Nis aventura e re e “Big Brother”

Titulli: Nis aventura e re e “Big Brother”

Cfare ka zarfi i kuq ?

Te shtunen e kaluar Arbana na prezantoi me nje zarf te kuq. E kuqja eshte ngjyre e bukur, ka zjarr ne mes dhe sigurisht qe te intrigon. Te gjithe admiruesit me siguri presin se cfare do te jete zarfi i kuq. Me siguri qe s'do te jete lavatrice se ajo u fitua te shtunen e kaluar nga floket e vajzave. Po te ishin batanije nuk do kishin shume rendesi se eshte gjithe ai zarf i kuq i madh dhe i stampuar bukur.
Po c'ti kete shkrepur ne mendje valle autoreve?
Shume siguri s'ka por nje mendje djallezore dic me pershperit.
Kam frike se kete jave konkurentet do te na shkojne ne ate luksin qe folem heren e kaluar. E keni parasysh komoditet, hapesire pa fund, sharm, pishine etj.

Po ankthi dhe padurimi nuk po na le qe te marrim vesh te verteten. Sa te paduruar qe jemi, madje edhe vete TV mbeti duke i bere publicitet zarfit duke na e shtuar edhe me shume deshiren qe te na vije e shtuna dhe te shikojme Big Brother.

Edhe pse me hapesire te vogel banoret imitojne njeri-tjetrin duke qene nje deshmi e qarte e harmonise mes tyre. Imagjino ne 1 dhome e kuzhine banoret na kenaqen duke bere show, lere me vone kur te jetojne ne ate shtepi mbreti…
•infoalb•
 
Titulli: Nis aventura e re e “Big Brother”

Do u japin shtepi te re mbase... lol

Te them te drejten ky sa vjen dhe behet me i merzitshem se i fundit. Te parin e pash meqe ishte fillimi, gje e re, interesante. Dhe vjet dhe sivjet sikur i kane zgjedhur antaret me "kujt i bie 10-ta"...
 
Titulli: Nis aventura e re e “Big Brother”

Per mendimin tim tema te tilla te tipit Big Brother nuk japin asgje per forumin , per ne si antare dhe per vizitoret qe kemi. Do ishte mire te evitoheshin se askush ska kohe te tepert per te humbur me lexime te tipit kshu beri filan banor , kshu beri vellai i madh etj, etj... Nejse ky eshte mendimi im, po me duket shume pa lidhje te diskutohet per nje spektakel perfitim prej te cilit ka vetem top chanel dhe ato qe jane brenda,,, Tek ne te tjeret mendoj se nuk percon asnjelloj mesazhi ,,,,,
 
Titulli: Nis aventura e re e “Big Brother”

elbruna sigurisht qe nuk i japin gje, por per ato persona qe e ndiekin programin, mund te jete menyre bisede dhe konfrontim idesh, per c'fare ndodh ne shtepine e big Brotherit.
Edhe se ka shume veta si ty dhe mua, qe nuk i intereson fare, se cfare bejne banoret brenda, se cfare hajne, me ke zihen apo ku ta di une.

Forumi eshte shume i gjere sa te pranoje dhe tema te tilla per diskutim.
 
Titulli: Nis aventura e re e “Big Brother”

A jua thashe qe iken Pamela ..next is olta :syze:
 
Titulli: Nis aventura e re e “Big Brother”

Pamela, e eleminuara e radhës
13/02/2010 22:10

Arbana u komunikon banorëve se ka ardhur momenti që banori i përzgjedhur nga publiku të lërë shtëpinë e Big Brother duke i dhënë fund kështu kësaj loje dhe kësaj aventure emocionuese. Ajo fton banorët jo të nominuar që të shkojnë në zonën e tunelit duke lënë kështu në dhomën e ndenjjes pesë banorët e nominuar. Pasi mbeten vetëm, Arbana i thotë atyre se ka në dorë zarfin e zi me emrin e banorit që do të largohet. Banorët janë ulur pranë e pranë dhe të kapur për dore Arbana tregon fillimisht se cilët banorë i kanë shpëtuar eleminimit dhe përkatësisht e para Domenika, e më pas me radhë Jetmiri dhe Graciela. Dy banorët e fundit mbeten Seldi dhe Pamela të cilët janë tepër të emocionuar për të marrë vesh vendimin e publikut. E eleminuara e radhës është Pamela e cila pasi përshëndetet me banorët, shkon të përshëndetet e të ndahet edhe me banorët e tjerë që ndodhen në zonën e tunelit. Pamela, e mërzitur, largohet dhe niset drejt studios.
 
