë kohë pandemie, sa qytetarë të Shqipërisë janë riatdhesuar në Shqipëri (numri i përgjithshëm i tyre)?


Ilir Gjoni:
Operacioni më i madh i riatdhesimit i organizuar ndonjëherë nga vendi ynë nisi (për Zvicrën) me fluturimin e parë të datës 30 mars ku u përfshinë shtetas shqiptarë të cilët kishin ardhur për vizitë në Zvicër për një periudhë të shkurtër kohe me mjete financiare të kufizuara dhe pa mundësi akomodimi për një kohë të gjatë. Më pas riatdhesimi ka vijuar me fluturimet e organizuara në datë 9 dhe 17 maj, po nga autoritetet shqiptare përmes linjës ajrore shqiptare “AirAlbania”. Totali i shtetasve të riatdhesuar shkon afërsisht te 400 persona. Ndërkohë Sekretariati i Migracionit vetë organizoi në datën 14 maj një fluturim riatdhesimi kryesisht për shtetas të cilët kishin kryer dënimin në sistemin ndëshkimor zviceran. Vlen të shënohet gjithashtu se nga fluturimet e organizuara nga qeveria shqiptare, u është dhënë mundësia edhe shumë shtetasve zviceranë dhe të vendeve të BE që të mund të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Zvicrës apo destinaconeve të tjera në Evropë. Më duhet gjithsesi të konfirmoj faktin se ende ka shqiptarë të cilët kërkojnë të riatdhesohen, ndërkohë qeveria shqiptare ka deklaruar se pas datës 18 maj procesi i riatdhesimit do të intensifikohet më tej.


Gjatë gjithë kësaj periudhe, që nga fillimi i pandemisë, dhe sidomos vendosja e kufizimeve nga ana e autoriteteve federale zvicerane, Ambasada ka qenë e hapur dhe në shërbim të shtetasve në nevojë. Puna është organizuar, siç e shpreha më lartë, me prani të përhershme në Ambasada të një diplomati dhe punë nga shtëpia të diplomatit tjetër, duke shfrytëzuar në maksimum mjetet e komunikimit elektronik.


Albinfo.ch: Na tregoni më shumë rreth kërkesave të tyre, çfarë kërkesash ka pasur më shumë?


Të gjitha shërbimet konsullore të kërkuara prej Ambasadës, kryesisht pajisje me leje kalimi u janë shërbyer qytetarëve direkt me praninë e tyre në Ambasadë, duke respektuar rigorozisht masat e sigurisë shëndetësore, ndërkohë që në bashkëpunim me autoritetet federale u arrit të krijohej mundësia për shtetas të cilëve u kalonte afati 90 ditor i qëndrimit në zonën Shengen, që të mos penalizohen, por tu mundësohet zgjatja e lejes së qëndrimit.


Paralelisht me këtë, është punuar me intensitet për të kërkuar mbështetjen e autoriteteve zvicerane për sistemin shëndetësor në Shqipëri gjë e cila u arrit me akordimin e 330.000 dollarëve amerikanë Ministrisë së Shëndetësisë të Shqipërisë për blerje të aparaturave shëndetësore në funksion të trajtimit të të sëmurëve. Dëshiroj po ashtu të shpreh një mirënjohje të thellë për të gjithë ata shtetas shqiptarë me banim në Zvicër që kanë shprehur solidaritet e gatishmëri për t`i ardhur në ndihmë Ambasadës. Në mënyrë të veçantë për shtetasit zviceranë. Këtu dëshiroj të veçoj znj. Ruth Sandelowsky, CEO e Kolmar Group AG e cila ofroi vullnetarisht një sasi të konsiderueshme maskash mbrojtëse.


Albinfo.ch: Tani në këtë kohë pandemie, cili është orari i punës për shërbimet qoftë edhe online?


Ilir Gjoni:
Ambasada për asnjë moment nuk ka qenë e mbyllur dhe ofron një shërbim edhe tej orarit zyrtar ku shtetasit në nevojë kanë mundësi të telefonojnë në numrin e emergjencës në çdo orë të ditës apo natës apo dhe dërgojnë e-mail në adresat zyrtare të Ambasadës së Shqipërisë në Bernë.


Albinfo.ch: Zvicra ka filluar ngadalë t’i kthehet normalitetit. A ka një datë, kur ju mund të parashikoni se Ambasada do t’i kthehet normales, apo ndonjë strategji të re rreth punës tuaj edhe në këtë mënyrë?


Iliri Gjoni:
Mendoj se tanimë kjo mënyrë e të bërit diplomaci është mëse normale. Sigurisht që Ambasada është e detyruar të zbatojë gjithë udhëzimet, vendimet apo rregullat e marra nga autoritetet federale e për rrjedhojë edhe ne ndjekim të njëjtin hap e ritëm si dhe pjesa tjetër e shoqërisë zvicerane.


siguriua-turizmi-587x330.jpg


Albinfo.ch: Shqiptarët e Zvicrës me prejardhje nga Shqipëria dhe Kosova, po edhe turistët zviceranë, a mund të kalojnë sivjet pushimet verore në bregdetin shqiptar?