Titulli: Nis aventura e re e “Big Brother”

Lojë për dy banorë të rinj
13/02/2010 22:25

Vëllai i Madh ka vendosur që të hyjnë dy banorë të rinj në shtëpine e Big Brother por në një formë ndryshe nga të tjerët. Arbana u kërkon djemve që të shkojnë në dhomën e rrëfimit ndërsa vajzat të presin në dhomën e ndenjjes. Ndërkohë që djemtë nuk dëgjojnë asgjë, Arbana u tregon në monitor vajzave dy djem, Valonin dhe Bledarin të cilët presin në zonën e tunelit ku janë njohur disi me njeri-tjetrin. Ato duken menjëherë të interesuara për ta. Në monitor shfaqet edhe klipi prezantues për dy djemtë e rinj. Më pas, Arbana i fton vajzat që të shkojnë në zonën e tunelit dhe të njihen më nga afër me djemtë, por në të njëjtën kohë edhe të aktrojnë disi, të jenë bindëse e të mos tregojnë të vërtetën. Ajo u thotë vajzave se dy djemtë e rinj duhet të prezantohen tek djemtë e tjerë jo si dy konkurentë, por si dy të afërm të vajzave të cilët kanë ardhur në shtëpi vec për t’u takuar me to, si një surprizë e Vëllait të Madh të cilët më pas do të largohen. Vajzat bien dakord dhe vendosin që Valoni të jetë një nga kosovarët e strehuar në shtëpinë e Oltës gjatë periudhës së luftës në Kosovë, pasi ajo ka treguar një histori të ngjashme me këtë, ndërsa Bledari si një kushëri i Gracielës i cili jeton jashtë Shqipërisë. Vajzat duken entuziaste për dy djemtë e rinj dhe komunikojnë me djemtë për detajet e “gënjeshtrave” që të mos diktohen nga djemtë. Të gjithë shkojnë në dhomën e ndenjjes ndërsa djemtë dalin nga dhoma e rrëfimit. Ata surprizohen nga prania e dy të rinjve, por vajzat menjëherë i prezantojnë si të afërmit e tyre. Hakiu duket dyshues pasi është përballur me Valonin gjatë audicioneve dhe këtë gjë e konfirmon edhe Olta e cila shprehet se “gënjeshtrave” po u vjen fundi.


Pamela në studion e BB
13/02/2010 22:50

Pamela, e eleminuara e radhës mbërrin në studio ku po zhvillohet spektakli. Ajo pritet me një duartrokitje të gjatë nga publiku. Arbana e fton që të diskutojnë bashkë këtë fakt. Pamela shprehet se u mërzit disi nga largimi dhe se nuk dëshironte që kjo lojë të përfundonte kaq shpejt, por shton se e priste dhe e kishte përgatitur veten se kjo gjë mund të ndodhte. Ajo mendon se arsyet të cilat e kanë cuar në eleminim mund të kenë qënë mos përshtatja e saj me banoët e tjerë. Pamela tregon se e ka patur të vështirë të afrohet me të tjerët, madje fillimi ishte akoma i vështirë, pasi pati përplasje me Jetmirin dhe Erionin, pas një afrimi të menjëhershëm gjë që shkaktoi që ajo të mos e marrë veten edhe për më pas. Pamela thekson se nëse nuk përshtatet me dikë e reflekton menjëherë pasi nuk di të shtiret dhe se kundrejt tij do mbajë qëndrim. Tridhjetetetë përqind është rezultati i votimit për të. Arbana diskuton me të edhe për lojërat e zhvilluara në shtëpi: për lidhjen me Seldin dhe afrimin me Jetmirin. Pamela shprehet se “lidhja” me Seldin ishte e rastësishme pasi banorët ishin ata që ua cuan ndërmend këtë gjë dhe të dy luajtën për pak kohë me këtë fakt. Për afrimin me Jetmirin ajo thotë se ka qënë i qëllimshëm, për të luajtur me te pasi realisht nuk e pëlqen atë. Ariani e pyet Pamelën se përse ka qëndruar aq e tërhequr dhe e heshtur në shtëpi dhe ajo thotë se kanë qënë të tjerët që nuk e afruan, grupimet e krijuara e bënë që të ndjehej vetëm si dhe sjellja e banorëve gjatë debateve të cilët nuk dinë të dëgjojnë. Për të shfaqet edhe një klip ku tregohen momentet e hyrjes në shtëpi, momentet më të bukura kur ka festuar ditëlindjen, lojërat e zhvilluara në shtëpi si dhe komentet e banorëve dhe thashethemet që kanë thënë për të. Pamela shprehet se i ka pritur këto komente, por në fytyrë i reflektohet pak mërzitje.
 
Titulli: Nis aventura e re e “Big Brother”

Gjashtë prej banorëve në nominim
13/02/2010 23:05

Arbana u kërkon banorëve që të shkojnë në dhomën e rrëfimit e aty të thonë dy emrat e banorëve të cilët duan që t’i nominojnë duke u dhënë kështu mundësinë që ata të largohen nga loja. Të dhjetë banorët, përfshirë edhe Renaton i cili e ka për herë të parë, shkojnë me radhë në dhomën e rrëfimit ku japin arsyet se përse dëshirojnë t’i nominojnë dy banorët e zgjedhur nga ata vetë. Nga kandidimet e kryera, në nominim dalin gjashtë persona të cilët janë Eduardi, Olta, Renato të cilët dalin për herë të parë si dhe Jetmiri, Seldi dhe Domenika. Arbana u komunikon këtë vendim banorëve të cilët nuk reagojnë, sikur t’i prisnin ato, përvec Eduardit i cili ngrin në vend.
 
Titulli: Nis aventura e re e “Big Brother”

Hapet zarfi i kuq
13/02/2010 23:35

Zarfi i kuq ka sjellë shumë kuriozitet si tek banorët ashtu edhe tek publiku e të gjithë mezi presin që ai të hapet. Arbana njofton të gjithë se ky moment ka ardhur dhe se zarfi i kuq do të hapet për të lexuar komunikimin që përmban. Ajo thotë se ky zarf do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve në shtëpi dhe kjo zgjedhje ka një qëllim të caktuar. Arbana u kërkon gjashtë banorëve të nominuar që të shkojnë në magazinë ku atje i pret një njeri i maskuar i cili do t’u vërë atyre një shall për t’u lidhur sytë. Banorët shkojnë atje dhe presin me ankth komunikimin e zarfit, ndërkohë që banorët e tjerë presin në dhomën e ndenjjes. Arbana lexon zarfin në të cilin thuhet se Vëllai i Madh ka vënë në provë vullnetin dhe aftësinë për t’u përshtatur në shtëpinë plot kujtime dhe me vlera historike e sociale të të gjithë banorëve dhe pasi ka vlerësuar qëndrimin e tyre në shtëpi, ka vendosur që banorët e nominuar të transferohen në një tjetër vend, në një shtëpi të re. Banorët heqin mbulesat nga sytë dhe shohin përpara tyre një shtëpi të madhe, luksoze, të bukur, plot ngjyra. Banorët duken shumë të lumtur dhe falenderojnë Vëllain e Madh për këtë ndryshim e për këtë fat. Ariani shprehet se banorëve u eci mjaft mirë ky nominim, ndërsa të tjerët duhet të rrinë në shtëpinë e vjetër.
 