Ilir Gjoni:
Kryeministri e bëri të qartë më datë 14 maj në daljen e tij në media se kjo mundësi do të ekzistojë dhe kufijtë për shqiptarët do të hapen për sezonin veror gjithmonë në varësi të ecurisë së të dhënave pandemike, duke respektuar rregullat dhe duke treguar një përgjegjësi qytetare në mbrojtje të shëndetit.


Albinfo.ch: Më saktësisht kur mund t’i kalojmë pushime në Shqipëri, në qershor?


Ilir Gjoni:
Askush nuk e ka një përgjigje të saktë. Qeveria nuk ka një deklaratë konkrete për datën.
 

Attachments

  • ilir-gjoni-587x391.jpg
    ilir-gjoni-587x391.jpg
    18.5 KB · Shikime: 0
  • siguriua-turizmi-587x330.jpg
    siguriua-turizmi-587x330.jpg
    21.8 KB · Shikime: 0
  • air-albania-587x386-1.jpg
    air-albania-587x386-1.jpg
    24.6 KB · Shikime: 0
  • siguriua-turizmi-587x330.jpg
    siguriua-turizmi-587x330.jpg
    21.8 KB · Shikime: 0
  • air-albania-587x386-1.jpg
    air-albania-587x386-1.jpg
    24.6 KB · Shikime: 0
  • ilir-gjoni-587x391.jpg
    ilir-gjoni-587x391.jpg
    18.5 KB · Shikime: 0
albinfo.ch

ksamil-i-albanien-587x392.jpg
Ksamil-i-Albanien - Photo by: kosmo.at - Ilustrim


Është bërë e ditur se plazhet këtë vit do të jenë shumë më tepër publike sesa private.


Pritet që këtë vit hapësirat të jenë publike dhe qytetarët të akomodohen me mjetet e tyre në plazh. Kështu ka bërë me dije Kryeministri Edi Rama, ndërsa tha që kontratat për shezlone në plazh do t’u lejohen vetëm hoteleve, transmeton albinfo.ch.


Dihet se në Rivierën Shqiptare ka shumë vende të bukura dhe për t’i bërë planifikimet më të lehta dhe më të bukura në Shqipëri që duhen vizituar edhe në 2020-ën.


Saranda – Qyteti i vogël bregdetar i Sarandës ndodhet në pjesën jugore të Shqipërisë dhe laget nga deti Jon. Ky bregdet është i rrethuar nga kodra me një florë e gjelbër dhe është një parajsë tokësore për adhuruesit e diellit.


Ksamil – Ky plazh me rërë në jug të Sarandës është një destinacion popullor për banorët vendas. Sidomos për notarët e kanotazhit, ku ndodhen tre ishuj të vegjël dhe janë një destinacion mjaft popullor.


Dhërmia – Ky plazh është veçanërisht mbresëlënëse për shkak të shkëmbinjve të tij të bardhë dhe guralecave. Ai shtrihet para një pylli të mrekullueshëm me pisha dhe është shumë i vizituar, veçanërisht në sezonin e verës.


Himara – Pavarësisht nga shumë turistë gjatë stinës së verës, ky është plazhi më i bukur në Shqipëri. Nëse shkoni në veri të saj, do të haseni me një plazh të gjatë të bardhë gëlqeror me ujë kristal të pastër të quajtur plazhi i Livadhit. Në jug të qendrës së qytetit të Himarës do të gjeni një tjetër plazh fantastik, plazhin e Potamit.


Jala – Nëse jeni duke kërkuar për një pushim relaksues plazhi, ky është vendi ideal për ju. Jala është një tjetër margaritar në Rivierën Shqiptare. Që nga viti 2000 ky plazh është një ëndërr dhe ka zhvilluar turizmin me hapa të shpejtë.


Borshi – Me një vijë bregdetare shtatë kilometra të gjatë, Borshi është nga plazhet më të gjatë në Shqipëri. Dhitë kullosin në ullishtet e bukura, para një peizazhi të mrekullueshëm malor. Megjithëse është një nga plazhet më të bukura në Shqipëri, ky seksion deri më tani është kursyer nga bumet turistike. /Albinfo.ch
 

Attachments

  • ksamil-i-albanien-587x392.jpg
    ksamil-i-albanien-587x392.jpg
    54.5 KB · Shikime: 0
  • ksamil-i-albanien-587x392.jpg
    ksamil-i-albanien-587x392.jpg
    54.5 KB · Shikime: 0
5-6-780x439-1-696x392.png

Gjermania hapi kufirin me Luksemburgun të shtunën dhe lehtësoi masat në disa kufij të tjerë, duke njoftuar se kontrollet do të largohen plotësisht në 15 qershor, njoftuan agjencitë.