Titulli: Nis aventura e re e “Big Brother”

Tre banorë të rinj dhe dy sfida për ta
13/02/2010 23:40

Surprizat gjatë këtij spektakli nuk kanë të mbaruar. Në shtëpinë e Big Brother do të futen edhe tre banorë të rinj të cilët ndodhen në dhomën e rrëfimit. Por përpara se të hyjnë, ata duhet të kalojnë një provë të vështirë e së bashku me ta edhe banorët e vjetër. Banorët e vjetër të cilët ndodhen në shtëpinë e vjetër duhet të vendosin se një nga banorët do mund të hyjnë aty. Tre kandidatët e rinj janë Rezarta, Klodi dhe Ada. Për banorët e vjetër shfaqen klipet prezantuese të kandidatëve ku ata duhet të njihen paraprakisht me ta. Pas klipeve, për banorët që duhet të marrin vendimin Vëllai i Madh ka vendosur që t’u jepet një ndihmë. Arbana do tu bëjë disa pyetje kandidatëve në lidhje me arsyen se përse duan të hyjnë në shtëpi, pikat e forta dhe të dobëta të karakterit të tyre dhe momentet më të vështira e më të lumtura të jetës së tyre. Këto përgjigje të këtyre pyetjeve do t’i ndihmojnë banorët e vjetër të marrin më kollaj vandimin. Pasi përfundon kjo procedurë, banorët votojnë dhe Ada me Rezartën marrin vota të barabarta kështu që të dyja hyjnë në shtëpi. Por Vëllai i Madh vendos që t’i japë edhe një shans të dytë Klodit. Arbana thotë se në dhomën e rrëfimit ndodhen dy sfera të ndezura. Ai duhet të vendosë duart mbi to dhe nëse ato fiken, ai do mund të futet e nëse ato qëndrojnë ndezur, jo. Fati është në anën e Klodit i cili pasi vendos duart mbi sfera, ato fiken e kështu ai futet në shtëpi e bashkohet me të tjerët ku takohet e njihet me ta.
 
Titulli: Nis aventura e re e “Big Brother”

Surpriza pa mbarim
13/02/2010 23:55

Arbana u kërkon banorëve të shtëpisë së re, të cilët janë duke festuar e duken të lumtur për këtë surprizë, që të njihen me ambientet e shtëpisë. Ata shprehen se janë të kënaqur që ndodhen aty. Arban fton banorët e dy shtëpive, asaj të resë dhe asaj të vjetrës që të dalin në kopsht pasi aty i pret një surprizë e vecantë. Kur ata dalin, shohin se muri ndarës i dy shtëpive është rrëzuar dhe se mund ta shohin njeri-tjetrin. Dy shtëpitë janë të ndara nëpërmjet një gardhi i cili nuk duhet kaluar nga asnjë nga banorët. Arbana u thotë disa rregulla të reja banorëve të cilat duhen respektuar sepse në të kundërt mund të penalizohen. Ajo u thotë se ata nuk mund të kalojnë gardhin dhe as të shkëmbejnë mes tyre ndonjë gjë si përshembull ushqime apo sende, por vec të takohen e të bashkëbisedojnë. Banorët duken të habitur e të lumtur njëkohësisht dhe përshëndeten e fillojnë menjëherë të bisedojnë mes tyre. Arbana u komunikon banorëve se për ta ka edhe një tjetër surprizë. Në shtëpinë e vjetër është përgatitur një festë ku i ftuar është këngëtari Luan Zhegu, ndërsa në shtëpinë e re është përgatitur një banket dhe të ftuar janë këngëtarët Kamela dhe Genti. Të tre këngëtarët kanë përgatitur një këngë përshëndetëse për banorët, një bashkëpunim mes tyre. Banorët takohen me këngëtarët e festojnë bashkë me ta.
 
Titulli: Nis aventura e re e “Big Brother”

Kush del këtë javë? (20 shkurt)


Eduardi 171 8%

Domenika 66 3%

Jetmiri 274 12%

Olta 715 32%

Seldi 234 11%

Renato 742 34%

Totali votave : 2202


good ishalla del Olta se smund ta shoh me sy ;@
 
Titulli: Nis aventura e re e “Big Brother”

une dua ta fitoj Hakiu
 
Titulli: Nis aventura e re e “Big Brother”