Ministri i Jashtëm Heiko Maas përshëndeti hapjen e kufirit gjerman-Luksemburg si një “shenjë e rëndësishme” që udhëtimet në Evropë po kthehen në normalitet, transmeton Telegrafi.


Maas tha këtë ndërsa ishte duke qëndruar pranë Ministrit të Jashtëm të Luksemburg, Jean Asselborn, në urën mbi lumin Moselle që lidh Gjermaninë dhe Luksemburgun. Të dy politikanët mbanin maska për fytyrën.


“Qëllimi është përfundimisht ta bëjmë Evropën siç ishte dikur”, tha Maas për kalimin e kufirit të lirë.




Ky proces do të varet nga përparimi në luftimin e pandemisë. “Nëse gjërat keqësohen, ne do të duhet të kthehemi në rrugën e vjetër”, paralajmëroi ministri.


Që nga e shtuna, Gjermania po zvogëlon gradualisht kontrollet në kufijtë me Austrinë, Zvicrën dhe Francën, të cilat, në varësi të zhvillimit të situatës, duhet të shfuqizohen plotësisht deri në 15 qershor.


Siç u njoftua nga Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer të mërkurën, Gjermania po hap kufirin së pari me Luksemburgun dhe më pas së shpejti me Danimarkën, për të cilën po negociohet. /Telegrafi/


Share this:
 

Attachments

  • 5-6-780x439-1-696x392.png
    5-6-780x439-1-696x392.png
    447.3 KB · Shikime: 0
  • 5-6-780x439-1-696x392.png
    5-6-780x439-1-696x392.png
    447.3 KB · Shikime: 0
By Gazeta Korrekte
Posted on May 17, 2020

normalitet.png






Comments
Nga nesër (18 maj), do të nis edhe faza 2 e hapjes graduale.
Sipas MSH-së, nga nesër qytetarët do të kenë mundësi lëvizjeje dy herë në ditë nga 2 orë, krejt kjo në bazë të shifrës së parafundit të letërnjoftimit.
Po ashtu, nga nesër do të rihapen disa biznese, përfshirë tregtinë me pakicë, Dentistët e Fizioterapeutët, Flokëtarët e Sallonet e Ondulimit, Gastronomia, Transporti Urban dhe Ndërurban, ai Herkurudhor, Qendrat e Thirrjeve, po ashtu do të hapen edhe Muzetë e Galeritë, transmeton Indeskonline.


Sa i përket gastronomisë, nuk lejohet shërbimi brenda, por vetëm “merre me vete”, ndërsa janë edhe masat e vëna që pronarët duhet t’u përmbahen.
Gjatë kësaj faze do të bëhet edhe rivlerësimi për hapjen e Parqeve, Ceremonive Fetare, Tregjet e Tjera, Palestrat, Qendrat e Kujdesit Ditor dhe Qendrat Tregtare.
Ndërsa në vlerësimin e Fazës së Tretë, do të shikohet mundësia e hapjes së Kufijve, Pishinat, Klubet e Natës, Aeroportet, Ahengjet e Banjat.
Faza e dytë nis nesër deri më 1 Qershor./Indeksonline
 

Attachments

  • normalitet.png
    normalitet.png
    692.2 KB · Shikime: 0
  • normalitet.png
    normalitet.png
    692.2 KB · Shikime: 0
Më 15 qershor, dyert e Greqisë do të hapen për turistët nga jashtë. Plani është që të fillojë me 19 vende me karakteristika të mira epidemiologjike.



tucson.png
Vendet e para që do të dërgojnë vizitorë në Greqi janë: Qipro, Izraeli, Kina, Japonia, Australia, Norvegjia, Danimarka, Austria, Bullgaria, Serbia, Rumania, Shqipëria, Polonia, Maqedonia Veriute, Bosnje-Hercegovina, Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke.



Kufiri tokësor për këto vende do të jetë i hapur qysh më 15 qershor. Lajmi tjetër i mirë është që turistët nuk do të duhet të bëjnë teste për koronavirusin para se të nisin udhëtimin e tyre.



Thjesht në kufi do të duhet të deklarosh se do të marrësh vetë përsipër rrezikun nëse je i sëmurë. Do të ketë një matje temperature e nëse vihet re se ka diçka që nuk shkon, të bëhet një test i shpejtë. Në rast se rezulton pozitiv, atëherë do ta kesh të detyruar të karantinohesh.



Nga 1 korriku, pritet të lejohen fluturime direkte në destinacion, përveç nëse ndryshojnë të dhënat epidemiologjike. Të dhënat do të ekzaminohen çdo 15 ditë.



“Periudha e turizmit fillon më 15 qershor. Hotelet sezonale mund të rihapen, dhe fluturimet e drejtpërdrejta ndërkombëtare në destinacionet tona turistike gradualisht do të fillojnë nga 1 korriku”, tha kryeministri grek Mitsotakis në një fjalim televiziv
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Attachments

  • tucson.png
    tucson.png
    950.2 KB · Shikime: 0
  • tucson.png
    tucson.png
    950.2 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top