“Dhe koha qan për ta”
20/02/10 12:08

Banorët kanë vazhduar të flenë dhe pse dritat janë ndezur dhe ka filluar muzika. Por si gjithmonë të parët që zgjohen janë Edi dhe Renato, të cilët bëjnë pak fiskulturë.
Ndërsa në shtëpinë e vjetër të parët që zgjohen janë Klodi dhe Kika. Klodi sapo është zgjuar është marrë me larjen e enëve, e më pas bën një kafe për vete.
Bledi zgjohet pas tyre dhe bën tualetin e mëngjesit madje lan dhe dyshemenë e tualetit.
Kika në kuzhinë po ndez sobën me dru por ajo merr shumë flakë dhe për pak sa nuk djeg dorën. E më pas e pastron me fshesë sipërfaqen e sobës dhe gjithë kuzhinën. Ai i ka bërë kafe dhe Adës dhe e thërret që të zgjohet nga gjumi dhe i thotë me shaka që nuk e do burri ashtu gruan. Ata mblidhen të gjithë në kopësht dhe bisedojnë duke pirë kafen. Klodi i ka thënë që nuk ka fjetur mirë dhe është zgjuar nga gjumi i sikletosur. Kika ka thënë që dhe ai s’ka fjetur fare mirë. Bledi është shprehur që koha nuk po rregullohet e po ja bën si me qëllim atyre. Ai komunikon me shenja me banorët e shtëpisë tjetër dhe u thotë që dhe koha po qan për ta sot.
 
Titulli: Nis aventura e re e “Big Brother”

“Dhe koha qan për ta”
20/02/10 12:08


uuuuuuaaaaaa me verte??? dhe une qe mendoja se koha sot po qante per ato mijera nena qe i kane femijet larg ne vende te huaja, per ato dhjetra lypesa qe shoh rrugeve te qytetit tim,,, per ato baballare qe dalin tek ushtari i panjohur me lopata ne dore dhe ju dhemb shpirti kur ju kthehen femijeve ne shtepi duarbosh pa buken e perditshme,,,,, eeehhhh paska gjera me te rendesishme per te cilat te qaje koha:mah:mah:mah
 
Titulli: Nis aventura e re e “Big Brother”

Une kete olten smund ta shof me sy gjersa te dale kjo se shoh me big brotherin.
 
Titulli: Nis aventura e re e “Big Brother”

e aman ky big'u sjep asnje vlere.....sdin te hapin nje teme debati,,,vetem hane ,pijen ,,rrijne kot,,,,bejne thashetheme ,,stregojne asnje gje tjeter vecse konfirmojne qe shoqeria shqiptare ska arritur ne asnje zhvillim nga ana kulturore....sidomos ne komunikim shoqeror....
 
Titulli: Nis aventura e re e “Big Brother”

Edhe mua me aq sa kam pare big brother me duket shum kot....nuk dine te hapin nje teme te bukur dhe te diskutojne,por ha,pi dhe rri tere diten duke u pjek ne diell....
 
Titulli: Nis aventura e re e “Big Brother”

ua avash mo se ato bejne dhe dashuri,kot ju gjoja sju pelqen :p


hahhaha po per ate pune shof telenovela mi .. :haha:
 
Titulli: Nis aventura e re e “Big Brother”

Po ate italianen qe kishte ''mesuar'' shqipen e pat LOL

P.S. Ka ca dite qe zeri i Klodit me njan si zeri i menaxherit te Nasit tek portokallia LOL
 
Titulli: Nis aventura e re e “Big Brother”

ca zeri acarus qe ka dhe ajo olta me j..acarus fare:S:S dhe klodi po ashtu..te dy njesoj jan ato:D:D
 
Titulli: Nis aventura e re e “Big Brother”

Ka akoma persona qe e ndjekin big brother. Ore jeta eshte e bukur ka plot gjera per te bere mos humbi kohe kot me keto idjotesira.
 
Titulli: Nis aventura e re e “Big Brother”

Ka akoma persona qe e ndjekin big brother. Ore jeta eshte e bukur ka plot gjera per te bere mos humbi kohe kot me keto idjotesira.

prsh kerkoni vendndodhjen e Hostel ne google, un vdes te eksploroj hartat, haha hostel do tgjej :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top